Ballkani Perëndimor, me rëndësi strategjike për NATO-n

Postuar në 23 Shkurt, 2017 08:27

Deutsche Welle: Po bëhet e qartë një rritje e influencës ruse në Ballkan. Duke pasur parasysh edhe pasigurinë lidhur me administratën e re amerikane, si po reagon NATO për këtë?

NASA njofton zbulimin e planetëve që mund të mbështesin jetën

Postuar në 22 Shkurt, 2017 21:03

NASA ka njoftuar për zbulimin e 7 planetëve të ngjashmë me Tokën, vetëm 39 vite dritë larg. Planetët orbitojnë një yll të quajtur TRAPPIST-1 dhe mendohet se janë objekte me shumë interes për zbulimin e jetës apo kushteve të saj. Zbulimi i planetëve përtej sistemit diellor që mund të mbështesin jetën janë ndër sfidat e kërkimit astronomik sot dhe një nga shpresat për vijimin e jetës që nuk mund të vazhdojë pafundësisht në Tokë.

Restaurimi i artefakteve nga Palmira

Postuar në 22 Shkurt, 2017 16:31

Restaurimi i artefakteve nga Palmira

Postuar në 22 Shkurt, 2017 16:30

Që PD-së mos t'i vijë keq për veten nesër...

Postuar në 22 Shkurt, 2017 14:27

Dy lajme të përcjella dje dhe sot i japin protestës së PD-së një profil politik real.

Së pari është darka mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta. Në çdo rast darka mes tyre, e raportuar si një mundësi kontakti për protestën, na thotë se lëvizja e PD-së ka provokuar zhvillime politike. Është e kotë të ngresh hamendësime për oreksin e Metës dhe dietën e Ramës, por fakt është se një arritje e protestës është se ajo, pavarësisht se po synohet të vihet në lojë, ka nxjerrë në pah tensionin dhe diferencat në koalicionin qeverisës.

Fleckenstein: Situatë e vështirë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje

Postuar në 22 Shkurt, 2017 13:19

Shumica mundohet të fshehë krizën politike që ka shkaktuar protesta e opozitës dhe bojkoti i parlamentit, por shqetësimin për këtë sitiatë  nuk e ka fshehur raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, i cili u takua me palët.

Pa koment

Postuar në 22 Shkurt, 2017 12:22

PD sjell në Tiranë grevistët e Zharrëzës

Postuar në 22 Shkurt, 2017 12:13

Të "ngujuar" në grevë urie një pjesë e banorëve të fshatit Zharrës në Patos janë nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Ndonëse e mbështetur politikisht nga strukturat lokale të Partisë Demokratike, greva e tyre ka të bëjë me shpërthimet në nga kompania Bankers, të cilat kanë dëmtuar dhjetra banesa. Qeveria nuk ka gjetur ende një zgjidhje, ndonëse me urdhër të kryeministrit u ngrit një grup pune që vlerësoi situatën nga shpërthimet dhe sugjeroi sistemimin banorëve të cilëve u janë dëmtuar banesat.

Skandal në ushtrinë izraelite, 500 ushtarë/e të përfshirë në aktivitete prostitucioni

Postuar në 22 Shkurt, 2017 11:21

Një skandal i paprecedentë në ushtrinë izraelite, e parë gjithnjë si e stërvitur dhe e trajnuar shumë mirë. Izraeli është një vend që detyron shërbimin ushtarak edhe për femrat dhe ndoshta ky fakt, shoqëruar me vështirësitë ekonomike ka prodhuar zhvillimin e prostitucionit në të. Mediat raportojnë për rreth 500 ushtarë dhe ushtare të përfshira në aktivitet prostituimi për shkak të situatës ekonomike.

“Agresioni i të Shëmtuarës na ka bërë më të varfër”

Postuar në 22 Shkurt, 2017 10:59

Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore, presidencën e të cilit e mban Shqipëria. Ai ka folur për atë që e ka cilësuar si Agresion të së Shëmtuarës, duke marrë si shembull cilësinë dhe rregullin në ndërtime.

Ilustrim për këtë është gjendja e ndërtimeve në bregdetin e rajonit, ku sipas tij vihet re një situatë e përkeqësuar në krahasim me “parardhësit tanë, që kishin më pak mundësi se ne për të njohur botën”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS