David Phillips: Flirtet me Erdogan i shërbejnë axhendës islamizuese të Turqisë

Postuar në 25 Shkurt, 2017 09:54

Dejvid Filips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia të SHBA, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se drejtuesit politikë të vendeve të Ballkanit perëndimor duhet të kenë kujdes nga angazhimet e Turqisë dhe vendeve të Gjirit (Persik), sepse ato, sipas tij, ndikojnë në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm. Ai thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe arsimin në këtë pjesë të Ballkanit, si masa për pengimin e radikalizmit. Filips i bëri komentet në Shkup, ku mori pjesë në një konferencë mbi ekstremizmin e dhunshëm.

Të flasësh për miqësi në Ballkan është përherë e parakoshme. Për vëllazëri, e jashtëkohshme...*

Postuar në 25 Shkurt, 2017 01:23

Disa momente nga Konferenca e rinisë komuniste të Ballkanit

Hunter McGrady - seksi dhe shëndeti

Postuar në 25 Shkurt, 2017 00:48

Trump i lë jashtë dere gazetarët, Merkel i përgjon  

Postuar në 25 Shkurt, 2017 00:15

Revista gjermane “Spiegel” raporton në numrin e saj të fundit për një tjetër episod që implikon shërbimet sekrete në veprimtari survejimi delikate. Sipas revistës që dekalron se ka parë dokumentet origjinale, shërbimi sekret gjerman Bundesnachrichtendienst(BND) ka mbajtur nën mbikëqyrje të paktën 50 gazetarë të huaj, duke përgjuar telefonatat dhe adresat elektronike. Numrin më të madh e zënë gazetarët e sektorit ndërkombëtar në BBC, të cilët janë përgjuar për raportimet e tyre ngha Afganistani dhe me gjasë për identifikimin e burimeve që ata disponojnë.

Nuk udhëtohet vetëm

Postuar në 24 Shkurt, 2017 23:03

Fotoja e parë nga kanibalizmi seksual i anakondës së gjelbër

Postuar në 24 Shkurt, 2017 22:51

Fotoja është realizuar në Brazil dhe paraqet për herë të parë sesi anakonda femër vret partnerin pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale. 30% e masës trupore të saj shkon për të vegjlit, çka mendohet se çon në këtë akt. 

http://news.nationalgeographic.com/2017/02/anacondas-sex-death-brazil-ma...

Trump nuk lejon disa media në konferencën për shtyp

Postuar në 24 Shkurt, 2017 22:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka përshkallëzuar konfliktin me mediat. Shtëpia e Bardhë bllokoi këtë të premte disa nga mediat më të rëndësishme amerikane dhe ndërkombëtare nga deklarata e zakonshme për shtyp e zëdhënësit të qeverisë amerikane. Mes mediave që nuk u lejuan në sallë  është gjiganti CNN. Të tjera media prestigjoze që ishin pjesë e censurës nga Shtëpia e Bardhë janë Nju Jork Tajms, LA Times, Politico apo edhe media ndërkombëtare si britaniket BBC apo Daily Mail.

E thashë, s’e thashë, ambasadori bën rolin e “lolos”

Postuar në 24 Shkurt, 2017 18:23

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Brochardt nuk kuptohet për çfarë arsye doli në krah të ministrit të Brendshëm për të arrnuar deklaratën e bërë në një studio televizive se në Shqipëri qarkullojnë mbi 2 miliardë euro para të pista, të cilat mund të përdoren për zgjedhje.

Habit ministri i Jashtëm britanik, ja si ka dalë për vrap

Postuar në 24 Shkurt, 2017 17:20

Paraqitja sportive e ministrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson, një mbështetës i flaktë i Brexit ka habitur sërish.  52-vjeçari  është parë këtë javë në Newcastle në Britani duke bërë vrapim në park. Por rrobat që kishte zgjedhur tregojnë se ai nuk jep asnjë kacidhe për veshjen, atë sportive të paktën.Pantallona të shkurtra me lule kubaneze, një kapuç me viza dhe një t-shirt të lagur nga djersa  ishte kombinimi që shkaktoi jo pak reagime në rrjetet sociale. "Johnson qepi pantallona të shkurtra nga perde”-ishte një nga komentet në shtypin britanik.

Mali i ZI, anëtar i NATO-s në fund të Majit

Postuar në 24 Shkurt, 2017 16:56

Mali i Zi ka marrë garanci se senati amerikan do të ratifikojë protokollin e pranimit të vendit në NATO. Ministri i Punëve të Jashtme Srgja Darmanović tha në një intervistë për Reuters se Mali i Zi mund të bëhet anëtar me të drejta të plota i Aleancës deri në fund të majit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS