Postieri i mirë i Bullgarisë

Postuar në 07 Mars, 2017 09:29

“Postieri i mirë” – këtë epitet ka marrë Ivani, një postier në një fshat të braktisur bullgar, në kufi më Turqinë për shkak të qëndrimeve të veta ndaj emigrantëve sirianë. Ivani është subjekt i një dokumentari po me këtë titull – e ku deklaron se do të garojë për zgjedhjet lokale në Golyam Dervent, i boshatisur nga banorët.  Dhe nëse fiton do të lejojë që imigrantët sirianë të vendosen në fshat për t’i dhënë sërish jetë atij. “Postieri i mirë” u shfaq në Amsterdam në vitin 2016 dhe ka marrë vlerësime.

Më 25 mars zyrtarizohet një tjetër BE - Europa e shumë shpejtësive

Postuar në 07 Mars, 2017 09:13

Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë dakord se shpëtimi i BE-së nga “shpërthimi” siç e quan presidenti francez, Hollande, është vetëm kalimi drejt një Europe me shumë shpejtësi. Gjatë një takimi në Versaille të Francës, drejtuesit e këtyre shteteve kanë dakordësuar ndryshimin e modelit ekzistues të integrimit, që do të shërbente si për të relaksuar tensionet e brendshme, ashtu edhe për të dhënë një përgjigje nga daljes së Britanisë së Madhe nga blloku I 27 vendeve.

7 mars 1887 - Mësonjtorja e parë shqipe

Postuar në 07 Mars, 2017 08:45

Mbushen 130 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe. Respekte për mësuesit e vërtetë të shkollës shqipe!

Valentina Tereshkova, astronautja e parë femër

Postuar në 07 Mars, 2017 00:59

Në vitin 1963 ajo oriboti 48 herë rreth Tokës. 

http://www.smithsonianmag.com/smart-news/happy-80th-birthday-first-woman...

Sondazh: 67% të kënaqur me punën e policisë, vetëm 55% me të kryeministrit

Postuar në 06 Mars, 2017 23:50

Nga dy sondazhe elektronike të veçanta të zhvilluara nga Questia.al, rezulton se 67% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e policisë dhe 33% janë të pakënaqur, ndërsa vetëm 55% janë të kënaqur me punën e kryeministrit dhe 45% janë të pakënaqur. Kampionët e anketimit përbëhen kryesisht nga votues të moshës 18-64 vjeç, dhe treçereku i tyre banojnë në zona urbane.

E. Zaloshnja

Hungaria vë në lëvizje diplomacinë në BE kundër Platformës Shqiptare

Postuar në 06 Mars, 2017 20:12

Hungaria ka ndërmend të vërë në lëvizje institucionet e Bashkimit Europian për të dënuar të ashtuquajturën Platformë Shqiptare, mbi të cilën partitë në Maqedoni po negociojnë të drejtat e tyre. Sipas agjencia maqedonase MIA, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto u tha reporterëve se “Hungaria e dënon platformën dhe ndërhyrjen e një kryeministri të huaj në punët e brendshme të një vendi fqinj”.

Ministrja e Mbrojtjes flet për buxhetet e Mbrojtjes nga Maqedonia

Postuar në 06 Mars, 2017 19:05

Ministria e Mbrojtjes do të shtojë fondet për t'i përdorur për një projekt madhor për mbrojtjen e Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një leksioni  përpara studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ku ndër të tjera shpjegoi dhe rëndësinë e pjesmarrjes së Shqipërisë në NATO.

"TemaTV"

Mbi "politikën" e provokimit

Postuar në 06 Mars, 2017 15:28

Italishtja ka një fjalë shumë të përshtatshme për ata që premtojnë shumë e bëjnë pak, në mos asgjë: Farabolano. Edhe në shqip fjala duket sikur përligjet mirë: të jep përshtypjen e një tullumbaceje që çahet për të lëshuar vetëm ajrin që mban brenda duke u lëshuar me nxitim drejt tavanit ku përplaset e mandej bie në tokë.

Në qendër të skandalit. E megjithatë asgjë nuk ndodh

Postuar në 06 Mars, 2017 14:05

Oligarki, pushtet, pasuri. Trinomi në fjalë është emblematik për Rusinë e Vladimir Putin, ashtu siç paraqitet ajo në mediat kryesore në botë. Së fundmi, një goditje ndaj këtij sistemi ka ardhur nga opozitari kryesor i regjimit, kreu i Fondacionit Antikorrupsion, Alexey Navalny. Në qendër të investigimit shfaqet figura e kryeministrit Dimitry Medvedev i cili është personi kyç për “mbylljen e punëve”.

LSI mban pezull shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së

Postuar në 06 Mars, 2017 13:50

Një ditë më parë Lulzim Basha foli për shkarkimin për motive politike të kryetares së Autoritetit të Mbykqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi, bashkëshorte e deputetit të Partisë Demokratike, Dashamir Shehi. Vendim që sipas tij do të merrej këtë të hënë nga kryeministri Rama.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS