Basha: 18 qershori ka rënë moralisht dhe ligjërisht
Fitore të Republikës së Re e quajti Lulzim Basha tërheqjen e kryeministrit nga zgjedhjet në Kavajë. Sipas tij “18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht” dhe kësijoj ultimatumet për afate përtej të cilave Rama nuk do të jetë i disponueshëm nuk vlejnë.
Rama tërhiqet nga Kavaja
Kryeministri Rama ka bërë një hap prapa, duke i dhënë një tjetër fitore në tavolinë opozitës në përplasjen disa javore për çështjen e zgjedhjeve. 2 dytë para zgjedhjeve lokale në Kavajë kryeministri ka lajmëruar nga selia e qeverisë se Partia Socialiste do ta tërheqë kandidatin e saj për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë. Argumenti, për t’i dhënë kohë opozitës të reflektojë dhe të hyjë në zgjedhjet e 18 Qershorit.
KMSHC ndalon çdo përfshirje të administratës publike në fushatë
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ndalon çdo përfshirje të nëpunësve civilë në fushatën që u paraprin zgjedhjeve të 18 qershorit. Në një njoftim të shpërndarë nga KMSHC-ja thuhet se janë marrë masat që nëpunësit civilë të jenë tërësisht të paanshëm dhe pa asnjë angazhim në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.
Paditet Florjana Koka, KLSH dosje për kryebashkiaken e Sarandës
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurori kryebashkiaken e Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të kësaj bashkie për “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi të detyrës”. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve, konkretisht:
Juncker flet frëngjisht: “Anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar se “anglishtja po humbet rëndësinë në BE”. Akti i tij, i performuar gjatë një konference në Firence të Italisë, gjatë së cilës ka folur frëngjisht, raportohet nga BBC-ja që vë theksin te fakti se Brexit ka pasoja edhe të natyrës kulturore. Juncker e cilësoi largimin e Britanisë nga BE-ja një “tragjedi”, por ka shtuar se “e bëra zgjidhjen time, do të flas frëngjisht, sepse…ngadalë, por qartë anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”.
Dekoratat verbale të PS-së për Metën: Tradhëtar, hajdut me bllok, president i të gjithëve dhe politikan i talentuar
Në takimin me veteranë me rastin e ditës së dëshmorëve: (minuta 14:00 deri në fund).
Goditja finale për Call Center, 25 mijë të punësuar në rrugë
Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastëeb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia nuk pritet të sjellin më punë në Shqipëri. Ato janë angazhuar me qeverinë italiane, që 80% të kontratave të reja t’i japin tek të tretët në Itali. Nga Italia ka ardhur goditja finale për call center. 13 kompani të mëdha kanë firmosur sot një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda.
Sanksionet ndaj Phenianit përfshijnë kontrolle në portet ruse, kineze, siriane dhe iraniane. Moska: Deklaratë lufte
Ligji për sanksionet e SHBA ndaj Koresë së Veriut kanë tensionuar edhe njëherë marrëdhniet ruso-amerikane. Siç raportohet në ligj SHBA I jep të drejtë vetes që në kuadër të sanksioneve, të inspektojë portet kineze, iraniane, ruse dhe siriane. Për pjesën e Rusisë ky lloj autorizimi përfshin portet e Nakhodka, Vanino dhe Vladivostok. Ky përshkrim ka sjellë reagimin e kreut të Dhomës së Lartë të Dumës ruse, Konstandin Kosachev, që deklaroi se shpreson që ky ligj të mos zbatohet, pasi ai do të thotë deklaratë lufte”.
Lufta I Botërore - linja Ersekë - Jorgucat
Fotoja është realizuar nga Dhimitër Vangjeli dhe sillet nga Robert Elsie. Një pamje e rrallë nga një Shqipëri që vuajti deri vonë për transportin.
Konfirmohet 18 qershori, Presidenti këshillon Kolegjin Zgjedhor
Për zgjedhjet parlamentare përfliten gjithfarë skenarësh që shkojnë nga bojkoti te shtyrja, por presidenti i Republikës duket se është i qartë: zgjedhjet do të zhvillohen në datë. Ai ka zhvilluar një takim me anëtarë të Kolegjit Zgjedhor ndaj të cilëve ka apeluar për zbatim të ligjit.
“Me rëndësi veprimtaria e Kolegjit Zgjedhor. Trajtoni me korrektësi konfliktet që do paraqiten. Kolegji Zgjedhor duhet t’i qëndrojë kushtetutës dhe ligjeve”, citohet të jetë shprehur Presidenti Bujar Nishani.
