KQZ-ja miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit
Mbetet e paqartë strategjia e opozitës, e cila sot ka kundërshtuar përmes përfaqësuesve të vet në KQZ përmbajtjen e fletës së votimit, ndërkohë që i konsideron zgjedhjet e 18 qershorit si farsë me qeverinë aktuale. Ankimimi në Kolegj e fut procesin politik të protestës në moment delikat, pasi zgjedhjet ose i njeh, ose i konteston. Në fakt PD-ja po ecën në një rrugë që lë shtegun hapur për pjesëmarrje, por përtej 18 qershorit, kur formalisht përfundon mandati i qeverisë aktuale.
Ndryshon gjithë policia, Çako nuk lëviz nga vendi
Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur të tjera ndryshime në strukturën e policisë, të cilat prekin nivelet e ulëta nga shefa krimesh deri në shefa komisariatesh. Vala ka përfshirë edhe Drejtoritë e Kufirit, dhe komisariatet e Tiranës dhe Durrësit.
Marina mbretërore britanike në stërvitje
Makron, çfarë ndryshon në politikën e jashtme të Francës
Presidenti i Republikës së Francës në bazë të kompetencave të dhëna me Kushtetutë, është, siç shpesh ka thënë francezët, një "monark i zgjedhur". Kjo është veçanërisht e dukshme në fushën e politikës së jashtme dhe atë të mbrojtjes.
Emmanuel Makron në bazë të premtimeve të fushatës dhe në veçanti në deklaratat pas zgjedhjeve duket i vendosur për ta marrë këtë rol që kujton Miteranin apo Gjeneralin De Gol.
Mënyra se si ai do të operojë në këto fusha është e rëndësishme duke pasur parasysh rolin e Francës në botë. Kujtojmë se Franca është:
Fake news/Netanyahu ekranizon pretencën e vet ndaj disa mediave kryesore
Sulmi ndaj mediave është tanimë e drejtë e fituar nga politikanë të ndryshëm që e ndërtojnë kundërrealitetin e tyre mbi premisat e akuzës se nuk kemi të bëjmë me me “lajme”, por me “lajme të rreme”. Donald Trump është i mirënjohur në këtë drejtim, ndonëse ai është një “rul” në këtë drejtim meqenëse në botën e qytetëruar është paraprirë nga kryeministri aktual i Shqipërisë që ka marrë përsipër të bëjë kallajnxhiun e kazanit të medias, me një…media të vet.
Çështja e Flamurit në zyrë dhe aspiratat etnike të Talat Xhaferrit
Protagonist në ngjarjet e fundit në Maqedoni është kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferri, njeriu që ka qëndruar në hijen e Ali Ahmetit, por me influencë në Partinë e Bashkimit Demokratik për Integrim. I karakterizuar si politikan me përvojë që "me qetësinë e tij merr atë që dëshiron" tërhoqi vëmendjen me aktin e fundit të vendosjes së flamurit shqiptar, krahas atij të Maqedonisë dhe Bashkimit Europian në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
Censura, nga surrati i Enverit, te hallatet e aktorit në teatër
Burim i këtij shkrimi u bë reagimi i djeshëm i deputetes Majlinda Bregu.
Ku mund t'i takosh këto?
Situatë paralufte Iran - Arabi Saudite, Teherani: “Nuk do të lëmë asgjë pa goditur, përveç Mekës dhe Medinës”
Marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Sauadite janë tensionuar ndjeshëm duke mbërritur në deklarata të hapura lufte. Pak ditë pasi një nga përfaqësuesit e monarkisë saudite, ministrit të Mbrojtjes Mohammed bin Salman deklaroi se bisedimet me Iranin janë të pamundura pasi “Teherani kërkon kontrollin e botës myslimane”, homologu i tij Iranian, gjenerali Hossein Dehqan, nuk ka kursyer kërcënimet.
“I paralajmërojmë se nëse bëjnë ndonjë veprim injorant, nuk do të lëmë asgjë pa goditur,, përveç Mekës dhe Medinës”, tha Dehqan.
Fotoja e publikuar nga Nano virtual paralajmëron ekzistencën e ditarit sekret të Olldashit
Fatos Nano është vetëm një njeri, por në Facebook gjen me dhjetëra po të kërkosh. Në morinë e profileve që janë krijuar për ish-kryeministrin shqiptar, socialistin liberal, me siguri secili nga krijuesit e llogarive ka krijuar Fatos Nanon që pëlqen, mes tyre ndodhet edhe ai që fiton zgjedhjet e vitit 2005. Ky variant i Fatos Nanos fitimtar që nuk tërhiqet i jep oksigjen edhe nostalgjisë që shfaqet në një nga profilet Nano, ku postohet një foto e ish-kryeministrit me Sokol Olldashin.
