BE-ja refuzon iniciativën kineze të "Rrugës së Mëndafshit"

Postuar në 17 Maj, 2017 08:37

Bashkimi Europian ka refuzuar ofertën e Pekinit zyrtar për atë që quhet si revolucioni global infrastrukturor. Sipas vendeve anëtare oferta miliardëshe e Kinës nuk merr parasysh problemet e mjedisit dhe ato sociale dhe se ajo nuk ka transparencë. Gazeta britanike “The Guardian” citon një diplomat të lartë të BE-së të jetë shprehur se BE-ja e miraton këtë projekt dhe mendon se ai do të ketë sukses vetëm nëse bazohet në transparencë, partneritet.

Trump-Erdogan shtrëngojnë duart, ndahen për kurdët

Postuar në 17 Maj, 2017 00:36

Presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologu turk Rexhep Taip Erdogan u takuan për rreth 25 minuta në Shtëpinë e Bardhë, ku më pas dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Trump përsëriti mbështetjen e plotë për luftën e Turqisë kundër terrorizmit dhe vlerësoi presidentin turk, Erdogan. Megjithatë shefi i Ankarasë ishte dukshëm i pakënaqur me ndihmën ushtarake të SHBA-ve ndaj kurdëve sirianë, të cilët Turqia i konsideron terroristë.

Update/Asnjë marrëveshje, tani është Rama që nuk tërhiqet

Postuar në 16 Maj, 2017 20:31

Vizita e zv/ndihmës sekretarit amerikan Hojt Brajian Ji prodhoi një zhvillim të ri në terrenin politik, ku efekti më i dukshëm është ndalimi i deklaratave nga të dy palët dhe rihapja e negociatave për gjetjen e një zgjidhje mbi kërkesat e Partisë Demokratike. Ji raportohet se është larguar nga Tirana dhe negociatat po i ndjek ambasadori amerikan Donald Lu. Zyrtarisht nga palët nuk është komunikuar asnjë qëndrim, por ajo që mësohet është se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Holanda vendos ekstradimin e Arben Frrokut

Postuar në 16 Maj, 2017 18:26

Holanda ka vendosur ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Gjykata e Lartë holandeze ka refuzuar kërkesën e Frrokut për të qëndruar në këtë shtet, pasi sipas tij në Shqipëri i është bërë një gjyq politik. Gati një vit pas arrestimit të Frrokut drejtësia Holandeze, ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë-raporton shqiptarja.com

Vdekja e 16-vjeçares, reagon Tritan Shehu

Postuar në 16 Maj, 2017 17:10

Në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Shqiptare së Anestezi-Reanimacionit, Tritan Shehu ka dhënë qëndrimin e tij mbi ngjarjen tragjike të vdekjes së 16-vjeçares Blerta Pepa në një spital privat në Tiranë. Shehu apelon të priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe mbron versionin se Blerta Pepa vdiq nga një ndërlikim i rrallë që nuk lidhet me gabime njerëzore, por me një ndërlikim të rrallë që sipas tij në botë njihet si hipertermi malinje.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:

"Ka ardhur koha që Assad të vritet. Më pas do merremi edhe me ustallarët në Teheran"

Postuar në 16 Maj, 2017 15:45

Bashar al Assad duket se ka fituar edhe në luftën e nervave. I qetë në kontrollin e vendit pavarësisht asaj që po ndodh, i qetë dhe i ftohtë në lëvizjet ushtarake, në likujdime, në asgjësime, Assad ngjan se është aty për të mos ikur. Armiku më i madh i tij sot, Izraeli, thuhet se ka investuar shumë për nxjerrjen e tij dhe dinastisë që përfaqëson nga skena politike, por nuk ja ka dalë. Sot ministri i Ndërtimit të Izraelit, Yoav Galant(Kulanu) ka deklaruar se “ka ardhur koha që Assad të vritet”.

Ta mbush mendjen për kanadeze Khloë Terae?

Postuar në 16 Maj, 2017 15:35

Për shëndetësinë është bërë shumë, por kjo nuk e mbulon dot problemet me kontratën e check up!

Postuar në 16 Maj, 2017 14:40

Dje u bë me dije një manovër administrative e qeverisë shqiptare e cila kushtëzon marrjen e ndihmës ekonomike me kryerjen e kontrollit bazë mjekësor. FIllimisht harku i moshës të cilës I ofrohet ky shërbim ishte 40-65 vjeç, më vonë u bë 35-70 vjeç, dhe së fundmi shtohet edhe ky kriter. Dyshimi është që qeveria po përpiqet të mbulojë konçesionin e check up i cili paguhet për rreth 400 mijë persona, pavarësisht sesa është numri i personave që e kryejnë atë.

Vdes pas operacionit në gju 16-vjeçarja, dyshohet për mbidozë anestezie

Postuar në 16 Maj, 2017 13:40

Një 16 vjeçare humbi tragjikisht jetën pas komplikacioneve që shoqëruan operacionin e saj në gju. Blerta Pepa, ish-pjesëmarrëse në edicionin e spektaklit  "Gjeniu i Vogël" në Televizionin Klan iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat pas dëmtimit të ligamentit dhe meniskut të gjurit. 16 vjeçarja, nxënësve e shkollës Çajupi në kryeqytet kishte dëmtuar gjurin në orën e fiskulturës në shkollë.

Ahmetaj mohon ndikimin e parasë "jeshile" në ekonomi

Postuar në 16 Maj, 2017 12:26

Ministri i Financave Arben Ahmetaj në kuadër të strategjisë elektorale të qeverisë për të përcjellë në opinion "mrekullitë" e programit të ri elektoral të Partisë Socialiste deklaroi në një konferencë për shtyp se premtimi për hapjen e 220 mijë vendeve të punës në katërvjeçarin e ardhshëm është realist, ndërsa ripërsëriti si vlera të shtuara në programin e ri qeverisës rritjen me 40% të pagave në arsim e shëndetësi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS