Lufta kundër Voltana Ademit, frustrim ndaj Jo-së 27 vjeçare të Shkodrës

Postuar në 20 Maj, 2017 12:18

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk të zhgënjen asnjëherë. Për atë që e njeh e di shumë mirë se Bushati njeri dhe deputet ka si patologji sociale detajin, hollësinë. Me gjasë edhe analizën e çdo situate e nis dhe mbaron me vëzhgim detajesh që i thonë më shumë sesa aspekte të tjera. Sot ai ka zgjedhur që një detaj të tillë ta qarkullojë si një lloj simboli të “Shkodrës që nuk duam”. Një qese e zezë mbetjesh fotografuar në një trotuar të pedonales së qytetit shitet nga ministri fotograf me diçiturën ironike: Vepër arti. 

Rouhani rikonfirmohet si president i Iranit

Postuar në 20 Maj, 2017 11:37

Hasan Rouhani ka fituar një mandat të dytë si president i Iranit. Nga 56 milionë votues, morën pjesë në zgjedhje 40 milionë, prej të cilave deri më tani Rouhani ka marrë 22 milionë, kurse kundërshtari i konservator, Ebrahim Raisi, 15.5 milionë. 

Europa po merr veten financiarisht

Postuar në 20 Maj, 2017 10:35

"Kriza e eurozonës është tejkaluar, rimëkëmbja ekonomike po bëhet gjithnjë e më fortë në sektorë të ndryshëm produktive dhe në vende të ndryshme," tha presidenti Bankës Qendrore Evropiane,  Mario Draghi në një ceremoni në tel Aviv. "Kërkesa e brendshme e  mbështetur nga politika monetare të BQE-së, dhe është motori kryesor i rimëkëmbjes. Ne vlerësojmë se  në nivel ndërkombëtar, sektori financiar është tani më elastik" dhe perspektiva ekonomike ndërkombëtare po shkon drejt përmirësimit."- shtoi Draghi.

Reuters: Si e ndihmoi Putin ish-gruan të bëhet milionere

Postuar në 20 Maj, 2017 09:40

Reuters sjell fakte që sipas saj zbulojnë se si kanë përfituar të afërmit dhe miqtë e presidentit rus, Vladimir Putin. Përveç fëmijëve të tij, "Cari" duket se ka ndihmuar ish-gruan, Lyudmila Putina, të bëhet milionere, duke i dhënë pronësinë e një ndërtesë historike në qendër të Moskës.

Alien: The Covenant? Shumë zhgënjyes

Postuar në 20 Maj, 2017 01:07

Alien: The Covenant është shfaqur më në fund në kinema. Sugjerimi modest: Mos e merrni mundimin ta shihni! Të paktën jo në kinema.

Mediat dhe fushata parazgjedhore

Postuar në 20 Maj, 2017 00:15

Fushata parazgjedhore ka filluar. Varësisht nga intereset e tyre ekonomike e partiake, mediet shqipe po shpërdorojnë fjalën, zërin dhe fotografinë. Qytetarët, si asnjëherë më parë, janë të rrezatuar e të rrezikuar nga propaganda dhe nga lajmi i rremë. Në këtë trajtesë do sjellë në pah disa «modele» që ndikojnë në ndërtimin e opinionit publik si dhe në bindjet e individëve. Sot këto modele, janë duke u zbatuar me turr nga fanatikë të partive politike, por të mbeshtjellur me pëlhurën e gazetarisë së pavarur.

1.  Band – Wagon – effect

Rama: S'ka bashkëqeverisje PS-PD, 71 vota na mjaftojnë

Postuar në 19 Maj, 2017 20:42

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve që akuzuan atë dhe Bashën se firmosën një marrëveshje për bashkëqeverisje PS-PD. Ai deklaroi nga Korça se zv/kryeministri dhe ministrat teknike iu dhanë opozitës si garanci për të monitoruar mospërfshirjen e administratës dhe makinës shtetërore për periudhën 30 ditore të fushatës zgjedhore.

27 prill - Vendi ka nevojë për një marrëveshje të re

Postuar në 19 Maj, 2017 20:12

Mund të jetë rastësi, por kjo është deklaruar nga Berisha në një intervistë me Ilva Taren më 27 prill. 

Bien akuzat për Assange, Suedia pushon çështjen e përdhunimit

Postuar në 19 Maj, 2017 18:17

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange deklaroi se nuk do t’i falë falë ata që u bënë përgjegjës për izolimin e tij për 7 vite, 5 pesë prej të cilave i kaloi në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. 45 vjeçari Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në qershor të vitit 2012 në mënyrë që të mos u  dorëzohej autoriteteve në Suedi. Autoritetet suedeze kishte nisur hetimet kundër tij për përdhunimin e një gruaje, akuzë të cilën ai e mohoi kategorikisht. Këtë të  premte, prokuroria e Suedisë njoftoi se pushoi çështjen.

Sindikata nuk ka, por taksimin individual e kemi më të lartin në rajon

Postuar në 19 Maj, 2017 16:16

Në Shqipëri taksohesh me dyfishin e taksave në krahasim me të gjithë vendet e rajonit, nëse je individ me pagë të lartë. Këshilli i Investimeve, agjenci e financuar nga BERZH, përcjell një të dhënë aspak pozitive për vendin tonë. Të paktën për qytetarët. Sipas këtij këshilli, qytetarët shqiptarë taksohen me dyfishin e taksave krahasuar me të gjitha vendet e rajonit nëse ke një pagë të lartë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS