NASA flet për jetë në oqeanet e brendshme të hënës së Saturnit
Mund të duket si një djerrinë e ngrirë, por nën sipërfaqen e Enceladus, satelitit natyror të Saturnit jeta mund të jetë e lulëzuar. Shkencëtarët e NASA-s besojnë se kanë prova të reaksioneve kimike që ndodhin poshtë akullit, të cilat mund të kenë krijuar një mjedis të aftë për të mbështetur mikroorganizmat në detet e ngrohta nënsatelitore.
Ambasada ruse përgënjeshtron skenarin e gazetës “Shekulli”
Mediat shqiptare përcollën dje një lajm se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mund të bëhej shenjëstër e një atentati të organizuar jashtë vendit, me qëllim destabilizimin e situatës në Shqipëri. U tha se për këtë skenar Shërbimi Informativ Shtetëror ka informuar kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm dhe se Garda e Republikës ka rritur masat e sigurisë për kryetarin e opozitës. Gazeta Shekulli shkoi edhe më tej, duke akuzuar Rusinë se qëndron pas këtij skenari.
Foto/Senatori McCain mbërrin në Tiranë
Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS. Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha. Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Hedhja e MOAB - bombës 11 tonëshe në Afganistan
Kryeministri: Krizë artificiale. Promovohet nga një elitë e korruptuar politikanësh, gjykatësish, analistësh
Konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama:
Robotë që mund të përmirësojnë ndjesitë tona
Përdoruesit mund të navigojnë botë virtuale dhe robotët që "vishen" reagojnë ndaj mjedisit.
Projektligji për pakicat kombëtare i vë kapak “çështjes së pakicës bullgare në Shqipëri”
Projektligji u ri për minoritetet është përshëndetur nga pakica maqedonase, konkretisht shoqata “Ilinden” ,dega e Gollobordës. Agjencia maqedonase “Mia” raporton se shoqata e vlerëosn projektligjin që do të diskutohet së shpejti në Parlament, por ka shtuar edhe një aspket që në fakt ka rëndësi përtej pakicës maqedonase. Shoqatës nuk i ka shpëtuar fakti se projektligji njeh pakicë maqedonase ndër të tjera, por jo pakicë bullgare.
Tensioni me Korenë e Veriut, Kina: Dialog, përpara se të hyjmë në një fazë të pamenaxhueshme
Kina ka bërë thirrje që tensioni lidhur me Korenë e Veriut të ndalet përpara se situata të arrijë në një fazë të pamenaxhueshme. Agjencia “Reuters” shkruan se shqetësimet për lëvizjet dhe seriozitetin e administratës amerikane janë rritur që nga goditja që u ndërmor në Siri, ku pas një sulmi me armë kimike, SHBA-të qëlluan mbi një bazë ajrore siriane. Po kështu përdorimi në Afganistan i bombës më të madhe jobërthamore nga SHBA i jep zë tjetër angazimit amerikan që është konkret në rastin e Koresë së Veriut me dislokimin e një flote ushtarake pranë këtij vendi.
Tajlandë, takim terrorizues me gjarprin në Internet Cafe
2015 – Biznesi gjerman mendon të ikë për shkak të korrupsionit në drejtësi. 2017 – Biznesi gjerman optimist?!
Sot në disa media elektronike u shfaq një anketë e realizuar nga Shoqata gjermane e Tregëtisë dhe Industrisë, publikuar dje prej saj, sipas të cilës “ekonomia në 2017-n është përmirësuar dhe vendi ofron mundësi më të mira për investim se një vit më parë…”.
