E tha dhe e bëri!
Tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike njoftoi të enjten në mbrëmje presidenti amerikan, Donald Trump, duke e mbajtur premtimin për të mbrojtur interesin e punëtorëve amerikanë të qymyrit dhe industrive të tjera.
Trump ka premtuar një marrëveshje më të mirë se ajo e Parisit, e cila sipas tij është shumë e kushtueshme për SHBA-të, ndërsa Kina sipas tij mund të rrisë emetimet deri në vitin 2030.
Një devijim jo transparent nga programi për bujqësinë
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri në Gosë të Kavajës një premtim nëpër dhëmbë për heqjen e tvsh-së për inputet bujqësore, pjesë sipas tij e programit të Partisë Socialiste për bujqesinë. Nëse ndërmerret kjo masë prek 31.300 fermerë që janë regjistruar si subjekte private nga kjo qeveri.
Basha edhe njëherë për listat: Askush nuk është i përjetshëm
Ndërkohë që provokimet dhe kundërshtimet ndaj kreut të PD-së kanë vijuar edhe sot, ky i fundit ka kthyer përgjigje sot përmes një interviste në Top – Story. Sipas Lulzim Bashës ndryshimi në listat e kandidatëve përfaqëson frymën për ndryshim dhe qarkullim brezash.
Kryeministri: Ministrat teknikë largohen pas 25 qershorit nëse PS-ja fiton zgjedhjet
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sesi do të jetë përbërja e qeverisë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama tha se:
“Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë ata s’do të jenë më ministra. Ata janë ministra teknikë dhe do largohen nëse fitojmë zgjedhjet”, tha Rama. Kryeministri e ka kushtëzuar pra largimin me rezultatin elektoral dhe jo me mandatin e tyre si ministra teknikë.
Bashkëqeverisja si ëndërr e 1 qershorit - (Shared Photo)
Ky baner elektoral është postuar nga kryeministri në profilin e tij në Facebook. Dallohen dy gishtat me një trëndafil dhe numri dy i PS-së. Një shaka për 1 qershorin.
Pazari Rama-Basha: Arjan Bylykbashi emërohet në krye të hipotekave. Dorëhiqet edhe numri dy i KQZ-së
Pazari Rama –Basha po ecën sahat. Sot kryeministri ka firmosur caktimin në detyrën e Kryeregjistruesit Arjan Bylykbashi, një person me karrierë në administratë. Ai është vëllai i ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi dhe vjen në detyrë si “teknik”(http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=104621).
Ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar, duke e lënë vendin vakant.
Administrata në fushatë vetëm sipas urdhërit të kryeministrit
Pas shkarkimeve të disa nëpunësve civile nga ministrat teknikë me argumentin se kanë marrë pjesë në fushatë Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu kërkoi nga administrata t’i referohet urdhërit të kryeministrit për sjelljen në fushatë. Sipas saj çdo nëpunës civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, për sa kohë, kjo bëhet vetëm jashtë orarit zyrtar dhe pa u bërë protagonist në këto veprimtari.
Rënia e Italisë - një vend në agoni
Kam lindur italian por disa herë më vjen të pyes, nëse do të vdes i tillë. Një paradoks i pakuptimtë? Jo edhe aq nga momenti që dyshoj se nuk jam i vetmi në brezin tim, që ka ka parë dritën gjatë ose afër luftës, që në mënyrë pak a shumë të ndërgjegjshme shtroj këtë pyetje. Nëse hedh sytë vërdallë dhe nëse kuptoj atë që shoh, nëse kuptoj mirë diskutimet që dëgjoj, më duket se janë shumë italianët që ndjejnë përditë të rritet brenda tyre një ndjenjë çatdhesimi dhe tëhuajëzimi.
Vendimi është marrë, SHBA do tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-të nga marrëveshja historike e Parisit mbi ndryshimet klimatike. Trump, i cili më parë e ka quajtur një "farsë" kërcënimin e ngrohjes globale, nuk pranoi të mbështetesë marrëveshjen historike në samitin e G7, duke thënë se ai kishte nevojë për më shumë kohë për të vendosur.
Feministet zhvishen në Argjentinë. Protestë kundër krimeve me bazë gjinore
120 vajza e gra të organizatës feministe protestuan jashtë pallatit presidencial argjentinas kundër krimeve me bazë gjinore. Fillimisht gratë u mblodhën në Plaza de Mayo, jashtë pallatit presidencial, të veshura me rrobat e tyre, duke mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Statistikat tregojnë se në Argjentinë një grua humb jetën çdo 25 orë nga krime të tilla.
