Sistem i ri i online për pagat e nënpunësve të administratës

Postuar në 25 Prill, 2017 15:05

Departamenti i Administratës Publike, ka prezantuar një sistem të ri të unifikuar për gjenerimin e pagës së punonjësve të administratës. Ky sistem u prezantua nga minister e Inovacionit, Milena Harito dhe Zvministri i Financave, Ervin Mete. Ky sistem sipas zvministrit Mete është pjesë e strategjisë së qeverisë për mirëmnaxhimin e financave publike. 

Ironike/Vendi zien nga kriza, presidenti maqedonas nderohet me çmim për punën e veçantë për unitetin e kombeve ortodokse

Postuar në 25 Prill, 2017 14:04

Ndërkohë që në Maqedoni tensionet rriten dhe situata nuk po merr rrugëdalje, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se ai është dekoruar nga Fondacioni Ndërkombëtare për Unitetin e Kombeve Kristiane Ortodokse, urdhër ky që mban emrin e patriarkut të fundit të Moskës, Aleksi II.

Malta propozon gjobitjen e vendeve që refuzojnë azilin

Postuar në 25 Prill, 2017 13:17

Vendet që refuzojnë të pranojnë azilkërkues nga refugjatë që strehihen në shtetet e tjera anëtare të BE-së do të duhet të paguajnë 60,000 gjobë për secilin prej tyre brenda pesë vjetësh. Ky është propozimi për Presidencën e BE nga Malta.

Gjenocidi turk ndaj armenëve, Trump: Një nga krimet më të rënda të Shekullit të XX

Postuar në 25 Prill, 2017 12:28

Presidenti amerikan Donald Trump ngjalli zemërimin e Turqisë, duke e quajtur vrasjen e armenëve në vitin 1915 "një nga krimet më të rënda masive të shekullit të 20", por duke shmangur përpërdorimim e termit "gjenocid". Në përvjetorin e gjenocidit armen të 24 Prillit Trump u bashkua me komunitetin amerikan të armenëve për të përkujtuar humbjen e jetëve të pafajshme dhe vuajtjet e kaq shumë njerëzve.   

Cinizmi i ministrit të Jashtëm: Im atë sekretar partie, jam krenar. Por nuk duhet parë prejardhja!!!

Postuar në 25 Prill, 2017 12:24

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur në një intervistë për “Vizion Plus” ku ka komentuar diçka edhe rreth sulmeve që i bëhen atij për të atin, i cili ka patur funksione partiake. Paraprakisht duhet qartësuar se askush nuk mund të gjykohet për atë që kanë bërë prindërit, por në një vend ku rënia e atij që quhej komunizëm u kalua si kambizëm akuzash dhe gjyqesh qesharakë, urtësia e kërkon që disa gjëra të kalohen me takt.

Nuk e kanë mbathur për 10 vjet

Postuar në 25 Prill, 2017 10:34

I ngordhi qeni, o burra ta bëjmë lajm...prekës*

Postuar në 25 Prill, 2017 10:27

1.Një femre që herë pas here shfaqet nëpër ekrane – ani pse nuk i sjell ndonjë vlerë estetike ose intelektuale shikuesit shqiptar – i paska ngordhur qeni. Na vjen keq. Gjithsesi nuk di sa përbën lajm kjo ndodhi, të cilën një e përditshme e jep në faqe të parë me titull të dukshëm, duke paralajmëruar për fjalët “prekëse” të gruas.

Titujt me cilësorët “prekëse” e “tronditëse” janë aq të përhapur në shtypin tonë sa edhe titujt me “Ja e vërteta për”. Lexuesi i gjen çdo ditë me lopatë.

Varfëri gjuhësore.

Shkreti mendimi.

Një njoftim i pazakonshëm për një Bashki dhe disa pyetje që kërkojnë përgjigje

Postuar në 25 Prill, 2017 10:17

Bashkia Kamëz, ka publikuar në faqen e vet online këtë njoftim pas takimit elektoral në këtë njësi të Sajmir Tahirit. Teksti paraqet interes ndërkohë që pyetjet kërkojnë përgjigje. Por natryrisht qeveritarët fshehin kokën si struci:

Greqia privatizon portin e Selanikut

Postuar në 25 Prill, 2017 09:47

Porti i Selanikut në Greqi është shitur me vlerën 231.9 milionë euro. Blerësit janë një grup kompanish mes të cilave gazeta greke “Protothema” cilëson Deutsche Invest Equity Partners dhe Ivan Savvidis, pronari I ekipit të futbollit PAOK. Kompania do të ofrojë shumën në fjalë për të blerë 67% të aksioneve të portit në një marrëveshje, vlera e plotë e së cilës është 1.1 miliardë euro. Në këtë marrëveshje parashikohen investimet 180 milionë euro në 7 vitet e ardhshme, ndërkohë që të ardhurat për shtetin grek nga kontrata parashikohen në 170 milionë euro.

Për fat u gjend dikush...

Postuar në 25 Prill, 2017 09:28

Pages

Subscribe to ResPublica RSS