Fushatë dhe gallatë/Në Tiranë po festohet për një shesh
Festimet komike në sheshin “Skënderbej” ja kanë kaluar çdo mitingu. Mundet të pyeten ata njerëz që ishin aty: Çfarë po festoni? Me siguri do thonë: Sheshin që është bërë i bukur.
Përtej kësaj, duket se ceremonia ku ka marrë pjesë Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, ka disa probleme me ligjin elektoral.
Foto/Përurimi i një sheshi kthehet në ngjarje popullore dhe shtetërore
Njihuni me pakistanezin Gulzar Khan Wazir - ka 36 fëmijë dhe premton të tjerë
Punë - Shtet - Mirëqenie
Krim financiar i organizuar nga shteti
Në 4 vjet të qeverisjes PS-LSI, përveçse nuk pati një bilanc të barrës fiskale mbi taksapaguesit e republikës, por as një verifikim të krimit financiar mbi qytetarët nga operatorët e disa shërbimeve që kontrollohen nga entet shtetërore.
Pas fotografisë së rikonstruksionit, bizneset afër pushtetit, Banka dhe ca miliona euro
Vizion Plus hedh dyshime mbi hapjen e tenderit për rikonsturksionin e hotel “Dajtit” në fushatë elektorale. Në një kronikë të realizuar sot, ky televizion që posedohet nga kompani ndërtimi, thotë se “vendimi për rionstruksionin e hoetlit nga Banka e Shqipërisë, rrezikon të anulohet, pasi Shoqata e Ndërtuesve ka përgatitur një padi në prokurori, lidhur me procedurën që ky institucion ka ndjekur për tenderimin e këtij objekti. Burime nga shoqata thonë se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, për të zbardhur një proces abuziv”.
Të tretët në botë/56% e shqiptarëve duan të emigrojnë. Në vitin 2012, shifra ishte 36%
Shqiptarët vijojnë të mbeten një popullsi që dëshiron të emigrojë. 56% e tyre sipas një sondazhi të Gallup ka dëshirë të zhvendoset nga Shqipëria, një shifër që bën pjesë te 14% i popullsisë globale që ka të njëjtën prirje.
Dhurata e ndarjes së re administrative, luftë kullotash mes Delvinës dhe Borshit
Ka disa ditë që bëhet e ditur nga media lokale për një problem që ka lindur me kullotat në Borsh.çështja është krijuar nga një vendim i Bashkisë Delvinë që i kalon kullotat, tradicionalisht të Borshit, delvinjotëve. Një problem ky i vjetër, por që së fundmi është krijuar nga dy qendra vendimmarrëse të LSI-së: Bashkia Delvinë dhe Ministria e Mjedisit. Banorët e Borshit kanë protestuar sot duke paralajmëruar se do të mbrojnë meçdo mjet atë që e cilësojnë si të tyren.
Meta paralajmërohet: Do t'i heqin duart nga pushteti
Basha ka sulmuar ashpër Ilir Metën nga Dibra. Me një gjuhë të ngjashme me atë të kryeministrit, kreu i PD-së se Meta nuk do t'i ketë më duart në pushtet.
KQZ: Zgjedhjet në prag kolapsi, 757 komisionerë të patrajnuar
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dhënë alarmin për mostrajnimin në kohë të 757 komisionerë e të Komisioneve Zgjedhore për zgjedhjet e 25 Qershorit. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e këtij institucioni tha se mosdhënia e lejeve për punonjësit e administratës për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor.
