"Shqipëria e Madhe", Serbia kërkon zyrtarisht përfshirjen e aktorëve ndërkombëtarë

Postuar në 06 Maj, 2017 13:51

Serbia ka paraqitur zyrtarisht ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Europian qëndrimet e veta lidhur me projektin e Shqipërisë së Madhe. Lajmi raportohet nga gazeta "Vecernje Novosti" sipas të cilës ministrja për Integrimin, Jadranka Jokismoviç dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Xhuriç kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në të cilën pala serbe “nuk ka paraqitur kërkesa, por ka parashtruar pozicionet dhe pritmëritë”. Serbia pret nga aktorët ndërkombëtarë që të dënojnë retorikën agresive që e shtyn Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve dhe ndarjeve.

Kandidati i Kavajës: Dëgjova kryeministrin, vura interesin kombëtar para gjithçkaje (Video)

Postuar në 06 Maj, 2017 11:13

Tërheqjen nga kandidimi në 7 maj e komentoi edhe kandidati i Partisë Socialiste në Kavajë. Ai shfrytëzoi festën e birrës për të thënë se para gjithçkaje vuri interesin e Shqipërisë, por la të kuptohet se do të mbetet kandidati i socialistëve kurdo që të mbahen zgjedhjen për bashkinë e Kavajës.

Gatishmëri globale për zgjimin e viruseve që zhdukën njeriun e Neandertalit

Postuar në 06 Maj, 2017 10:39

Shkencëtarë nga e gjithë bota kërkojnë mobilizimin e komunitetit mjekësor për pasojat që mund të sjellë shkrirja e akujve në Antarktidë për të ardhmen e njerëzimit. Rritja etemperaturave  në Tokë për shkak të efektit serë, mund  të "zgjojë" viruset dhe bakteret që kanë vepruar në planet miliona vjet më parë, për të cilat nuk ka antibiotik dhe as trupi i njeriut ka antitrupa për të reaguar.

Basha: 18 qershori ka rënë moralisht dhe ligjërisht

Postuar në 05 Maj, 2017 22:13

Fitore të Republikës së Re e quajti Lulzim Basha tërheqjen e kryeministrit nga zgjedhjet në Kavajë. Sipas tij “18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht” dhe kësijoj ultimatumet për afate përtej të cilave Rama nuk do të jetë i disponueshëm nuk vlejnë.

Rama tërhiqet nga Kavaja

Postuar në 05 Maj, 2017 18:00

Kryeministri Rama ka bërë një hap prapa, duke i dhënë një tjetër fitore në tavolinë opozitës në përplasjen disa javore për çështjen e zgjedhjeve. 2 dytë para zgjedhjeve lokale në Kavajë kryeministri ka lajmëruar nga selia e qeverisë se Partia Socialiste do ta tërheqë kandidatin e saj për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë. Argumenti, për t’i dhënë kohë opozitës të reflektojë dhe të hyjë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

KMSHC ndalon çdo përfshirje të administratës publike në fushatë

Postuar në 05 Maj, 2017 17:26

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ndalon çdo përfshirje të nëpunësve civilë në fushatën që u paraprin zgjedhjeve të 18 qershorit. Në një njoftim të shpërndarë nga KMSHC-ja thuhet se janë marrë masat që nëpunësit civilë të jenë tërësisht të paanshëm dhe pa asnjë angazhim në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.

Paditet Florjana Koka, KLSH dosje për kryebashkiaken e Sarandës

Postuar në 05 Maj, 2017 16:54

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur  në Prokurori kryebashkiaken e Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të kësaj bashkie për “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi të detyrës”. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve, konkretisht:

Juncker flet frëngjisht: “Anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”

Postuar në 05 Maj, 2017 13:31

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar se “anglishtja po humbet rëndësinë në BE”. Akti i tij, i performuar gjatë një konference në Firence të Italisë, gjatë së cilës ka folur frëngjisht, raportohet nga BBC-ja që vë theksin te fakti se Brexit ka pasoja edhe të natyrës kulturore. Juncker e cilësoi largimin e Britanisë nga BE-ja një “tragjedi”, por ka shtuar se “e bëra zgjidhjen time, do të flas frëngjisht, sepse…ngadalë, por qartë anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”.

Dekoratat verbale të PS-së për Metën: Tradhëtar, hajdut me bllok, president i të gjithëve dhe politikan i talentuar

Postuar në 05 Maj, 2017 12:54

Në takimin me veteranë me rastin e ditës së dëshmorëve: (minuta 14:00 deri në fund). 

Goditja finale për Call Center, 25 mijë të punësuar në rrugë

Postuar në 05 Maj, 2017 12:48

Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastëeb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia nuk pritet të sjellin më punë në Shqipëri. Ato janë angazhuar me qeverinë italiane, që 80% të kontratave të reja t’i japin tek të tretët në Itali. Nga Italia ka ardhur goditja finale për call center. 13 kompani të mëdha kanë firmosur sot një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS