Qeveria ndahet në feude, LSI kërkon shkarkimin e drejtorit të Policisë, Haki Çako
Duket se qeveria shqiptare është ndarë në principata që luftojnë me njëra – tjetrën me të gjithë arsenalin e mundshëm. Pas disa akteve të dhunës ndaj përfaqësuesve të LSI-së në Fushë Krujë dhe në Pukë, nënkryetari i saj, Luan Rama, kërkoi shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policsë Haki Çako dhe disa drejtuesish të komisariateve.
Thjesht, neutralizuese
Greqia bllokon deklaratën e BE kundër Kinës
Greqia ka bllokuar deklaratën e BE-së në OKB që kritikonte Kinën për shkeljet e të drejtave të njeriut. Ky vendim, sipas diplomatëve evropianë minon përpjekjet e Brukselit për të adresuar shtypjen e disidentëve dhe aktivistëve nga Pekini.
Në mënyrë të veçantë, BE e cila synon të promovojë lirinë e fjalës për t'i dhënë fund dënimint me vdekje në mbarë botën, do ta adresonte këtë deklaratë javën e kaluar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, por nuk arriti të fitonte aprovimin e nevojshëm nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Djegia e pyjeve afër Poçemit në Mallakastër
Fotoja publikohet nga portali Jeta Osh Qef.
Votat dhe mandatet për subjektin LSI
Atmosfera politike në prag të zgjedhjeve është tendosur mjaft nga partitë kryesore, në funksion të maksimizimit të numrit të votave të tyre. Krijohet përshtypja që faktori LSI ka filluar të bëhet rival preokupues për PS -PD dhe po e humbet atë pozicion të favorshëm stabiliteti që kishte deri tani. Me fjalë të tjera, ka dalë në fushëbetejë dhe po lufton pa favorizime me rivalët e vet. Por, a do të ketë fuqi imponuese pas zgjedhjeve?
Edhe Rusia si Kina, planifikon ndërtimin e ishujve artificialë në detin Barenc
Rusia planifikon ndërtimin e katër ishujve artificialë në detin Barenc. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Sputnik” e cila referon dekretin ekryeministrit Dimitry Medvedev sipas të cilit vendet në fjalë do të përdoren për të ndërtuar objekte me kapacitet të madh për marinë. Sipas agjencisë projekti bën pjesë në kuadër të kërkimeve të gazit në zonën e Jamalit nga kompania Novatek. Projekti do të kushtojë 433 milionë dollarë, do të krijojë 10 mijë vende të reja pune dhe se ai paraqet rëndësi strategjike.
Kush i zgjidh hallet e mia? Edi Rama dhe partia...
Lexoni se çfarë ka thënë sot kryeministri Edi Rama në Vorë:
"Ne u japim legalizimet dhe nuk e regjistrojnë dot pronën në Hipotekë, sepse hipotekën e ka dikush tjetër. Ne do ua bëjmë titull pronësie, 40 mijë legalizimet që nuk i regjistroni në hipoteka, brenda vitit. Votoni PS-në dhe do marrë fund historia e regjistrimit të pronës. Çdo pronë do regjistrohet dhe çdo titull pronësie do i dorëzohet pronarit".
Profesori bën shërbimin e fundit me një shantazh alla PS
Partia ka nevojë profesori përgjigjet. Servet Pëllumbi, djali i të cilit kandidon me PS-në ka dhënë një dorë në menaxhimin e problemit Ilir Meta. Në një prononcim për gazetën "Panorama", Pëllumbi ka paralajmëruar Metën me publikimin e " fakteve të padëshirueshme" nëse Meta vijon të deklarojë se ai ka qenë në përballje si askush me Berishën. Duket se presidenti i zgjedhur ka prishur ca nerva derisa ka shkundur edhe moralistin e PS-së që po u thotë shqiptarëve se për Metën ka dosje të cilat ai i njeh. Cila është vlera e këtij morali, e këtij racionalizimi sekretesh dhe shantazhi?
Të tre në Çadër
Ilir Meta i është lëshuar një loje politike që i ngjan kumarit ku me një dorë vendos nëse rrënohesh ose fiton shumë. Në këtë lojë ku po artikulon i vetëm tashmë potencialin për destabilizim, ai jo pa qëllim po investon edhe profilin e Presidentit të Shqipërisë, ndonëse është ende i zgjedhur dhe jo i betuar. Paralajmërimi i tij i djeshëm për armatosje të popullsisë, nuk mund të lexohet në asnjë sens normal, përveç se si mesazh kërcënimi për kryeministrin.
Gjermani, hapet xhamia liberale. Nuk lejohet shamia, e hapur për homoseksualët
Gjermania ka lejuar hapjen e xhamisë së parë liberale Ibn Rush – Goethe, e cila është e vendosur brend anjë kishe protestane në Berlin. Një eksperiment unik që kujton sadopak rastine xhamisë – katedrale në Kordoba të Spanjës.
Në këtë xhami lejohen gra por të pambuluara, burrat, mysilmanët, sunitë dhe shiitë, por edhe homoseksulaët. Aktivistja Seyran Ates thotë se projekti synon një vend liberal, dëshuar edhe në emër, ku të gjithë janë të barabartë dhe nuk lejohen simbole që sipas saj theksojnë margjinalizimin e femrës dhe grupeve të tjera.
