Dramë dashurie FBI-ISIS/Niset të hetojë, martohet me një reper që luftonte në Siri, pendohet dhe kthehet në SHBA
Një ngjarje si në filma. Kështu mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur me një punonjëse të Byrosë Amerikane të Hetimit (FBI) e cila ishte përkthyese me çertifikatë top-secret. Sipas mediave të ndryshme, Daniela Green udhëtoi në Siri në vitin 2014 me detyrën e hetimit të një operativi kyç të ISIS, por ka përfunduar duke u martuar me të. Ajo gënjeu Byronë duke udhëtuar drejt vendit në konflikt dhe duke u martuar me një të dyshuar. CNN shkruan se Departamenti i Drejtësisë e ka trajtuar butë rastin e saj ndërkohë që edhe akzuat u minimizuan.
Mashtrimi me ushqimet/Europol sekuestron 230 milionë euro mallra në tregjet e Europës
Europol njofton se ka realizuar një operacion të gjerë në kuadër të të cilit janë sekuestruar ushqime dhe pije ilegale, të paçertifikuara, apo produkte false me një vlerë prej 230 milionë euro. Sipas njoftimit këto ishin potenacilisht të dëmshme për shëndetin dhe synonin të futeshin në tregje. Produktet përfshijnë nga asortimente të përdorimit të përditshëm, te pijet alkoolike, uji mineral, prodhime deti, vaj ulliri, e deri te produkti luksi dhe havjar.
Kulla e Babelit, dyshime se miti biblik u huazua nga kullat e Babilonisë ndërtuar nga Nabukodonozor
Presidenti: Nuk mund të votoj kur nuk ka alternativë në proces
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë në emisionin “Fol me Mua” në Televizionin Publik Shqiptar, përmes të cilës ka përcjellë disa mesazhe dhe qëndrime politike. Nishani ka vlerësuar si kushtetuese dhe legjitime zgjedhjen e Ilir Metës president të vendit, ndërkohë që ka vlerësuar edhe kandidaturën e kreut të LSI-së. Ai ka nënvizuar se nuk përjashton një rikthim në jetën politike të vendit, por duke shmangur pretendimin për një detyrë të re administrative.
Zëra (të kurdisur) kundër
Sot u bë lajm dalja e disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtojnë idenë e bojkotit të zgjedhjeve. Majlinda Bregu dhe Eduard Selami janë tanimë dueti i zakonshëm që shfaqen si serumi i konstruktivitetit politik, në shërbim të një stabiliteti që i konvenon pushtetit.
Të paktën mos lini fëmijët në takime me këtë lloj (propagande)kulture
“Në fshatin Shepër të Zagories është restauruar lapidari që përkujton themelimin e Brigadës së VIII sulmuese”. Kështu nis raportimin e “ngjarjes kulturore”, Top-Channel i cili informon se në qarkun Gjirokastër janë restauruar plot...4 lapidarë.
Me këtë rast ka folur edhe kreu i Qarkut, por edhe ministrja e Kulturës që është kandidate në këtë qark për PS-në. Tha ndër të tjera ministrja:
Në vitin 2016 /227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasjeje
Policia e Shtetit ka publikuar disa statistika që flasin për situatën depresive ku ndodhet një pjesë e shoqërisë, por edhe mungesën e instrumenteve për të asistuar probleme të saj. Në vitin 2016 në Shqipëri kanë ndodhur 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa për vetëvrasje. Të dhënat u bënë të njohura në konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja” ku u nënvizua se vetëvrasja ka prekur edhe pjesëtarë të uniformave blu.
Opozita nuk do e njohë Ramën si kryeministër pas 18 Qershorit
Tashmë nuk ka më asnjë dilemë për skenarin e opozitës për zgjedhje. Basha foli nga çadra për luftë totale dhe mosnjohjen e Edi Ramës si kryeministër pas 18 qershorit. Më poshtë deklarata e Bashës:
Roli i mediave në ndërmjetësimin e agjendave politike
Që në fillim të viteve të 70 –ta hulumtuesit e shkencave të komunikimit pyesnin: pse disa tema sociale, politike dhe ekonomike që vërehen më lehtë, bëhen temë diskutimi në shoqëri e pse disa jo?! McCombs dhe Shaw (1972) thonë: “Mediat vetëvendosin se cila temë do jetë temë diskutimi dhe cila do të tërheqë vëmendjen në opinion. Këto vendosin se cilës temë do t’i japin prioritet e cilës jo”.
Presidenti maqedonas: Zaev të japë garanci. Platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht për qeverinë e re
I dërguari i SHBA në Maqedoni, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee, duket se mund të ketë sjellë një përmirësim të lehtë të situatës në vend. Në një takim me presidentin George Ivanov, ky i fundit ka pranuar se kriza mund dhe duhet të zgjidhet me dialog, por ai ka këmbëngulur se Zoran Zaev duhet japë garanci se do të punojë për forcimin e unitaritetit të shtetit.