"Amerikanët nuk ma falën blerjen e armatimeve nga Rusia"
"Pagova me burg blerjen e armatimeve nga Rusia dhe këtë amerikanët nuk ma falin. Pagova konfrontimet mes interesave ndërkombëtare në fushën e energjisë "- thotë ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Xohaxopoulos në një intervistë për gazetarin Antonis Sroiter. "Nuk ka asnjë konspiracion global apo ndërkombëtar, por veprime armiqësore kundër Greqisë. As nuk kam lyer gishtin me mjaltë dhe as kam marrë rryshfet"- shton ish-ministri në intervistën që do të transmetohet të enjten në mbrëmje.
Basha bën qingjin e butë, i ankohet ODIHR-it për vjedhjen e zgjedhjeve
Partia Demokratike e Shqipërisë përcolli një njoftim mbi takimin e kryetarit të ngritë të saj, Lulzim Basha dhe drejtuesve të lartë të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer. Në këtë takim Basha theksoi se zgjedhjet u vodhën, duke ngritur një pretendim që vetë Partia Demokratike nuk e mbron dot.
Cinike dhe e shëmtuar/Kryeministria njofton ngritjen e monumentit "Gishti i Stambollit"
I zhbllokohet pasuria Alfred Pezës
Krimet e Rënda i kanë hequr sekuestron për pasurinë deputetit Alfred Peza. Pasuria e tij prej kohësh ishte nën sekuestro preventive për shkak të hetimit që po kryhej mbi Pezën. Vendimi për këtë sekuestro u mor nga Gjykata për Krime të Rënda më 18 pril, e cila vendosi vendosi sekuestro preventive ndaj aksioneve të një banke të nivelit të dytë në vend, të bashkëshortes së deputetit Peza.
Shqipëria e Re që shpallet çdo 4 vjet, por nuk erdhi ndonjëherë*
Viva la nuova Albania! Pikërisht kështu thuhet në një parullë shkruar në muret e një shkolle në Tiranë, ndërsa nxënëset e saj realizojnë një numër harmonik me patina e mbajnë veshur një uniformë, çka për kohën konsiderohej një stil modern, por njëkohësisht tashmë edhe shumë i përhapur në radhët e rinisë fashiste, “balila”-ve në Itali e Shqipëri.
Ishte viti 1941 dhe dukej se planet e italianëve për Shqipërinë e shqiptarët, kishin marrë udhë e tashmë vendi i vogël, ishte bërë pjesë vitale e Perandorisë së re Romake, shtrirë në brigjet e “Mare Nostrum”.
A është tërhequr Rusia nga Ballkani?
Me hyrjen e Malit të Zi në NATO dhe rrëzimin nga pushteti të Nikolla Gruevskit, duket se Rusia po tërhiqet nga Ballkani. Në një shkrim të publikuar dje në gazetën ruse online, “Pravda”, e njohur si media me qëndrime radikale kundër Perëndimit dhe që trajton shpesh teori konspiracioni, pohohet kjo gjë, duke vlerësuar se Ballkani do të mbetet ai që ka qenë: problematik dhe një patate e nxehtë për të gjithë që duan ndikim në të.
Dëgjesa e parë e bashkëqeverisjes, sinjale të 18 Majit edhe pas shtatorit
Fituesit e zgjedhjeve nuk e kanë marrë me ngut riformatimin e kabinetit qeverisës dhe as të ekipit ekzekutiv që do jetë në nivel drejtorish. Kryeministri e ka quajtur periudhë tranzitore deri në shtator kur përfundon mandati i qeverisë aktuale dhe ka paralajmëruar një tur dëgjesash me qytetarët. Jo vetë ai por edhe drejtuesit politik të Partisë do të marrin Ide të vlefshme për të bashkëqeverisur më mirë. Taulant Balla dha dje një sinjal se operacioni i parë do jetë në administratën publike.
"Në Shqipëri ekziston rreziku i vendosjes së një regjimi personal të Edi Ramës"
Paskal Milo, aleat i përhershëm i Edi Ramës dhe PS-së përveç këtyre zgjedhjeve, ka dhënë një intervistë për gazetën “Shekulli” ku zbulon frikën e tij nga fitorja e fundit elektorale e socialistëve. Sipas Milos, kryetar i Partisë Demokracia Sociale – historian me profesion – ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Shqipëri.
Rasti i dhimbshëm i Charlie Gard
Rasti i Charlie Gard është bërë i njohur në mbarë botën. Ai është një fëmijë që nuk ka mbushur vitin dhe vuan nga një çregullim i rrallë genetik. Ai nuk mund të lëvizë krahët, as të marrë frymë vetë, as edhe të hajë pa ndihmën e dikujt. Nisur nga këto kushte mjekët në siptalin Great Ormond Street Hospital kanë menduar që të heqin çdo përkujdesje për të, duke çuar kështu fëmijën 10 muajsh në vdekjen e paracaktuar nga ADN-ja e tij.
Luan Malltezi jep garanci që nuk dihet nga vijnë: Detyrimi për të votuar do të jetë me ligj
Luan Malltezi, që mban titullin profesor në lëmin e historisë, i kthehet sot temës së politikës së ditës, duke shkruar në “Gazeta Shqiptare” një opinion për zgjedhjet në Partinë Demokratike. Malltezi nuk sqaron se në çfarë cilësie shkruan për këtë çështje, pasi opinionet janë një komunikim publik, çka lë për pasojë mendimin se ai është pjesë e debatit si përfaqësues i rrethit të ngushtë të Sali Berishës.
