Beduinët në kapërcyell të shekullit të 19-të
Fotografitë e mëposhtme paraqesin Beduinët – banorë të shkretëtirës në Lindjen e Mesme apo edhe në Afrkën e Veriut – në kapërcyell të shekullit të 19-të. Kohë ndryshimesh kur teknologjia po mundësonte kontroll mbi territore të shkreta dhe kur jeta nomade po shkonte drejt fundit. Beduinët dallojnë edhe sot mes popullsive të zonës – në këto fotografi ata shfaqen me karakteristikat e tyre, muzikën, veshjen dhe vallet e tyre, lidhjen me armët. Por aty përshfaqet me forcë edhe varfëria që vjen nga një jetë e vështirë në shkretëtirë.
Për çfarë morali mund të flasë Lulzim Basha?
Lulzim Bashës po i bie çatia e shtëpisë e megjithatë vazhdon të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë, duke bërë opozitarin e thekur përpara një audience që është duke parë se si e trajtoi dhe e trajton personazhi në fjalë demokracinë dhe besimin e njerëzve. Në rolin e një opozitari që ka dalë i zhdëpur nga një testim mbarëpopullor siç ishte vota e 25 qershorit, Lulzim Basha po u flet shqiptarëve për moral dhe qëndresë përballë një shumice të kapur nga krimi dhe droga.
Jashtë BE-së për afat të pacaktuar. Ballkani intereson vetëm për stabilitetin
Samiti i Triestes është mbyllur por ai ka dështuar në kapërcimin e atij problemi kryesor në marrëdhënet BE-Ballkani Perëndimor. Ky problem është theksuar shumë herë tashmë dhe ai konsiston në paaftësinë apo mungesën e vullnetit nga ana e BE-së për t’i dhënë perspektivës së anëtarësimit të vendeve të rajonit tonë një afat kohor konkret.
Lista e Facebook, një paralele me publikimin e "Raportit konfidencial të OSBE"
Kryeministri Edi Rama reagoi dje në mbrëmje rreth qëndrimeve të shprehura gjatë ditës për publikimin prej tij të listës së 100 personave të administratës dhe sistemit të drejtësisë për të cilët ka patur ankesa oniline. Ndër të tjera Kryeministri thotë:
“Po jap një sqarim për kë ka veshë të dëgjojë:
Reagimi pa vlerë përfaqësimi i Lulzim Bashës
Publikimi nga kryeministri Edi Rama i një liste nëpunësish për të cilët ka patur akuza online është padyshim një gabim dhe përgjegjësi jo e vogël. Personi në fjalë ka instrumentet e duhura që të veprojë, apo më mirë të adresojë shqetësimet të kësaj natyre në rrugë institucionale dhe të mos lejojë që rrjetet sociale të kthehen në tabelë pretence popullore. Do të shihet në vijim nëse ky ishte një tatim pulsi, një gabim nga nxitimi, apo një strategji e mirëmenduar për të asgjësuar çdo institucion dhe ekranizuar kryeministrin si deus ex machina për drejtësinë që kërkon populli.
Kartolinat e fushatës, si u përdor Parku Olimpik nga çifti Veliaj-Rama
Ngutja për t'i dhënë Erion Veliajt dafinat e disa inaugurimeve publike para zgjedhjeve të 25 qershorit, duke na e paraqitur si një model që nuk përfaqësonte vetëm vizionin e bashkisë së Tiranës, por perspektivën e një qeverie që duhej votuar për të ardhmen e shqiptarëve, u kurorëzua me triumf për Edi Ramën.
100 të përgojuar në Facebook e Kryeministrit që vjedh modelin e Qytetarit Dixhital
Kryeministri Edi Rama poston sot në selinë virtuale të qeverisë shqiptare – në Facebook – një listë me 100 emra nëpunësish dhe pjesëtarësh të sistemit të drejtësisë, të cilët akuzohen nga komentuesit online se kanë shkelur ligjin ose kanë marrë rryshfet. Eksperienca negative – kështu i klasifikon Rama këta persona që sot shohin emrin t’u shfaqet në një faqe vetëm pse dikush ka shkruar një koment.
Topalli: Pas peticioneve kundër Bashës është Lëvizja për shpëtimin e PD-së
Jozefina Topalli konfirmoi se pas peticioneve që kërkojnë anullimin e zgjedhjeve të shpallura nga Lulzim Basha është Lëvizja per Shpëtimin e PD-së. Në një postim në rrjetet sociale, ish-nënkryetarja e PD-së saqroi edhe reagimet e disa anëtarëve demokratë që mohuan të kishin firmosur.
Shantazh me gjobën e radhës. DPGJC flet për Vendbanimin, drejtori për Gjendjen Civile
“Ata qytetarë që nuk e zhvendosin gjendjen civile, brenda afateve të përcaktuara, të 28 korrikut, do të ketë penalitet prej 10 mijë lekësh më 29 korrik. Fillon penaliteti”.
Kina hap bazën e vet detare në Xhibuti. Dislokohen 10 mijë trupa
Kina ka hedhur një hap të ri në profilizimin e politikës së saj të jashtme në kontekstin e një fuqie që synon renditjen ndër shtetet më të fuqishme të botës. Pas negociatave dypalëshe, Pekini zyrtar ka hapur një bazë detare në Xhibuti, në brigjet e detit të Kuq. Anijet me personel kinez janë nisur sot nga Zhanjiang në provincën e Guangdong dhe sipas një njoftimi të Ministrisë kineze të Mbrojtjes “baza do të sigurojë operacione paqeruatëse, humanitare, apo edhe detyra ushtarake”.
