Nuk u kthyem në 97', elektorati gri qëndroi në shtëpi
Partia Demokratike zhvilloi protestën e paralajmëruar me një tubim në Bulavrdin Dëshmorët e Kombit, ku u mblodhëm qytetarë të ardhur më së shumti nga rrethet e vendit. Nga pikëpamja e numrave pritej që protesta të ishte më e madhe se ajo e 18 Skurtit, por përmasat nuk e tejkaluan tubimin e kaluar. Protesta shënoi dy momente, e para nuk vërtetoi alibitë e pushtetit se PD kërkon të na kthejë në '97 përmes nje axhende dhune, kujtojmë ketu ate të 21 Janarit 2011.
Varoufakis: Greqia po bëhet një protektorat i ngjashëm me Kosovën
Parashikimin e tij se Greqia do të bëhet një protektorat i ngjashëm me Kosovën bëri ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis."Ne do të bëhemi si Kosova. Një protektorat i administruar nga një punonjës i Bashkimit Evropian. ATM-të kanë euro, por produkti i vetëm që ato nxjerrin është njeriu i ri. Kjo është e ardhmja që tentohet me saktësi matematike në Greqi ", tha ish-ministri i Financave në një intervistë për SKAI.
"Likes" dhe "Followers", uniforma e re e suksesit
Brigitte Polemis është një artiste multikulturore, e cili ka lindur në Damask të Sirisë. Vitet e para jetoi në atdheun e nënës së saj në Poloni, pastaj u zhvendos në shtëpinë e babait të saj në Liban dhe pas shpërthimit të luftës u zhvendos në Greqi.
Më 21 janar 2011, tek Ura e Lanës. Më 13 maj 2017, jashtë Shqipërisë
Protesta e sotme zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama. Ajo mbështet mendimin dhe kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për dorëheqje të Ramës. Policia siç raportohet ka marrë masat, ka lëvizje mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë. Ndërkohë zhvillimi vjen pak ditë pasi kryeministri vendosi të mos zhvillonte zgjedhjet në Kavajë. Në gjithë këtë situatë, kryeministri ka zgjedhur të mos jetë në Shqipëri ditën e sotme: ai do të jetë në Venecia në një aktivitet për artin. Në politikë nuk ka veprime të pafajshme, edhe kur pas tyre mundet mos të ketë realisht qëllime.
Sulmohet fizikisht kryeredaktorja e gazetës "Zëri", Arbana Xharra
Kryeredaktorja e gazetë "Zëri" në Kosovë, Arban Xharra, është dhunuar fizikisht në një parking në Prishtinë sot në orët e para të mëngjesit. Gaztea "Zëri" shkruan se Xharra, ka patur kërcënime nga elementë të islamit radikal një javë më parë.
Kaos nga një sulm kibernetik global, bllokohet sistemi shëndetësor në Britani
Alarm global ka shkaktuar lëshimi i një software-i të quajtur "ransomëare" të përhapur në më shumë se 50.000 njësi kompjuterike në të gjithë botën. Software-i infekton skedarët e kompjuterëve dhe pastaj kërkon para për zhbllokimin e tyre. Sulme të tilla kanë ndodhur në Britani dhe Spanjë, duke vënë në alarm autoritetet.
"Opozita është diçka që mund të legjitimojë pushtetin"
Si pjesë e Panairit të 14 Ndërkombëtar të Librit në Selanik tre gazetarë dhe shkrimtarë, Ragip Duran, përkthyesja Lale Alatli dhe antropologu Nese Ozgen folën për luftën kundër njerëzve të shpirtit të lirë në një komb që po asfikson rëndësinë e librave dhe edukimit dhe nuk po punon për një të nesërme më të mirë
Komunitetet fetare: Stabilitetin duhet ta ruajmë me çdo kusht
Një ditë para protestës së Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, në skenë kanë dalë me një deklaratë edhe komunitetet fetare në vend. Ajo është shpërndarë për mediat dhe në të vihet theksi te nevoja për dialog.
“Ne Komunitetet Fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore... jemi të shqetësuar për klimën ekrijuar në vend e në mënyrë të veçantë:
Rama takon krerët e policisë para protestës, do përdoren vetëm shkopinj gome
Kryeministri Edi Rama ka pasur mesditën e kësaj të premte një takim me drejtuesit e Policisë. Mësohet se mbarëvajtia e protestës së opozitës ka qenë në fokus të bisedave që janë zhvilluar. Në këtë takim merrte pjesë Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veli, Drejtori për Sigurinë në Polici, Altin Qato si dhe disa drejtues të tjerë.
Zakoni i vjetër/Gjenerali serb: Nuk pati masakër në Raçak
Një gjeneral në pension i Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë së pas Dejtonit, Gorna Radosavljeviç, ka dhënë një intervistë në gazetën “Vecernje Novosti” përmes të cilës i kundërpërgjigjet njëfarësoj ish-kreut të misionit të OSBE-së, William Walker që deklaroi së fundmi se ka një projekt për bashkimin e shqiptarëve. Po kështu ishte Walker që shkruajti raportin në bazë të të cilit nisi sulmi i armatosur ndaj Serbisë në vitin 1999. Historia që rrëfen gjenerali në fjalë është e thjeshtë: sipas tij nuk kishte masakër. As ndonjë që del jashtë zakoneve të luftës.