LSI ironizon marrëveshjen, Blushi dhe PDIU: Bashkëqeverisje PS-PD

Postuar në 18 Maj, 2017 18:59

Marrëveshja Rama-Basha  duket se ka lënë të pakënaqur partitë e vogla. LSI  ka reaguar pas prononcimit të Ilir Metës në dalje të takimit në zyrën e Sali Berishës, ndërsa aleatët e të dy krahëve e nuk e kanë përshëndetur marrëveshjen por as nuk e kanë komentuar.

Reagimi i LSI-së refeflekton dukshëm pozicionin e saj jashtë kësaj marrëveshje dhe kjo duket më së miri në reagimin e kryetarit të komanduar, Petrit Vasili.  Ministri i Drejtësisë, i cili do të lërë postin për hir të qeverisë teknike,  shpreson që PD të arrijë standardet që kërkon në vetëm 7 ditë që janë shtyrë zgjedhjet.

Berisha përshëndet marrëveshjen. Falenderon vetëm të huajt dhe protestuesit

Postuar në 18 Maj, 2017 18:58

Ish-kryeministri i vendit, kryetari nw hije i PD-sw deri mw tani, Sali Berisha, ka pwrshwndetur marrwvehsjen Rama-Basha,  por duke falwnderuar vetwm “miqtw ndwrkombwtarw tw Shqipwrisw”.

Nje marreveshje nga e cila fiton vendi!

Te dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore te vendit firmosen sot nje marreveshje, me te cilen i dhane zgjidhje njeres prej krizave politike me te rrezikshme te ketyre 26 viteve te fundit, qe prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Vëzhgim: A mund të flitet më për koalicionin PS-LSI?  

Postuar në 18 Maj, 2017 18:31

Tani që u arrit marrëveshja mes palëve në lojë, mund të evidentohen dy tre elementë.

Mundet të jetë rastësi, por kriza politike e ndërmjetësuar nga I njëjti person që shkoi në Shkup për arsye të njëjta, erdhi një ditë pasi kriza maqedonase u zgjidh. Pra një ditë pasi presidenti maqedonas mandatoi Zaevin. Këtij elementi që mund të lidhet me panoramën e përgjithshme të stabilitetit rajonal mund t’i shtohet elementi tjetër që sanksionon një farë bashkëqeverisjeje.

Marrëveshja e 18 majit - PS-PD heqin kryetarin e LSI-së nga qeveria

Postuar në 18 Maj, 2017 17:34

Ky është dokumenti i shpërndarë nga Zyra e Shtypit e PS-së dhe PD-së që cilësohet prej tyre si Marrëveshja e negociuar mes kryeministrit dhe kreut të PD-së. 

MARRËVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Dojaka nuk heq dorë nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor. Data e zgjedhjeve në kufij të ligjit

Postuar në 18 Maj, 2017 16:08

Nëse dispozitat e Kodit Zgjedhor anashkalohen, atëherë është hapur rruga për çdo ankimim në të ardhmen

Partia Aleanca Popullore e drejtuar nga Artur Dojaka nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ankimi I vet në Kolegjin Zgjedhor ku ka depozituar kërkesë kundërshtinë e vet për listat e kandidatëve. Kolegjji ka vendosur të shtyjë në datën 22 maj shqyrtimin e kërkesës së PAP dhe në seancë do të thirren 15 partitë që janë regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit.

Bravo Çuna!

Postuar në 18 Maj, 2017 12:16

Marrëveshja për zgjedhje të Lira e të ndershme është përshëndetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila vlerëson lidershipin e treguar nga Rama e Basha dhe durimin e popullit shqiptar. Ka reaguar edhe Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian, që thekson se marrëveshja për zgjedhje të lira e të ndershme është në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Edhe OSBE-ODIHR ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me aktorët politikë për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.

Ndërmjetësi i krizës flet për ndikimin e Rusisë në Shqipëri e Ballkan

Postuar në 18 Maj, 2017 11:30

Me përfundimin e turit në ballkan dhe zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri e Maqedoni, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brahian Ji raportoi në nënkomitetin e senatit për situatën në Ballkan. Siç raporton Radio Europa e Lirë,  zyrtari i lartë i Departamentit të paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Bekim Fehmiu, imazh i një pulle postare në Serbi

Postuar në 18 Maj, 2017 10:52

"Mali i Zi në NATO - izolim pozitiv ndaj projekteve nacionaliste si ato të Edi Ramës"

Postuar në 18 Maj, 2017 10:48

Paul Schwartz, ekspert dhe bashkëpunëtor i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans” në të cilën vë theksin te roli në rritje i Rusisë dhe mundësitë e destabilizimit të rajonit. Skenarët që janë hedhur së fundmi për nëj Ballkan që merr sërish flakë janë shumë, por teza ruse është këmbëngulëse në shumicën e analizave që duhet thënë se kanë një predispozitë për të kërkuar te prezenca e Moskës një problem sigurie.

KE gjobit me 110 milionë euro Facebook. Mashtroi në momentin e blerjes së WhatsApp

Postuar në 18 Maj, 2017 10:01

Koomisioni Europian ka gjobitur Facebook me 110 milionë euro për mashtrim apo keqinformim lidhur me blerjen e programit të komunikimit telefonik WhatsApp. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Twitter nga Komisionerja për Konkurencën, Margrethe Vestager, e cila ka referuar një njoftim zyrtar të KE-së.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS