Beleri vodhi votat?! Pse nuk rikandidon Goron PS-ja atëherë?!

Postuar në 11 Qershor, 2024 19:15

Shkruante dje analisti Skënder Minxhozi ndër të tjera: 

Nëse Beleri braktis mandatin e fituar në Himarë dhe merr atë të eurodeputetit, ajo që do ndodhë vijimësisht do të ishin zgjedhje të reja në bregun e Jonit dhe fundi i sherrit për Himarën. Micotakis ka fituar një poltron në Strasburg duke ulur aty një person shumë të diskutueshëm, por nuk ka shpikur një fabul tjetër të madhe për Himarën siç është deri më sot saga e Fredi Belerit. Himara po humbet një kryebashkiak të keq e antishqiptar, Parlamenti Evropian po fiton një hidraulik të paditur

"Nuk iki, cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve"

Postuar në 11 Qershor, 2024 17:31

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk do të tërhiqet nga mandati, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen brenda këtij muaji.

Macron njoftoi shpërndarjen e parlamentit francez të dielën në mbrëmje, pas fitores së partisë së rivales Marine Le Pen, në zgjedhjet europiane.

Fitorja e thellë Bashkimit Kombëtar, partia e ekstremit të djathtë në Francë, e ka vënë nën presion administratën e Macron. Por Macron nuk ka ndërmend të largohet.

Zbulim unikal arkeologjik në Kretë

Postuar në 11 Qershor, 2024 14:08

Puna për ndërtimin e një radari në funksion të aeroportit në Kretë ka çuar në një zbulim arkeologjik që cilësohet unik prej shkencëtarëve grekë. Në lartësinë 494 m, në majë të kodrës Papoura, ka dalë në dritë një strukturë rrethore me diametër 48 m që mbulon një sipërfaqe prej 1800 m2, përbërë nga hapësira që komunikojnë me njëra-tjetrën me kalime të ngushta, duke dhënë idenë e një labirinthi.

Merr vulën dhe logon e partisë

Postuar në 11 Qershor, 2024 13:51

Vula dhe logoja i takojnë Rithemelimit. Me vendim të sotshëm të Gjykatës së Apelit, të dyja simbolet i kalojnë përfaqësisë politike të drejtuar nga Sali Berisha duke mbyllur me gjasë një proces artificial. Zyrtarisht kemi Lulzim Bashën pa vulë dhe logo, Sali Berishën me vulë dhe logo, që kalon formalisht si drejtues të opozitës që ndodhet në arrest shtëpie.

Tani gardianët janë miqësorë me eurodeputetin shqiptar Fredis Beleris

Postuar në 11 Qershor, 2024 13:02

Eurodeputeti shqiptar i Demokracisë së Re greke, Fredis Beleris, ka zhvilluar një bisedë video me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis që e ka uruar për fitoren. Rreth kësaj bisede ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgios Gerapetritis, ka sqaruar një moment të lezetshëm:

Komedi, Celibashi propozon "reformën e vërtetë zgjedhore"

Postuar në 11 Qershor, 2024 12:53

Gjatë raportimit të vet në Komisionin e Ligjeve, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndër të tjera ka thënë:

Gjermania publikon Direktivën për Mbrojtje në rast lufte: kthehet tolloni dhe kontrolli i mediave

Postuar në 10 Qershor, 2024 20:47

CNN citon një dokument prej 67 faqesh që supozohet të jetë një direktivë e përgjithshme e mbrojtjes së Gjermanisë në rast të një konflikti të armatosur. 

Sipas dokumentit jeta e përditshme do të transformohet duke përfshirë mes të tjerash, mobilizimin e detyrueshëm, racionimin ushqimor dhe të karburantit përmes tollonave, por edhe kanalizimin e burimeve njerëzore në shërbim të luftës. 

Lufta e Europës me ekomafian, rregullore e re për eksportin e mbetjeve

Postuar në 10 Qershor, 2024 16:46

Çdo vit, Evropa eksporton miliona tonë mbeturina në vendet në zhvillim, dhe jo të gjitha në mënyrë legale. Kjo sjell ndikime potencialisht negative në shumë prej vendeve pritëse.

Në këtë biznes shumë fitimprurës, vlerësohet se një e treta e dërgesave janë të paligjshme dhe organizatat kriminale përfitojnë miliarda euro. Prandaj, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë eksportet e mbetjeve dhe të inkurajojë riciklimin në të gjithë Evropën.

Flet bashkëshortja/Abu Bakr al-Baghdadi u radikalizua në burg ku iu ekspozua torturave seksuale

Postuar në 10 Qershor, 2024 15:20

BBC-ja sjell një intervistë të parë të Umm Hudaifa, bashkëshortja e parë e Abu Bakr al-Baghdadi, ish-kreu i Shtetit Islamik që tronditi Lindjen e Mesme pas fillimeve të Pranverës Arabe. Me këtë rast BBC-ja zbulon edhe një foto të papublikuar më herë të al-Baghdadit, emri i vërtetë i të cilit ishte Ibrahim Awad al-Badri, një person që kishte studiuar Sheriatin në universitetin e Bagdadit  dhe që sipas Hudaifas në atë kohë ka qenë “fetar por jo ekstremist, konservator por mendjehapur”. Sipas saj, al-Badri ndryshoi thuajse t

Blair në Kosovë: E dija që para 25 vitesh se po bënim gjënë e duhur

Postuar në 10 Qershor, 2024 12:29

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës, ku ndodhet për një vizitë. Blair, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin e marrë 25 vite më parë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS