SHBA riafirmon rolin stabilizues në Ballkanin Perëndimor
Turi ballkanik i zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee nuk ka përfunduar. Ai ndodhet në Serbi në një vizitë që është komentuar shumë nga mediat vendase. Në një intervistë për “European Western Balkans” dhe “Tanjug”, Yee nuk ka dhënë shumë hollësi rreth vizitës, por presidenti i Zgjedhur, Aleksander Vuçiç, deklaroi se zyrtari amerikan ka dorëzuar ndër të tjera një ftesë të zv.presidentit amerikan Mike Pence për Vuçiç që të vizitojë SHBA.
Edukator i diktaturës dhe demokracisë (Video)
Kreu i grupit parlamentar socialist ose numri dy i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u takua dje me të rinj që votojnë për herë të parë, duke u kërkuar votën. Ish-sekretar i Partisë së Punës dhe ish-ministër i Brendshëm në kapërcyellin e diktaturës dha konsiderata për të dy kohët ku ai ka milituar me të njëjtën parti, duke përcjellë edhe këshilla për brezin e ri jo vetëm si të sillet në jetën e përditshme, por edhe si të hedhë votën në kuti, kësaj rradhe për demokracinë.
Shkëmbim kokë më kokë i Vetting-ut me hapjen e negociatave në dhjetor
Shqipëria shpreson të hapë negociatat e anëtarësimit në muajin dhjetor. Ky të paktën është projeksioni i kryeministrit Rama i shprehur pas një takimi në Bruksel me shefen e diplomacise europiane, Federica Mogherini.
Rama deklaroi se i ka kërkuar BE-së të përgatitet për hapjen e negociatave të anëtaresimit me Shqiperinë. "I thashë Mogherinit dhe Bashkimit Europian që qeveria dhe opozita që do dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do kërkojnë me nje zë hapjen e negociatave të anëtaresimit"- theksoi kryeministri.
Gjithë votat për PS-në? Thirrjes nuk i përgjigjen të gjithë
PDS-ja e Paskal Milos ka firmosur marrëveshje me LSI-në, një ditë pasi PS-ja kërkoi mosregjistrimin e partive të vogla në zgjedhje me synim maksimalizimin e votës. Kjo është çarja e dytë majtas pas deklaratave të Skënder Gjinushit dhe betejës së Tom Doshit, kandidat i PSD-së, për të fituar të drejtën e kandidimit nga KQZ-ja.
"Demokracia joliberale" e Orbánit
"Soros, Soros, Soros, Soros", e titullonte artikullin e vet kryesor javën e kaluar portali hungarez i internetit 444.hu dhe shtonte se: "Qeveria komunikon me qytetarët me nivelin e një fëmije pesëvjeçar." Shkak për këtë u bë reagimi i qeverisë hungareze për një rezolutë të Parlamentit Evropian javën e kaluar i cili kritikonte demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Hungari. Kryeministri hungarez Péter Szijjártó e quajti rezolutën "Raporti Soros" dhe rezultatin e votimit si "një sulm të ri të rrjetit të Sorosit kundër Hungarisë".
Investigimi/Vaj palme në produktet e bulmetit(foto)
Më poshtë investigimi i emisionit "Fiks Fare" për sigurinë ushqimore, përdorimin e vajit të palmës në gjalpin që tregëtohen në vendin tonë:
“Fiks Fare” iu rikthye mbrëmjen e së mërkurës sigurisë ushqimore, duke u ndalur te një nga produktet më të tregtuara dhe konsumuara në Shqipëri, gjalpi industrial.
Nga analizat e kryera nga gazetarët e “Fiksit” rezultoi se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.
Aftësitë mbinjerëzore të popullsisë Sherpa të Himalajeve
Sherpat e Himalajeve kanë evoluar gradualisht si popullsi, pasi trupi i tyre ka fituar aftësinë për të prodhuar energji me mënyrë jashtëzakonisht efikase edhe në se oksigjeni është minimal, si në malin e Everestit. Ky është konkluzioni i një studimi shkencor britanik që ka dëshifruar për herë të parë sekretet biologjike të popullsisë malore të Sherpas, që jeton kryesisht në Nepal dhe Sikkim të Indisë.
Evolucioni 27 vjeçar i PD-së: Nga Partia e Idealeve të Dhjetorit te Partia e Idealeve të Çadrës. Meritë ekskluzive e Hollandezit fluturues, Lulzim Basha
Lajm i Fundit/Presidenti Nishani dekoron "Qytetarin Dixhital" për merita të veçanta në instalimin e Republikës së Re
Vota për sajdisje ka këtë kuptim "të pacipë" (Video)
Kreyefjala është fushata dhe në terren ka nisur puna për të mbledhur vota. Ndaj dhe gjuha e drejtëpërdrejtë ndonjëherë është më e kuptueshme sesa fjalimet butaforike për mrekullitë që do ndodhin më pas. Këtë e ka kuptuar më së miri kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili në gjuhën popullore votën për Partinë Socialiste e ka quajtur “votë për sajdisje”. Edhe më e pacipë mund të quhet kjo që bën si kryetar bashkie. Në këmbim të këtij nderi që e ka kërkuar personalisht ai ka bërë një ofertë publike që mund të quhet ndryshe edhe Pazar publik me taksat e bashkisë.