Lapsus 41 milionë lekë nga Agjencia e Bregdetit për një kullë vrojtimi
Emisioni "Stop" transmetoi një investigim mbi tenderin e kullave të vrojtimit në bregdet dhe funksionimin e tyre. Sipas "Stop" në 27 prill të vitit 2017 nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit është tenderuar një kullë me shumën prej 41 milion lekë të vjetra, ku adresa e dhënë është në Dhërmi.
Nga kërkimet në gjithë vijën bregdetare në Dhërmi nuk gjeti asnjë kullë që të kishte të bënte me tenderimin e Agjencisë së Bregdetit. E vetmja kullë që ishte në Dhërmi ishte një kullë e cila ishte ndërtuar nga një subjekt privat.
Radha e Tillerson për t'u larguar
Revista e njohurn”Foreign Policy” shkruante në një artikull të djeshëm mbi mundësinë e largimit nga detyra të sekretarit të Shtetit Rex Tillerson. Për këtë çështje, revista citon burime nga administrata e Donald Trump që thonë se një kandidaturë e mundshme për zëvendësimin e tij është ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
Tërheqja gravitacionale e mediokritetit
"Cili president të akordoi titullin nderues “Mjeshtër i madh”?", ishte pyetja që një të njohuri të dekoruar i bëra përpara ca kohësh. Si me një ndjenjë faji në vetvete, me një zë që më shumë shprehte pendim e brengë u përgjigj: “Mos ma kujto të lutem, jemi akoma të ankoruar në ujrat e komunizmit. Më ngjallën kujtimin e shpërndarjes së distinktivave “aksionist i dallur”, që u bënë objekt talljeje në atë kohë”.
Taksa e re e ‘fshehtë’ mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët
Ditët e fundit Bashkia e Elbasanit nisi një aksion të ngjashëm me atë të Bashkisë së Tiranës për të për mbyllur aktivitetin e atyre pikave të karburantit që nuk kishin aplikuar për rilicensim sipas një vendimi të qeverisë të muajit prill që përcakton se pikat e karburanteve duhet të paguajnë një tarifë licencimi në masën 3 milionë lekë në Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë në bashkitë e tjera.
Bashkimi i Pacollit me Hardinajn u pagëzua nga ndërkombëtarët
Siç është bërë e udhës tashmë Ballkani është fusha e ndërkombëtarëve dhe kjo u vërtetua edhe në zhvillimet e fundit në Kosovë. Kreu i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli vendosi t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-NISMA, dhe të mundësojë votat që duhen për qeverinë e re.
Xhandari që duam
Dy statuse në Facebook, një shantazh për ndërprerje fondesh dhe bilbili i kryeministrit ka vënë në lëvizje zëdhënësin personal të Edi Ramës në Ministrinë e Arsimit. Sot Lindita Nikolla ka reaguar për përballjen vërbale të kryeministrit me Akademinë e Shkencave pas procesit të zgjedhjes së kryetarit, duke folur shkoqur me këtë shqipe:
Europa e shqiptarëve është e ndryshme nga ajo e ambasadores së BE-së pro qeverisë së Tiranës
Dje ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Valhutin, u bëri të ditur shqiptarëve se pesë muajt e ardhshëm do të jenë kyç për të ardhmen e tyre europiane, për integrimin.
Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë shumë të rëndësishëm, kyç. Është e qartë për të gjithë çfarë lipset që të ndodhë sa i takon 5 prioriteteve kyçe, por në veçanti lidhur me të gjithë aspektet e ligjit dhe në veçanti me luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë asgjësimin e kultivimin e tregtisë së kanabisit
tha ajo.
29 birra njëherazi
Kamerieri gjerman, Oliver Struempfel ka thyer rekordin e tij botëror. Ai mbajti 29 birra të mbushura në gota të mëdha 1 litër për një distancë për 40 metra.
Ai u mundua që të conte numrin në 31, por dy gota ranë në minutën e fundit. Titulli iu dha nga ‘Instituti i Rekordeve në Gjermani.’
Oliver kishte muaj që stërvitej për të mbajtur sa më shumë gota me birrë për të mbajtur titullin e tij si ‘kamarieri që mban më shumë birra në vend.
Radioa "Ejani"
Yee: Traktati i Miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, i rëndësishëm për gjithë Ballkanin
Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euraziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Briqn Hoyt Yee ka përshëndetur firmosjen e Traktatit të Miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, duke vlerësuar se ai është i rëndësishëm për mbarë rajonin.
Polonia kërkon 1 miliardë $ dëmshpërblime nga Gjermania
Polonia ka rihapur çështjen e dëmshpërblimeve me Gjermaninë duke shtuar tensionin me Berlinin zyrtar. Varshava ndodhet nën presionin e BE-së për arsye të zhvillimeve të brendshme politike që sipas Brukselit zyrtar po kërcënojnë demokracinë e këtij vendi.
Në këtë kuadër çështja e dëmshpërblimeve është një mënyrë për të kushtëzuar veprimet e Gjermanisë.
