Manjati kinez flet për rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore

Postuar në 22 Qershor, 2017 19:16

Nuk janë të paktë ata që mendojnë se zhvillimi i teknologjisë është një kërcënim për të ardhmen e njerëzimit. Manjati kinez Jack Ma argumenton se evoluimi i teknologjisë ka të ngjarë të përbëjë një kërcënim për tregun e punës dhe të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.Në një intervistë për CNBC, miliarderi kinez  tha se udhëheqësit botërorë kanë për detyrë të edukojnë njerëzit për të parandaluar rrezikun që sjell rritja e shpejtë e automatizimit dhe të inteligjencës artificiale.

Përgjimi i një përgjuesi!

Postuar në 22 Qershor, 2017 17:25

Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri është bërë protagonist i një debati në distancë me Ilir Metën, të cilin e akuzon per here te pare publikisht si autor te vendosjes se pergjuesit ne zyren e tij, nepermjet zevendesministrit te brendshem, Ilir Marko.

Një votë që duhet të jetë llogari dhe përgjegjësi për familjen. Asgjë më shumë

Postuar në 22 Qershor, 2017 16:10

Pse duhet të votoj kur nuk mu dha asgjë? Kjo është pyetja të cilës sot kryeministri Edi Rama ka tentuar t’i përgjigjet pas një shkëmbimi mesazhesh me një qytetar nga Vlora. Dhe siç mund të pritet, përgjigja është teorike, se vota nuk është mall shkëmbimi, por detyrë patriotike. Kjo demagogji që merr formën e lutjes vetëm në kohë fushate, është e gënjeshtërt dhe thuajse e pacipë. Është e vërtetë që vota është detyrë patriotike, por nëse dikush në 2013-ën votoi për ndryshime, sot nuk i sheh ato. Jo ndryshime që i sjell koha, por politika.

Edhe dy tubacione të tjera gazi përveç TAP në Shqipëri

Postuar në 22 Qershor, 2017 15:12

Në territorin shqiptar mund të kalojnë edhe dy tubacione të tjera gazi përveç atij të TAP – gazsjellësi transadriatik.

Video/Shantazh me vendin e punës në bashkinë Kolonjë

Postuar në 22 Qershor, 2017 14:55

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon sot një video ku sipas denoncimit të qytetarit dixhital shfaqet kreu i FRESSH në Kolonjë, që shantazhon me vendin e punës një punonjës të Bashkisë.

Sulmi amerikan në Siri, i paligjshëm. Pentagoni: Veprojmë me Aktin e vitit 2001 pas 9/11

Postuar në 22 Qershor, 2017 13:36

Operacionet ushtarake amerikane në Siri janë të paligjshme. Akuza vjen nga senatori demokrat Tim Kaine, sipas të cilit rrëzimi i avionit sirian javën e kaluar, ishte i paligjshëm, ndërkohë që Pentagoni deklaron se ai ka leje për të vepruar nën aktin e vitit 2001 për Përdorimin e Forcës Ushtarake pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Rama nën akuzë: I kapur nga biznesmenët e Berishës

Postuar në 22 Qershor, 2017 12:20

Është folur gjithmonë për lidhjet preferenciale të kryeministrit Edi Rama me biznesmenë që kanë qenë klientë të qeverisë së kaluar, por tani akuza vjen publikisht  nga ish-bashkëkryetari i koalicionit Ilir Meta. Mesa duket ky i fundit ka vendosur të luftojë me çdo mjet dhe fakt ish-aleatin e tij pas sulmeve ndaj LSI-së. Ilir Meta tha në Berat se Edi Rama u vu në shërbim të 6 personave që Sali Berisha i konçensionoi për shërbimet publike. 

Tallja e Erdogan me BE-në/Turqia ka marrë 1 mld euro për sundimin e ligjit dhe demokracinë!

Postuar në 22 Qershor, 2017 12:10

Po kërkoni një njeri që është tallur zyrtarisht me Europën, pra Bashkimin Europian? Duket se përgjigja është e thjeshtë: presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan. Muaj më parë doli në sipërfaqe një konflikt mes Turqisë dhe BE-së, për arsye të sundimit të ligjit, standardeve dhe sjelljes së autoriteteve turke pas grushtit të shtetit. Mirëpo Erdogan ia ka marrë dorën llafazanëve të BE-së: nxori përpara kartën e refugjatëve, 3 milionë siç tha ai – dhe menjëherë, kancelarja gjermane Merkel kërkoi marrëveshje.

ISIS shkatërron xhaminë Al Nuri të shekullit të 12-të në Mosul

Postuar në 22 Qershor, 2017 12:00

Drejt shkatërrimit

Postuar në 22 Qershor, 2017 11:04

Pages

Subscribe to ResPublica RSS