PD ngushëllohet me Kavajën
Partia Demokratike mund të ngushëllohet vetëm me fitoren e bashkisë së Kavajës në këto zgjedhje. Kandidati i saj, Isa Sakja fitoi me një direferncë të ngushtë përballë rivalit socialist Dorian Murati. Në fund të procesit të numërimit Sakja rezultoi fitues me 28 vota më shumë. Shpallja e fituesit u shoqërua me një përqafim mes dy rivaleve. Pas fitores demokrati Isa Sakja doli me nje mesazh per gjithe bashkeqytetaret, ku tha se do të punojë per nje Kavaje ne sherbim te qytetareve, pa i ndare ata ne te djathte e te majte.
Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen si kryetar i Sfida
Përmes një postimi në profilin e vet në Facebook, Bojaxhi njofton tërheqjen nga detyra e kryetarit të partisë së tij Sfida, referuar rezultatit në zgjedhje, ku ai mori 0.22% të votave.
“Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.
Nëse zgjedhjet i bleu krimi dhe pushteti, atëherë Marrëveshja e 18 majit bie
Fjalimi i Lulzim Bashës dje në mbrëmje ishte një kombinim i njohjes së humbjes, përgjegjësisë për të dhe manovrës për të mbajtur një rrugëdalje drejt rikonfirmimit në drejtimin e partisë. Fjalimi erdhi siç u tha pas një takimi me ish-kryetarin Sali Berisha, i cili deri më tani nuk është prononcuar për këto që kanë ndodhur. Vlen të kujtojmë këtu se intervista e fundit e Sali Berishës përpara zgjedhjes vuri në vëmendje edhe sjelljen e Bashës pas një humbjeje hipotetike dhe sipas ish – kryeministrit, akti i tij i dorëheqjes në vitin 2013, nuk ka pse të shihet si model.
Fjalë pa fund...për atdheun dhe shqiptarët
Kënga e katër viteve që vijnë - kryeministri Edi Rama në festën e radhës në shesh:
Reagimi zyrtar i kreut të PD-së: Ishin zgjedhje të pabarabarta
Bashës i kërkohet të hapë krahun, humbja ekspozon përçarjen në PD
Humbja e Partisë Demokratike ka ekspozuar edhe përçarjen që ekzistuar në këtë parti gjatë 4 vjeçarit të saj në opozitë. Përçarje që mesa duket ka nisur që nga zgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar i PD dhe mënyra sesi ai erdhi në krye të partisë më të madhe të opozitës në një garë shumë të diskutueshme me Sokol Olldashin.
AMA shtyn sërish mbylljen e transmetimeve analoge
Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA është deytyruar të shtyjë sërish afatin për mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë – Durrës i parashikuar të mbyllje më datë 30 qershor 2017. Sipas AMA-s, shkak për këtë vendim është sasia e pamjaftueshme në treg e dekoderave tokësorë, të cilët mundësojnë marrjen e sinjalit televiziv digjital.
Një votë që po lexohet si revansh dhe Amnisti
Vota dhe fitorja janë përgjegjësi e madhe. Me këtë shprehje kryeministri Edi Rama hapi siparin e mandatit të dytë të tij në qeveri duke i qëndruar besnik demagogjisë dhe manipulimit.
Bashkësia Islame e Kosovës: Kemi marrë masa për thirrjen në xhami për Lavdrim Muhaxherin
Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht Këshilli I Bashkësisë në Kaçanik, njoftoi me një lajmërim nga xhamia vdekjen e Lavdrim Muhaxherit, ish-luftëtar i njohur i Shtetit Islamik. Kjo sjellje ka krijuar një lloj diskutimi pas BIK është distancuar nga ISIS, ndërkohë që përfaqësues të saj janë justifikuar sot përmes një prononcimi për Radio Evropa e Lirë.
Fotolajm/Selia e PD-së dje në mbrëmje vonë
Një letër me mbishkrimin "Basha Ik" është vendosur në muret e selisë qendrore të PD-së.