A dukej kështu Maria Magdalena?
Portreti është krijuar nga studiues francezë bazuar në fotografimet e një kafke të gjetur në një qytet mesjetar francez.
Qipro turke refuzon të jetë provincë e Turqisë
Duke keqardhjen për dështimin e bisedimeve për ribashkimin e Qipros verën e kaluar,presidenti i Qipros turkeMustafa Akinci tha se qipriotët turq nuk kanë ndërmend të hyjnë në një proces të paqartë. As aneksimi nga Turqia, as të qenit një pakicë në Qipro nuk është një opsion për turqit qipriotë tha Akinci në një konferencë të organizuar nga Fondacioni për Zhvillim Ekonomik në Stamboll.
“Gjermanët duhet të jenë krenarë për Luftën e Dytë Botërore”
Gjermanët duhet të jetë "krenare" për "arritjet" e ushtrisë së tyre gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Kështu deklaroi, disa ditë para zgjedhjeve federale parlamentare të cilat do të mbahen më 24 shtator, Alexander Gauland, një nga kandidatët kryesorë të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD). Partia e tij në sondazhe mbledh rreth 12 % të votave dhe pritet të bëhet forca e tretë në Bundestag.
E kolmja del në modë
Mbi 60% e grave në Shtetet e Bashkuara kanë një shëndet të bëshëm. 10 prej tyre u zgjodhën si modele nga kompania e Torrid dhe prezantuan veshjet e firmës në javën e modes në Nju Jork. Filozofia e kompanisë është se tashmë nuk mund të injorohet fakti se popullsia më e disponueshme për të blerë rroba është ajo e madhësive që tejkalon disa herë masat e modeleve të zakonshme.
Politika e madhe e Tiranës/Merret me Korenë e Veriut dhe "harron" referendumin e kurdëve
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar sot një deklaratë përmes së cilës dënon ashpër lëshimin e raketës balistike nga Korea e Veriut. Në deklaratë vihet në dukje shkelja e të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Qeveria shqiptare i bën thirrje RPDK-së të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin Korean”, thuhet në deklaratë.
Epopeja e shkollës "Betim Muço"
Dje u përurua shkolla “Betim Muço”. Vendndodhja: Tiranë, Kombinat. Shkolla do të presë 1200 nxënës. A ka rëndësi për publikun përurimi i një shkolle? Sigurisht që ka. Por më rëndësi ka cilësia e arsimit përveç logjistikës. Por një shkollë ka më shumë rëndësi për komunitetin ku ndërtohet. Mirëpo nëse në Tiranë kryetar bashkie është një njeri si Erjon Veliaj, shkollës “Betim Muço” mund t’i jepet edhe rëndësi ndërkombëtare. Lajmin për përurimin e kësaj shkolle e kanë përcjellë dje në edicionet informative, të paktën dy televizionet kombëtare: Top-Channel dhe Tv Klan.
Korea e Veriut lëshon sërish raketë mbi Japoninë
Korea e Veriut ka lëshuar sot një tjetër raketë që ka fluturuar mbi ishujt Hokaido të Japonisë. Raketa balistike fluturoi në lartësinë 770 km në një distancë 3700 km përpara se të binte në det. Lajmi është raportuar së pari nga ushtria koreanojugore e cila ka lëshuar menjëherë dy raketa balistike duke simuluar një sulm ndaj Veriut. Lëshimi vjen dy javë pas testit bërthamor të kryer nga Pheniani.
Maliqi i opozitës
Dëgjojeni Lulzim Bashën sesi e mbron sot marrëveshjen që bëri me Edi Ramën më 18 maj! E detyruan amerikanët, rrezikonim të mos hynim në zgjedhje, Edi Rama do emëronte opozitën. Këto janë në fakt argumentet e vetme të mbetura e të cilat janë thënë e stërthënë në formën e thashethemit politik që në fillim.
Presidenti i Komisionit Europian - Strategji për pranimin e suksesshëm në BE të Serbisë dhe Malit të Zi
Serbia dhe Mali i Zi kanë fituar edhe njëherë në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndonëse këto ditë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar edhe njëherë se BE-ja nuk do të zgjerohet deri në vitin 2019, ai ka iniciuar një lëvizje që ndihmon në mënyrë të posaçme Beogradin dhe Podgoricën.
Polici dhe fadroma për Shkozën, shpronësim i majmë për familjarët e Bashës
Dy raste dhe dy akte që ekspozojnë qëndrimet e qeverisë në raport me prishjen e objekteve për interes publik. Episodi i parë lidhet me një protestë të banorëve të Shkozës, të cilët kundërshtuan prishjen e 153 banesave në kuadër të projektit të nisur nga ARRSH e Ministria e Transporteve.
