Gratë koreane, skllave seksi të Ushtrisë Japoneze (Video)

Postuar në 07 Korrik, 2017 13:36

Një video  me gjatësi 18 sekonda u publikua nga qeveria e Koresë së Jugut dhe Universiteti i Qendrës Kombëtare të të Drejtave të Njeriut në Seul, shfaq një nga faqet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Në videon e publikuar për herë të parë shfaqen shtatë gra robina të ushtrisë japoneze.
Në thelb, këto gra ishin skllave seksi të Ushtrisë Perandorake Japoneze dhe përdroreshin për të kënaqur seksualisht ushtarët që shërbenin në front.
Vlerësohet se më shumë se 200.000 gra, kryesisht me origjinë koreane, ishin të burgosura të Ushtrisë Japoneze.

Ironia e ambasadës gjermane: Pamje nga Tirana

Postuar në 07 Korrik, 2017 13:04

E çuditshme pse jo një foto nga sheshi "Skënderbej" apo nga bulevardi i ri...surprise

Kryeministri indian Narendra Modi dhe ai izraelit Netanyahu, freskohen në ujërat e Mesdheut

Postuar në 07 Korrik, 2017 12:31

Kryeministri indian është i pari drejtues qeverie indian që viziton Izraelin. Bashkë me Natanyahun ata kanë kaluar disa orë në qytetin e Haderas. 

 

Përse u “frynë” partitë në Qeveri dhe u “rrudh” opozita?

Postuar në 07 Korrik, 2017 12:19

Blerja e votës dhe kërcëni mi i votuesve konsiderohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë si disa prej manipulimeve më të vështira për t’u identifikuar dhe faktuar. Pavarësisht kësaj, vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 kanë pohuar se ka pasur blerje të votës dhe  kërcënim të votuesve në të gjithë vendin.

Dështojnë bisedimet për ribashkimin e Qipros

Postuar në 07 Korrik, 2017 12:10

Bisedimet për ribashkimin e Qipros në Crans-Montana të Zvicrës u rrëzuan mëngjesin e premtes, duke shënuar fundin e një procesi premtues për të zgjidhur një mosmarrëveshje që mban për dekada. "Unë jam shumë i keqardhur t'ju informoj se pavarësisht angazhimit të fortë të të gjithë delegacioneve dhe palëve në samitin e Qipros, takimi përfundoi pa një marrëveshje," tha Sekretari i Përgjithshëm Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierrez në një konferencë për shtyp.

Basha nuk njeh kufij në dështimin e tij. Kërkon me qira nga PS-ja Taulant Ballën për zgjedhjet lokale të vitit 2019

Postuar në 07 Korrik, 2017 12:04

Bihaçi, baza 6 miliardë$ e Titos

Postuar në 07 Korrik, 2017 11:59

Baza ajrore e Bihaçit ka qenë një nga instalimet ushtarake më të mëdha në Europë dhe ajo ndodhej fare pranë Shqipërisë, në pjesën boshnjake të ish-Jugosllavisë. Ajo njihet si baza ajrore Zheljava, zyrtarisht Objekat 505 – Objekti 505, rrëzë malit Plješevica. Ajo nisi të ndërtohej në vitin 1948 dhe përfundoi në vitin 1968 me një kosto totale, 6 miliardë dollarë. Objekti konsiderohej si bazë ajrore e nëndheshme, por në fakt aty avionët vetëm strehoheshin në tunelet e ndërtuara në mal, diçka që u imitua në Shqipëri me Gjadrin, apo me bazën detare në Porto Palermo.

“Programi online i qeverisë”, befasues. Jo Punësimi në krye, por Drejtësia dhe Administrata!!!

Postuar në 07 Korrik, 2017 11:13

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot në profilin e tij në Facebook atë që e quan “Raport për Ju”. Materiali është një përmbledhje e përpunuar dhe filtruar e komenteve dhe sugjerimeve të njerëzve në Facebook, për prioritetet e punës së qeverisë së re. Rezultati, ashtu siç e paraqet kryeministri, është befasues:

Video/Protesta anti-Trump dhe kundër kapitalizmit në Hamburg

Postuar në 07 Korrik, 2017 10:43

Në protesta u përfshinë 10 mijë njerëz dhe ato zhvillohen si shenjë kundërshtimi ndaj samitit të G20.

"Në PD kanë frikë të flasin"

Postuar në 07 Korrik, 2017 10:32

Jamarbër Malltezi, zyrtar në Partinë Demokratike dhe dhëndër i ish-kryetarit të saj, Sali Berisha, ka publikuar në profilin e vet në Facebook përmes të cilit denoncon situatën kufizuese në PD.

Pas 27 vitesh qe protestuam per liri dhe te drejta njerezore, nuk mendoja qe do perballesha me njerez qe kane frike te diskutojne lirshem (dhe brenda forumeve) per ate qe u be mire dhe ato qe ishin krejt gabim.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS