Mania e Kullave mbërthen edhe Sarandën...madje në mes të detit:))))))
Musk: Inteligjenca Artificiale, kërcënimi më i madh për njerëzimin
Elon Musk, miliarderi amerikan që synon shumëçka që lidhet me përdorimin e teknologjisë dhe ambicien e njerëzimit për hapësirën, ka bërë një paralajmërim befasues për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. Sipas tij, përshpejtimi në këtë fushë, pa e shoqëruar me rregulla të qarta, mund të çojë në rënien e qytetërimit njerëzor.
Plazhi i Iwaki në Fukushima hapet për herë të parë që nga viti 2011
Plazhi, ndër më popullorët në prefekturën e Fukushimas në Japoni, ishte mbyllur që nga katastrofa e vitit 2011, kur cunami shkaktoi rrjedhjen radioaktive në centralin nuklear të zonë.
Punët fine të Jacques Biederer
Vitet ’20-’30. Fotografitë janë të çekut Jacques Biederer që dëshmon sy të vërtetë artisti në realizimin dhe rrokjen e duhur të sensualitetit. Femrat performojnë në studio që marrin kuptimin e një mjedisi para-pornografik, por pa shkelur kufirin ku çelet “sekreti” që qëndron poshtë fustanit. Ndoshta kjo u jep fotove një frymëmarrje etorike dhe sensuale: femra sapo është dorëzuar, por asgjë nuk ka filluar ende. Ndihmuar kjo edhe nga fiziku i femrës së atëhershme: gjoks i vogël, gjerësi në vithe dhe këmbë të kolme.
Skandali me mishin e kalit, 66 të arrestuar nga Europol
Europol ka njoftuar arrestimin e 66 personave me dyshimin e tregtisë së mishit të kalit, të papërshtatshmëm për konsum njerëzor. Gjatë operacionit u sekuestruan llogari bankare, pasuri të paluajtshme dhe makina luksoze.Policia spanjolle ka nisur hetimet për një rrjet që kryente therje të kuajve në Spanjë dhe Portugali. Kuajt që thereshin ishin shumë të moshuar ose tërësisht të papërshtatshëm për konsum njerëzor. Përmes dokumentave të falsifikuara ky rrjet e eksportonte mishin në Belgjikë - një nga eksportuesit më të madh të mishit të kalit në Bashkimin Evropian.
Sekretariati i Energjisë mund të penalizojë Shqipërinë
Në ditët e para pas fitores së zgjedhjeve, kryeministri Rama dhe ministri i Energjisë Gjiknuri u kujdesën të rkthejnë në detyrë drejtorin e OSHEE-së Ardian Çela, ndonëse në serinë e prioriteteve ishin çështje të tjera.Shqipëria nuk ka përmbushur si duhet angazhimet për liberalizimin e tregut të energjisë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ndryshe nga herët e tjera, në raportin e monitorimit të vendeve në Ballkanin Perëndimor, këtë vit kritikon Shqipërinë.
Populizmi sot po "shtrëngon dhëmbët" rreth kryeministrit populist grek
Alexis Papachelas shkruan sot një opinion në gazetën që drejton “Kathimerini” që titullohet: Të ngatërrosh vulgaritetin me radikalizmin.
Duke marrë shkas nga një konferencë biznesi në të cilën disa politikanë kishin nisur zakonin e akuzave reciproke, Papachelas tërheq vëmendjen në një situatë ligjërimore për të cilën ka përgjegjësi të madhe politika.
“Assad mund të qëndrojë”
Kështu citohet të jetë shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron, pas bisedimeve me presidentin amerikan Donald Trump. Macron madje, ka shtuar se “Franca e ka ndryshuar doktrinën e vet për Sirinë”, duke shtuar se tani synimi është asgjësimi i grupeve terrosite kudo që ndodhen. Në fakt këtë thotë edhe Donald Trump, duke sugjeruar kështu se Assad, presdidenti sirian nuk shqetëson më kënd në Perëndim.
Vëzhgimi/Në Durrës beton -Veliera fiton mbi gjetjet arkeologjike
Materialet filmike dhe fotografike përcillen nga blogu “amfora.al”, që e përshkruan veten si blog që i kushtohet arkeologjisë. Akuza është se në zonën e ndëritmit të Velieras në Durrës, betoni ka mbuluar gjetjet arkeologjike. Kjo kërkon mendimin dhe ndërhyrjen e specialistëve për të bërë vlerësimin dhe për të konfirmuar vërtetësinë e këtij vëzhgimi, që po e përcjellim për shkak të debatit dhe ndjeshmërisë.
Ndahet nga jeta fituesja e vetme femër e çmimit Fields në matematikë
Universiteti i Stanford në SHBA njoftonte dje se është ndarë nga jeta Maryam Mirzakhani, pedagoge e matematikës. Ajo vdiq në moshën 40 vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit.