Arrestimi i Habilajt në Itali, Ramës i kërkohen sqarime për Audin e Tahirit

Postuar në 16 Tetor, 2017 17:30

Pas lajmit të bërë publik në mediat italiane për kapjen e Moisi Habilajt, i akuzuar si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryetari i Partisë Demokratike i ka kërkuar Edi Ramës të japë sqarime për lidhjet e denonbcuara nga opozita të ish-ministrit Tahiri dhe vëllezërve Habilaj.

S’ka bashkim të Tatimeve me Doganat

Postuar në 16 Tetor, 2017 17:10

Ishte në top listën e prioriteteve të qeverisë “Rama 2” si një reformë që të do të ulte korrupsionin dhe do të lehtësonte procedurat për biznesin,  madje ministria e Financave ishte duke shqyrtuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë pwr bashkimin e Tatimeve me doganat. Por vizita e Fondit Monetar Ndwrkombwtar duket se i ka vwnw fre kwtij projekti.

Dinjitarët e replikave!

Postuar në 16 Tetor, 2017 16:55

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë në media për të replikuar në distancë me presidentin grek Prokopis Pavlopulos, i cili i quajti amatoreske lëvizjet e Shqipërisë në lidhje me ligjin për minoritetet.

Dimtir Bushati është shfaqur i prerë dhe si të thuash i është përgjigjur drejtëpërdrejtë akuzave duke mos kursyer nënkuptimet. “Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrësesi në Shqipëri”- ka thënë Bushati.

Po i numëron të gjithë që t'u nisë faturat. Burimet: Së shpejti taksë solidariteti me kombëtaren. Propozim i Armando Dukës

Postuar në 16 Tetor, 2017 15:29

Dielli i kuq që la pas uragani Ofelia

Postuar në 16 Tetor, 2017 14:16

Fenomeni u vu re në disa pjesë të Anglisë dhe sipas meteorologëve është shkaktuar nga rëra sahariane që solli me vete uragani. 

Kroaci, arrestohen pesë ish-anëtarë të bordit menaxhues të Agrokor

Postuar në 16 Tetor, 2017 14:12

Policia kroate ka arrestuar disa prej drejtuesve kryesorë të kompanisë “Agrokor” e cila ka kalur aktualisht nën menaxhimin e një administrate të emergjencës caktuar nga qeveria.

Hiletë e OSHEE-së në aplikimin për çmimin e ri të energjisë

Postuar në 16 Tetor, 2017 13:10

Enti Rregullator i Energjisë ka hapur procedurën për të miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë në 2018-tën. Tashmë pritet që dy kompanitë OSHEE dhe OST të dërgojnë aplikimin pranë Entit për të bërë propozimin e çmimit të ri. 
ERE  do të marrë dy vendime të ndryshme në fund të muajit dhjetor, një për përcaktimin e tarifës që Operatori i Transmetitmit do të vendosë mbi kompaninë e shpërndarjes për përdorimin e rrjetit, dhe një tjetër për çmimin që OSHEE u shet energji konsumatorëve.

Kohezioni social po zbehet. E ardhura bazë e garantuar, si alternativë

Postuar në 16 Tetor, 2017 12:43

Një e ardhur minimale duhet garantuar për të gjithë qytetarët pavarësisht nëse punojnë ose jo”.

Bertrand Russell

Radhë e madhe te Bashkëqeverisja...

Postuar në 16 Tetor, 2017 11:54

Zaev, sovrani i ri i skenës politike në Maqedoni

Postuar në 16 Tetor, 2017 11:31

Fitore të madhe që tejkaloi të gjitha parashikimet arriti LSDM-së e kryeministrit Zoran Zaev në raundin e parë të zgjedhjeve komunale që u mbajtën të dielën në Maqedoni.  Partia e tij arriti të dominojnë që në raundin e parë në 37 nga 81 bashkitë e vendit, ndërsa VMRO e Nikolla Gruevskit fitoi vetëm në 3 bashki. 

Partia e Zoran Zaev fitoi në Kumanovë, Manastir (Manastir), Prilep, Ohër, Strumicë dhe shumë bashki të tjera. Lideri i LSDM-së duke folur në mesnatë për mbështetësit e tij foli për një fitore të madhe dhe një votëbesim të qeverisë. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS