Rusia dhe India, drejt një mekanizmi të ri për të anashkaluar dollarin

Postuar në 13 Gusht, 2024 16:37

India dhe Rusia po eksplorojnë idenë e një kursi standard të këmbimit rupi-rubla për të filluar tregtinë e drejtpërdrejtë duke përdorur të dy monedhat. Kjo shihet si një strategji për të kapërcyer barrierat tregtare të dollarit të krijuara nga sanksionet perëndimore kundër Moskës.

Një video e munguar për "pushimet shumë të mira" në Dhërmi

Postuar në 13 Gusht, 2024 15:47

Kryeministri Edi Rama shpërndante dje në rrjetet sociale një video të një turisti italian, që fliste për Dhërmiun apo bregun shqiptar. Videon z. Rama e ndante me titullin: NE ITALIANËT me pushime në Shqipëri, më mirë se në Itali.

BE-ja në rrugën e Austro-Hungarisë: Formula për çdo gjë, zgjidhje për asgjë

Postuar në 13 Gusht, 2024 14:50

Mediat në Kosovë raportojnë mbi “një përgjigje” të Bashkimit Europian, sipas të cilës “statusi i urës së Ibrit planifikohet të përfshihet në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut” mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu mjaftoi një gjest që Bashkimi Europian të njoftojë se kemi një çështje të re në kuadër të dialogut. Është tanimë e qartë për këdo, se në Bruksel shtetësia e Kosovës ka nisur të bezdisë shumëkënd dhe të cilësohet si kohë e humbur.

Njeriu që mund të nxjerrë nga loja Zelensky-n

Postuar në 13 Gusht, 2024 11:54

Ish-ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, shihet nga SHBA-të si një zëvendësues i mundshëm i presidentit Vladimir Zelensky. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) thotë se Avakov është figurë e pranueshme për demokratët dhe republikanët, në radhët e të cilëve ka shumë pakënaqësi me presidentin Zelensky.

Rusia: IAEA të adresojë sulmin mbi centralin bërthamor në Zhaporizhia

Postuar në 12 Gusht, 2024 21:03

Rusia i kërkon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të adresojë çështjen e sulmit mbi centralin bërthamor në Zhaporizhias. Në një deklaratë, drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Shtetërore të Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, Alexey Likhachev, e cilësoi sulm terrorist goditjen e centralit nga forcat ukrainase dhe i kërkoi IAEA-s të shkojë përtej deklaratës së thjeshtë me të cilën e dënoi ngjarjen.

Kakomeja, plazh i ndaluar për shqiptarët. Vangjeli e hapi më 1 gusht, e mbylli pas zgjedhjeve!!!

Postuar në 12 Gusht, 2024 17:34

Doni një Vangjel për punë? Ja ky është!

Kështu e prezantoi Vangjel Tavon, kryeministri Rama, gjatë një prej takimeve të tij elektorale në Himarë. Dhe Vangjeli për punë, pa vetulla dhe i shpëlarë, vetëtinte në fytyrë si një hero i punës socialiste në prani të udhëheqësit.

Policimi i Policisë

Postuar në 12 Gusht, 2024 16:28

Nuk kaloi java që e ashtuquajtura Polici e Shtetit të dalë sërish në qendër të vëmendjes mediatike. Pas incidentit mes Altin Qatos dhe një qytetari, që u dhunua në mënyrë fyese nga oficeri i Policisë, vjen ngjarja në Pogradec. Një 42 vjeçar duket se është rrahur për vdekje nga një 29 vjeçar. Egli Proga ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar nga i akuzuari Denis Meçe, një 29 vjeçar që sipas PD-së ka lidhje me drejtues të Partisë Socialiste në Pogradec. 

Miti i lobit grek që ndikon në SHBA

Postuar në 12 Gusht, 2024 15:55

Në një shënim të sotmin në “Kathimerini”, drejtuesi i kësaj gazete, Alexis Papachelas, merr në shqyrtim ndikimin që ka lobi izraelit në SHBA. Një grupim organizatash që arrin të ndikojë dhe madje diktojë deri diku politikën amerikane në Lindjen e Mesme. 

Lia e majmunëve, OBSH vendos këtë javë nëse kemi të bëjmë me emergjencë globale

Postuar në 12 Gusht, 2024 15:32

OBSH pritet të përcaktojë të mërkurën nëse shpërthimi i lisë së majmunëve në Afrikë përbën emergjencë për shëndetin publik në rang global. Një grup ekspertësh të pavarur do të këshillojnë drejtorin e OBSH-së, Tedros Adhanon Ghebreyesus, në lidhje me rekomandimet e reja për mënyrën si duhet menaxhuar përhapja e sëmundjes.  

Ura e Mitrovicës, simbol ironik i pafuqisë dhe joseriozitetit të BE-së

Postuar në 12 Gusht, 2024 15:12

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS