Assange fiton të drejtën për të apeluar ekstradimin në SHBA
Julian Assange mund të apelojë ekstradimin e tij në SHBA, ku akuzohet se ka zbuluar sekrete ushtarake.
Assange po përpiqet t’i shpëtojë ndjekjes penale në SHBA për akuzat për spiunazh në lidhje me publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara dhe diplomatike. Për këtë, ai i është drejtuar Gjykatës së Lartë në Londër.
Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Netanyahun
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izrealit, Beniamin Netanyahu dhe drejtuesit e Hamasit. Sipas gjykatës ka prova të arsyeshme për të besuar se të gjithë këta persona janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit duke nisur të paktën që nga 7 tetori 2024.
Përveç Netanyahut nga pala izraelite janë në kërkim ndërkombëtar ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ndërkohë që anëtari tjetër i kabinetit të luftës, Benny Gantz e ka denoncuar vendimin duke cilësuar se:
Injorojeni siç bëjnë në Prishtinë dhe Athinë
Zoti Rama duket se e ka kompleks të madh injorimin që i vjen nga Kosova. Si një person që u mësua të nënshtrojë këdo në PS, që pa që ata që dikur u lëpihej deri në neveri, i lëpihen tani, si person pra që pa në vetë të parë se çdokush ka çmim, dhe si një qenie që vuan deri në torturë begenisjen e tjetrit, z. Rama nuk po di se çfarë të bëjë tashmë për ta homogjenizuar turmën shqiptare rreth vetes, të cilën e sheh si obeliskun e kombit.
250 persona me probleme të shëndetit mendor mbahen në mënyrë të paligjshme në burg
Afro 250 persona me probleme të shëndetit mendor mbahen në mënyrë të paligjshme në burg, ndërkohë që duhet të ishin në klinika të specializuara. Shqetësimi u ngrit nga Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi Robert Gajda. Në një intervistë për MCN Tv, Gajda thotë:
Për Bansjkën edhe NATO ngre supet
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ambasadorja e SHBA në NATO Juliane Smith, ka dhënë vetëm një mesazh që mesa duket lidhet me zgjedhjet presidenciale në atë vend. ANëtarët e Aleancës duhet të shtojnë buxhetin e tyre të mbrojtjes deri në kuotën 2% mesa duket për të mos lejuar që ky argument të përdoret nga Donald Trump në fushatë. Për të tjerat, administrata Biden nuk ka ndonjë përgjigje. E pyetur për qëndrimet e Serbisë, zonja Smith ka deklaruar se Serbia është një vend sovran të cilës i është kërkuar të deklarohet për hyrjen ose jo në NATO.
Gjashtë pika për Netanyahun dhe kërcënim me dorëheqje nga kabineti i luftës
Ministri Hasani bën testin e Luledeles në Estoni
Ministri i Jashtëm Igli Hasani raportohet se është në një krizë të thellë besimi. Ka folur aq pak dhe aq formalisht dhe sërish e kanë marrë për keq. Pas samitit ballkanik, Hasani shpërndau një deklaratë të ekuilibruar për Kosovën. E krahasuan me një ministër të Bjellorusisë.
Në këtë dilemë e ka gjetur ministrin vizita në Estoni ku siç bëjnë me dije burime për “Të Kripura” ai është parë të ecë vetëm nëpër sallat e takimeve.
Ndryshoni kufirin!
Padrejtësi më të madhe sesa njësia njëetnike, në shtetin multietnik, nuk ka, por e keni firmosur dy herë, e keni aprovuar në Kuvend, tani nuk e kërkon vetëm Rusia dhe Serbia, por krejt Perëndimi! Edhe Shqipëria. Realizojeni ose dorëhiquni!
Perëndimi është bindur se njësia serbe do ta mbajë nën kontroll Kosovën, prandaj e dëshirojnë!
Epidemi rezolutash/Beogradi do kërkojë shpalljen si Genocid të veprimeve gjermane dhe kroate në LIIB
Kaosi duket se po afron për mbarë rendin ndërkombëtar nisur nga kërkesat për revizionim të historisë. Nëse deri më dje Lufta II Botërore bashkonte fituesit mbi një normë humanizmi dhe anti-totalitarizmi, sot kjo po ndan. Rusia është duke përgatitur një draft rezolutë për në OKB që i shpall vrasjet nga gjermanët të rusëve dhe sovjetikëve në LIIB si genocidale. Një akt ky që vendos demarkacion të qartë në Europë. Modelit në fjalë do t’i bashkohet edhe Serbia.
Drafti final/Në Srebrenicë u krye Genocid
Draft rezoluta për Srebrenicën është kompletuar si tekst dhe ka marrë në konsideratë propozimet e Malit të Zi. Në hyrje të saj theksohet se:
Përgjegjësia kriminale nën ligjin ndërkombëtar për krimin e genocidit është individuale dhe nuk mund t’i atribuohet ndonjë etnie, besimi fetar apo grupeve të tjera si dhe komuniteteve si të tëra