Dimitris Koufodinas, anëtari i organizatës "17 nëntori" duke dalë nga burgu i Korydalos
Organizata është përgjegjëse për 23 vrasje dhe personi në fjalë ka marrë leje për 48 orë.
Hahn, makiazh qeverisë!
Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn i ndodhur në Tiranë në kuadër të një konference për lirinë e medias, i dha oksigjen qeverisë që ndodhet në pozita jo fort komode për shkak të skandalit me ish-ministrin Tahiri dhe dyshimet për implikimin e strukturave të policisë në trafikun e drogës. Zyrtari europian foli për progres në luftën kundër kanabisit dhe deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur, por sipas tij rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave do të varet nga rezultatet e vetingut.
Koha që Shërbimi i Jashtëm të konsiderohet ndryshe nga politika
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka prezantuar dje në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme, projektbuxhetin e kësaj ministrie për vitin 2018. Sipas ministrit rritja për këtë vit është me 0.74% krahasuar me një vit më parë dhe sipas asaj që ai deklaroi fondi mjafton që ndër të tjera “të vazhdohet me pjesë të ndryshme të rikonstruksionit të godinës së Ministrisë së Jashtme”. Ndërkohë që siç tha Bushati “jemi në fazën e mbylljes së bibliotekës”.
S’ka bisedime për çamët në Kretë, zbardhet axhenda
Takimin disaditor mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias për të cilin kanë nisur përgatitjet nga kjo e enjte mediat greke e komentojnë si bisedime rraskapitëse që do të zgjasin deri të dielën me shpresën për të arritur progres në disa nga çështjet që ndajnë të dy palët.
Hakmarrja e Soros? Pikëpamje se çfarë qëndron pas Paradise Papers
Paradise Papers, skandali që ekspozoi emra të njohur të politikës globale në mashtrime financiare dhe fshehjen e pasurive, mund të jetë nxitur nga miliarderi amerikan Xhorxh Soros, i cili në mënyrë të përsëritur ka goditur politikanët dhe figurat publike përmes burimeve të kontrolluara të medias.
Debate politike në Greqi për dy ditë leje për drejtuesin e burgosur të grupit “17 nëntori”
Mediat greke raportojnë se administrata e burgut të Korydalos në Greqi ka miratuar kërkesën për dy ditë leje për Dimitris Koufontinas, një nga figurat kyçe të grupit të majtë terrorist, “17 nëntori”. Vendimi ka provokuar reagime të mëdha politike, për shkak se grupi në fjalë ka organizuar vrajse politikanësh, atashesh, biznesmenësh që nga themelimi i vet. Ai e mbante Greqinë prej kohësh në listën e vendeve me burim terrorizmi politik, ndërkohë që për vite të tëra autoritet nuk mundnin të arrestonin celulën vepruese.
Itali/Godet gjatë intervistës gazetarin e Rai. Nuk arrestohet(video)
Ka përfunduar me dhunë intervista e një gazetari të Rai “Nemo” me Roberto Spada, vëlla i një kapoklani, Carmine “Romoletto”. Intervista vjen në kuadër të fushatës elektorale dhe është zhvilluar në Ostia, njësi e Romës, që është prekur nga aktivitetet mafioze. Spada qëllon me kokë dhe i thyen hundën gazetarit Daniele Piervincenzi që ka dhënë dorëheqjen në mbrëmje dhe qëllon me një shkop gome kameramanin Edoardo Anselmi. Solidariteti me gazetarin nuk ka munguar, madje edhe nga kryeministri Paolo Gentiloni.
Erdogan - Musk, takim në pallatin presidencial në Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar dje një takim me miliarderin, novatorin dhe sipërmarrësin e njohur amerikan të Silicon Valley, Elon Musk. Takimi është zhvilluar në pallatin presidencial në Ankara dhe në të kanë asistuar edhe disa ministra dhe këshilltarë të Erdogan. Mediat turke shkruajnë se takimi pason një nismë të qeverisë turke për prodhimin e një makine në vend që do të plotësonte nevojat e tregut por edhe do të zgjeronte gamën e industrisë së rëndë në Turqi.
Fotohistori/Pjesëtarë të lëvizjes së Haxhi Qamilit në burgun e Elbasanit(1914)
Fotoja në fjalë është publikuar së fundmi nga Arkivi Dixhital I Elbasanit, një faqe online që kujdeset për të evidentuar historikun e qytetit. Fotoja e cila është ofruar nga qytetari z. Hysen Velenica paraqet një grup rebelësh, anëtarë të lëvizjes së Haxhi Qamilit, në burgun e Elbasanit.
Gudar Beqiraj jep dorëheqjen, shpëton Akademinë e Shkencave nga shkrirja e plotë
Nuk ka zgjatur shumë qëndresa e Gudar Beqirajt në krye të Akademisë së Shkencave. Në një takim të sotshëm me Presidentin Ilir Meta, ai ka paraqitur dorëheqjen nga detya në të cilën u zgjodh pa garë vetëm disa javë më parë. Në njoftimin e presidencës thuhet shprehimisht se Beqiraj ka përcjellë vendimin e tij duke shprehur formalisht se do të vijojë të kontribuojë për reformimin e Akademisë.
