Etiopia zbulon planet për ndërtimin e një aeroporti me kosto 6 miliardë dollarë
Etiopia ka zbuluar plane të vetat për ndërtimin e një aeroporti me kosto 6 miliardë dollarë që supozohet të jetë më i madhi në Afrikë. Për të realizuar projektin, Etiopipian Airlines ka firmosur një memorandum mirëkuptimi me Dar, një firmë këshillimi në Dubai dhe në projekt parashikohet të ketë 4 pista ngritjeje. 35 km2, aeroporti i ri parashikohet të ndërtohet 40 km larg Adis Ababa, dhe mendohet të përpunojë deri në 100 milionë pasagjerë në vit.
Dështon ndërzimi patriotik i elitave. Rasti i një gazetari nga Shqipëria që "e dinim idol, por doli karikaturë"
Gazetari Adi Krasta, i njohur në Tiranë për shkak të një varieteje të prodhuar nga RTSH në vitet ’90, është gjendur së fundmi nën një sulm publik në Kosovë, ku kryen detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së aty. Çështja ka natyrë politike dhe me aq sa lexohet në disa raportime, Krasta ka bërë atë që di të bëjë më mirë se çdo gjë një individ që gatuhet në Shqipëri: të mos bëjë kurrë transparencë.
Krizë financimi për universitetet britanike
Befas sektori universitar në Britaninë e Madhe deklaron se po hyn në krizë. Nuk ka patur lajme mbi këtë temë në mediat kryesore në anglisht: temat kryesisht janë përqendruar mbi agjendat gjinore në universitete që në Britani arritën deri aty sa të hulumtonin se edhe baleti klasik ishte denigures për njerëzit me ngjyrë dhe femrat apo homoseksualët.
Për suksesin nuk ka "i vogël-i madh", por "i arsimuar ose i keq-arsimuar"
Një në tre europianë mes moshës 24-74 vjeç ka arsim të lartë. Këtë të dhënë përcjell EuroNews që publikon edhe një listë të dhënash të shpërndara. Pra sipas vendeve përqindja e të diplomuarve, atyre me arsim të mesëm sipas llojit dhe arsim të ulët.
Në krye është Irlanda, pasuar nga Luksemburgu, Norvegjia, Suedia, Qipro e kështu me radhë.
Një pjesë e Atikës rrezikon shkretimin
Pjesë të caktuara të Atikës në Athinë rrezikojnë shkretimin. Zjarret e vazhdueshme në 30 vjet kanë cenuar procesin e rigjenerimit natyral.
Këto janë zona që u rigjeneruan natyralisht në 15 vitet e fundit, që do të thotë se ishin në pikën ky pylli mund të mbijetojë dhe të rigjenerohet. Në zona të tjera është kryer ripyllëzimi, proces I vështirë dhe me kosto. Tani, pas 20 orësh çdo gjë u shkatërrua
Kuota e rrezikshme ku po bie strategjia e Izraelit
Izraeli është në telashe serioze. Qytetarët e tij janë thellësisht të ndarë dhe kjo situatë nuk ka gjasa të përmirësohet. Ai është zhytur në një luftë të pafitueshme në Gaza, ushtria e tij po tregon shenja tendosjeje dhe një luftë më e gjerë me Hezbollahun ose Iranin mbetet mundësi. Ekonomia izraelite po vuan shumë dhe "Times of Israel" raportoi së fundmi se deri në 60 000 biznese mund të mbyllen këtë vit.
15 gushti, rekordi i temperaturës sipërfaqësore në Mesdhe. 31.96 gradë Celcius në bregun egjiptian
Insituti spanjoll i Shkencave Detare në Barcelona ka njoftuar se viti 2024 ka regjistruar temperaturën më të lartë mesatare të Mesdheut verifikuar ndonjëherë.
Temperatura maksimale rekord u thye dje(15 gusht) në Detin Mesdhe me një mesatare ditore prej 28.9 gradës Celcius. Rekordi i mëparshëm ndodhi më 24 korrik 2023 me një vlerë mesatare prej 28.71 gradë Celcius
Nuk do kthejmë faqen me Shqipërinë - mësimet nga rasti "Beleri"
Ish-ambasadori grek në Tiranë, Alexandros Mallias, i shtohet listës së diplomatëve dhe studiuesve grekë që mendojnë se qëndrimi i Greqisë ndaj Tiranës zyrtare duhet të ndryshojë.
Një studim i ri zbulon origjinën e gurit të altarit të Stonehenge
Një gur altari që ndodhet në zemër të Stonehenge në Anglinë Jugore është dërguar aty nga zonat e largëta të Skocisë, një zbulim befasues që sugjeron se është shumë më i vjetër se çdo shkëmb tjetër në kompleksin prehistorik.
Riatdhesimi vullnetar, Suedia paguan emigrantët që largohen
Suedia do t’ua lehtësojë kthimin në vendet e tyre emigrantëve që nuk kanë arritur të integrohen në shoqërinë suedeze. Një propozim i dorëzuar nga Ministrinë e Emigracionit parashikon që refugjatëve dhe migrantëve që kthehen t’u jepet një pagesë një herë prej 10 000 kronash suedeze (rreth 960 dollarë) për të rritur dhe 5 000 për fëmijë, plus kostot e udhëtimit, nëse ata pranojnë të largohen nga vendi.
