Ikën Korkuti...për arsye personale
Muzafer Korkuti, që mban edhe titujt profesor doktor, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e zv.kryetarit të Akademisë së Shkencave, ku u zgjodh para disa ditëve. Në letrën e hartuar me këtë rast, Korkuti që ndërroi vendin me kryetarin aktual, Gudar Beqiraj, ka nxjerrë si shkak largimi, “arsyet personale”.
Ambasadorët e vendeve të BE-së inspektim në Himarë
Ambasadorët e vendeve evropiane do të vizitojnë ditët e ardhshme Himarën, pas tensioneve që ndodhën gjatë mbledhjes së Këshillit Bshkiak të Himarës dhe shoqërimin e disa banorëve nga policia. Në mbledhje i vendos të zbatohej një vendim qeveritar për konfiskimin dhe prishjen e pronave të disa banorëve, disa prej të cilëve kanë shtetësi greke.
Miti i Andreas dhe vetëprojektimi i Tsipras*
Teoria dhe praktika e të Majtës së Rinovuar të Greqisë – e cila më vonë u bë një nga forcat themeluese të Syriza(ndjekur një numër transformimesh që ndryshuan karakterin origjinal të partisë) – u formua përmes opozitarizmit me forcat e ngjashme si Partia Komuniste Greke dhe socialistët e PASOK-ut.
Vdekja e Kim Wall, ekzaminim psiqik për miliarderin danez
Peter Madsen, shpikësi danez dhe pronari i nëndetëses ku u pa për herë të fundit gazetarja suedeze Kim Wall do t'i nënshtrohet një ekzaminimi psiqik pas dëshmive kontradiktore për vdekjen e 30 vjeçares. Nëse shpallet fajtor, miliardëri danez mund të dënohet nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm. Para shpalljes së vendimit Gjykata ka kërkuar që 46 vjeçari t'i nënshtrohet testeve psikiatrike.
Investigimi/Uji i pijshëm, ndotje në shkallë globale me fibra plastike
Një seri analizash të ujit të kryera në ujin e pijshëm të 12 vendeve ka zbuluar se kontaminimi me mikroplastikë është global. Analizat e kryen për llogari të një investigimi të Orb Media dhe ato paraqesin një situatë alarmante në shkallë globale që kërcënon seriozisht mjedisin dhe jetën e njeriut. Shkalla më e ulët e kontaminimit është në Europë, konkretisht, Britani e Madhe, Gjermani, dhe Francë, kurse ShBA e ka më të lartën. Në tërësi studimi provoi se 83% e mostrave rezultuan me ndotje duke sugjeruar situatën në të cilën ndodhet njeriu.
Lapsus 41 milionë lekë nga Agjencia e Bregdetit për një kullë vrojtimi
Emisioni "Stop" transmetoi një investigim mbi tenderin e kullave të vrojtimit në bregdet dhe funksionimin e tyre. Sipas "Stop" në 27 prill të vitit 2017 nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit është tenderuar një kullë me shumën prej 41 milion lekë të vjetra, ku adresa e dhënë është në Dhërmi.
Nga kërkimet në gjithë vijën bregdetare në Dhërmi nuk gjeti asnjë kullë që të kishte të bënte me tenderimin e Agjencisë së Bregdetit. E vetmja kullë që ishte në Dhërmi ishte një kullë e cila ishte ndërtuar nga një subjekt privat.
Radha e Tillerson për t'u larguar
Revista e njohurn”Foreign Policy” shkruante në një artikull të djeshëm mbi mundësinë e largimit nga detyra të sekretarit të Shtetit Rex Tillerson. Për këtë çështje, revista citon burime nga administrata e Donald Trump që thonë se një kandidaturë e mundshme për zëvendësimin e tij është ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
Tërheqja gravitacionale e mediokritetit
"Cili president të akordoi titullin nderues “Mjeshtër i madh”?", ishte pyetja që një të njohuri të dekoruar i bëra përpara ca kohësh. Si me një ndjenjë faji në vetvete, me një zë që më shumë shprehte pendim e brengë u përgjigj: “Mos ma kujto të lutem, jemi akoma të ankoruar në ujrat e komunizmit. Më ngjallën kujtimin e shpërndarjes së distinktivave “aksionist i dallur”, që u bënë objekt talljeje në atë kohë”.
Taksa e re e ‘fshehtë’ mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët
Ditët e fundit Bashkia e Elbasanit nisi një aksion të ngjashëm me atë të Bashkisë së Tiranës për të për mbyllur aktivitetin e atyre pikave të karburantit që nuk kishin aplikuar për rilicensim sipas një vendimi të qeverisë të muajit prill që përcakton se pikat e karburanteve duhet të paguajnë një tarifë licencimi në masën 3 milionë lekë në Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë në bashkitë e tjera.
Bashkimi i Pacollit me Hardinajn u pagëzua nga ndërkombëtarët
Siç është bërë e udhës tashmë Ballkani është fusha e ndërkombëtarëve dhe kjo u vërtetua edhe në zhvillimet e fundit në Kosovë. Kreu i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli vendosi t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-NISMA, dhe të mundësojë votat që duhen për qeverinë e re.