Pabesia e Veliajt, banorët e Shkozës përplasen te ambasadori i SHBA
Historia përsëritet, kur s'ka më asnjë shpresë se shteti shqiptar mund të ofrojë zgjidhje dhe të bëjë drejtësi qytetarët e këtij vendi shkojnë aty ku janë përplasur sa herë halli i tyre nuk është halli i qeverisë apo bashkisë. Ashtu si Filedzja që kërcënohej me jetë nga ish-bashkeshorti i saj dhe nuk ndjeu asnjë mbrojtje nga institucionet, edhe banorët e Shkozës të cilët janë rrethuar nga fadromat iu drejtuan për ndihmë ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Dëshmia e një shtetasi nga Kosova pas gjobës së policisë shqiptare
E ka pësuar keq një shtetas i Kosovës, teksa së bashku me familjen 5 anëtarëshe ishte vizitë në Shqipëri dhe puna ia deshi të kalonte në Fier. Aty, policia i ka vendosur një gjobë 200 euro dhe e kanë sorollatur për pagesën, pasi sportelet në fundjavë nuk punonin.
Si të mos mjaftonte me kaq, ai tregon gjithë fyerjet e policisë me te cilat është përballur, heqjen e patentës, daljen në komision dhe rebelimin për trajtimin poshtërues, vetëm pse nuk është shtetas i Shqipërisë.
Dëshmia e shtetasit të Kosovës pas gjobes
Hamas kërkon pajtimin me Fatah
Organizata palestineze Hamasi ka rënë dakord për nisjen e bisedimeve me lëvizjen rivale Fatah. Organizata njoftoi përmes një deklarate se rikthimi në tryezën e bjsedimeve ka për qëllim të çmontojë Komitetin e Administrimit të Gazës dhe të mbajë zgjedhje legjislative në zbatim të një marrëveshje për t'i dhënë fund rivalitetit të gjatë mes dy fraksioneve palestineze.
Shija e hidhur e zbatimit të ligjit mbi turistin norvegjez në Sarandë
Raporton Sarand Web:
Atje larg në qoshe të botës - në Pyramiden
800 km nga Poli i Veriut, në ishullin e Spitsbergen, qyteti sovjetik i Pyramiden nisi si ngulim minatorësh. Sot jetojnë vetëm 6 persona në mënyrë të vazhdueshme.
Xhirimi i videoklipit në kishë, reagon ashpër mitropoliti
Mitropoliti i Seres ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve në videoklipin e artistit amerikan Rick Ross, i cili tregon këngëtarin që brenda një kishe ortodokse në ishullin e Santorinit.
Në klipin e këngës, të quajtur "Santorini Greece" nga albumi "Rather You Than Me" i këngëtari popullor i rrepit Rick Ross shihet duke kënduar dhe duke bërë disa lëvizje brenda altarit të Kishës së Shën Efstratios. Videoja gjithashtu tregon nderthurje të shpejta midis imazheve të Kishës, ikonave dhe modeleve sensuale bikini të veshur.
Këmbora e shurdhuar e antikomunizmit
Partia Demokratike ka shpikur së fundmi një “betejë” mediatike që synon të pajtojë atë me karrocën e antikomunizmit. Një temë e vjetër në këtë tranzicion të gjatë, e kompromentuar dhe tallur nga kjo parti.
Si nxitje për këtë “argument” oksigjenues për PD-në është prishja e një kulle në veri të vendit, që sipas PD-së është e Prek Calit të cilin ajo e cilëson si antikomunist.
Grotesku vazhdon edhe më tej me një status të numrit tre të PD-së, Edi Paloka që gjen rastin të denoncojë sjelljen e deputetit Tomë Doshi.
Valeria Gavrilovskaya raporton live...veten
Numri Zero është përdorur 500 vjet më parë nga sa mendohej deri më sot
Shkencëtarë të universitetit të Oksfordit mendojnë se numri Zero mund të jetë përdorur nga matematikanë të Indisë rreth 500 vjet më parë sesa mendohej deri më tani. Vlerësimi me metodën e karbonit i një dorëshkrimi të quajtur si dorëshkrimi Bakshali, evidenton përdorimin e numrit Zero në formën e pikave që shenjojnë mungesën e vlerës për të dalluar p.sh 1 nga 10 apo nga 100. Dorëshkrimi është vlerësuar nga stili i shkrimit që e nxjerr atë diku mes shekujve 8-12 pas Krishtit, por vlerësimet me karbon e nxjerrin atë në vitet 224-383 pas Krishtit.
Uragani "Irma" nxjerr në breg kanoen qindra vjeçare
Foto janë marrë në Florida.