Arabia Saudite/Mbreti Selman dekreton të drejtën e femrave për të drejtuar makinën

Postuar në 27 Shtator, 2017 08:39

Mbreti Selman i Arabisë Saudite ka miratuar së fundmi një dekret që lejon për herë të parë që femrat në këtë vend të pjaisen me leje drejtimi automjeti dhe të ngasin makina. Deri më sot, femrat që kapeshin në timon, mund të arrestoheshin dhe gjobiteshin. Dekreti do të hyjë në fuqi dhe bëhet efektiv nga 24 qershori 2018. Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që ndalon fermat të drejtojnë makinën.

Referendumi i Katalonjës, Spanja vendos policë në qendrat e votimit për ta penguar

Postuar në 26 Shtator, 2017 20:38

Një opozitë për punët e veta (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2017 20:23

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi këtë të martë në Komisionin e Edukimit mbi problematikat e arsimit parauniversitar, tekstet shkollore dhe emërimet në arsim.

Për shkak edhe të specifikës së këtij komisioni parlamentar që dominohet nga gratë, debati ishte një ndërthurje zhurmash dhe tonalitetesh pa radhë në funksion të ndarjes Ne dhe Ju.

Më mirë deputet apo koordinator?

Postuar në 26 Shtator, 2017 20:22

Ju kujtohet projekti për zyrat e deputetëve socialistë në rrethe në vitin 2013. (Po shkrihen në një zyrë të vetme në vitin 2017! ) U kthyen në zyra pune, por funksionuan vetëm në momentin e fillimit, sepse vendet në administratë janë të kufizuara. Deputetët duke mos pasur akses në qeveri dhe administratë nuk arrinin të zgjidhnin asgjë, madje edhe hallet e tyre. Disa prej tyre ikën dhe bënë parti, të tjerë shpërthenin herë pas here në Kuvend, duke u kthyer në një problem për qeverisjen e majtë.

Macron: Koha për rithemelimin e BE-së

Postuar në 26 Shtator, 2017 18:33

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se është koha për rithemelimin e Bashkimit Europian. Kreu i Elizesë foli për një Evropë më demokratike dhe kritikoi ata që mendojnë se nuk është koha e duhur për të hapur debatin mbi të ardhmen e Bashkimit Europian. 

Zbulohet në Irak qyteti i themeluar nga Aleksandri i Madh

Postuar në 26 Shtator, 2017 16:00

Një qytet i panjohur antik që besohet të jetë themeluar nga Aleksandri gjatë fushatës së tij në Lindje, u zbulua në Irak. Sipas një artikulli të botuar në The Times, Qalatga Darband, një  vendbanim i fortifikuar, në Irakun verior, me aktivitet intensiv tregtar (veçanërisht në tregtinë e verës) duket se është kaluar pa u vënë re derisa mbetjet u zbuluan nga arkeologët e Muzeut Britanik në ndihmën e dronëve.

Ligj i ri për sigurimin e automjeteve. Paguajnë më pak drejtuesit e rregullt

Postuar në 26 Shtator, 2017 15:12

Autoriteti i MBikëqyrjes Financiare premton se deri në vitin 2018 do të jetë miratuar një ligj i ri për sigurimin e mjeteve motorike. Drejtori i Autoritetit, Ervin Koçi, ka prezantuar disa pika të projektligjit, që sipas tij sjell për drejtuesit e mjeteve aplikimin e sistemit bonus – malus.

Përshtypja e një turisti nga Tirana: "Kosovarët u ngritën kundër serbëve nga zilia për Beogradin që është shumë i bukur"

Postuar në 26 Shtator, 2017 14:52

Sikletet e një mbledhje live të PS (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2017 12:19

Partia Socialiste në pushtet ka dhënë këtë të martë një tjetër shfaqje estetike të bashkëqeverisjes me qytetarët, duke zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të hapura, kuptohet nën kujdesin dhe urdhërin e  kryeministrit që ky aktivitet  të transmetohej direkt në Facebook-un e tij.

Nuk ka të paprekshëm. "Deloitte", viktimë e hakerave, ndërkohë që bën biznes në fushën e sigurisë kibernetike

Postuar në 26 Shtator, 2017 11:25

Kompania “Deloitte” është e njohur në Shqipëri si firma e cila u pajtua nga shteti shqiptar për të bërë auditimin e firmave piramidale dhe asaj që ndodhi me paratë e qytetarëve shqiptarë deri në vitin 1997 kur skema do të niste të rrëzohej. Dhe në fakt, kompania konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në botë për çështje të auditimit dhe financës. Prej disa vitesh, “Deloitte”, përfshirë edhe degën në Shqipëri, ka menduar të zgjerojë aktivitetin e vet edhe në çështje të sigurisë kibernetike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS