Serbia percepton izolim ndërkombëtar pas intervistës së Izetbegoviç
Beogradi zyrtar nuk e ka përtypur dot deklaratën e presidentit boshnjak, Bakir Izetbegoviç për Kosovën, dhënë gjatë një interviste për Deutsche Welle. Izebegoviç deklaroi se Bosnja do ta njohë Kosovën, por se këtë gjë e ndalon Republika Srpska. Më vonë Izetbegoviç e ndryshoi qëndrimin duke u shprehur se ai “shpreson se Sarajeva do ta njohë Kosovën”.
Politika e floririt, biznesi i mermerit po shkatërron Malin e Tomorit
Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e Malit të Tomorit nga guroret e mermerit, në afërsi të fshatit Mëlovë, në Skrapar. Lejet e para për shfrytëzimin e mermerit në këtë zonë janë dhënë në vitin 2005, ndërsa deri më sot janë dhënë 12 leje.
Mali i Tomorit është shpallur park kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave më datë 18 korrik 2012. Ndërkohë, në vitin 2015, sërish me VKM, u krijua Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila bëri edhe kufizimet. Guroret e fshatit Mëlovë dhe në grykën e Dëvrisë u lanë jashtë parkut, megjithëse janë pjesë e Malit.
Kreta dhe pëlhura e Penelopës
Pavarësisht natyrës diskrete të ecurisë së takimit, e mirëkuptueshme kjo në kontekstin ballkanik ku fjala “tradhëtar” lakohet e para, Kreta mbetet sukses. Nëse ka shtet ku duhet të ndjehesh si në shtëpi, është Greqia për ne dhe Shqipëria për ta. Jemi bërë mijra vjet ndaj dhe kufiri sot, as që nuk duhet kuptuar se po e kalon. Por që kjo të ndodhë, duhet “zhbërë” 1913. Jo në kufij, se ai zventitet mes fqinjësh të mirë, por në mentalitet.
Akuzë zyrtare nga Rusia: SHBA po mbështet Shtetin Islamik
Rusia akuzon zyrtarisht SHBA-në si mbështetëse të Shteti Islamik. Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Moska cilëson se SHBA po ndjekin interesat e veta në Lindjen e Mesme përmnes financimit të ISIS.
Nuk ka nevojë për një portal më shumë
Kryetari i opozitës parlamentare, z.Lulëzim Basha, ka artikuluar këto dy ditë akuzën më të rëndë politike që është bërë ndoshta në dy dekada. Sipas tij inkriminimi i ekonomisë dhe qeverisjes ka arritur deri në atë pikë saqë edhe projektbuxheti është në funksion të pastrimit të parave të drogës. Duke marrë të mirëqenë të dhënat se sasia e parave të drogës që hamendësohet që xhiron në një vit në Shqipëri, është më e madhe se vetë paraja e buxhetit vjetor, atëherë është e qartë se akuza është edhe më e rëndë.
Dule në VOA: Jemi të painformuar për Kretën
Vangjel Dule dhe partia e tij duket se kanë qenë jashtë çdo sfere ndërmjetësimi për paketën shqiptaro-greke të diskutuar në Kretë mes ministrave Kotzias dhe Bushati. Kreu i PBDNJ-së që u pa në krye të protestave në Himarë e konfirmoi vetë padijeninë e tij lidhur me çfarë është arritur mes dy qeverive. I pyetur nga Zëri i Amerikës për rezultatet e këtij takimi, Dule foli për rëndësinë që kanë marrëdhëniet shqiptaro-greke në kuadrin e sigurisë së rajonit, por gjithçka në parim.
Postë me kalë në Rusinë e vitit 2017
Maria Rubtsova shpërndan postën në fshatrat pranë Moskës. Imazhet e saj kanë marrë shumë shikueshmëri në Kinë, falë një dokumentari. Ali Express e ka kthyer në imazh të platformës së vet.

Dy të tretat e përdoruesve të internetit, nën censurë
Fuqia e mediave sociale nuk mund të mohohet nga askush. Shumica e njerëzve përdorin në baza ditore mediat sociale dhe sidomos Facebook dhe Twitter, të cilat propagandojnë mesazhe edhe në zonat më të largëta të botës.
Përveç informacionit dhe komunikimit, përhapja e mediave sociale ka pasoja negative që lidhen me shpërndarjen e lajmeve të rreme për interesa të grupeve të veçanta. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga organizata Freedom House, numri i vendeve që promovojnë dezinformata në mediat sociale u rrit në nivelin më të lartë gjatë vitit të kaluar.
Çfarë është Himara për ju, zoti Kryeministër?
Vitet e fundit në Shqipëri është shpikur një lojë. Loja quhet “provoko njerëzit në Himarë” ose ndryshe, “bëj tym për të mbuluar hallin”. Kjo lojë luhet sa herë që duhet hequr vëmendja nga diçka e rëndë në Tiranë dhe sidomos kur qeveria ka nevojë për një alibi. Për motivin se dikush ka shumë nevojë që ta quajnë “patriot”, himarjotët bëhen mish për top, bëhen viktimë e lojës së pamëshirshme dhe trajtohen de facto si qytetarë të dorës së dytë. Seanca më e fundit e lojës me Himarën u luajt të enjten që shkoi në Parlament.
Fakt joKazan: Rritet çmimi i ujit në Tiranë
ISHTE:

Bëhet:
