Zaev në Kosovë: Dakord për hetimin ndërkombëtar për rastin Kumanova
Zoran Zaev ka mbërritur në Kosovë në një vizitë të parë të një kryeministri maqedonas në shtetin më të ri të Ballkanit. Nga raportimet e ndryshme duket se vizita ka qenë e suksesshme po të gjykohet nga numri i marrëveshjeve të nënshkruara dhe nga fakti se është rënë dakord për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta mes të dyja qeverive. Konkretisht janë nënshkruar 19 marrëveshje bilaterale, 16 dokumente tjera dhe ndërkohë 20 marrëveshje tjera janë në pritje për t’u firmosur, vendime që merren në kontesktin e një marrëdhënieje ndërshtetërore që konsideron se nuk ka probleme.
Gjuha malazeze njihet ndërkombëtarisht sipas standardit ISO 639
Gjuha malazeze është njohur si gjuhë e ndryshme nga ajo serbe duke marrë në këtë kuadër edhe një kod ndërkombëtar njohjeje sipas standardit ISO 639.
Vendimi është marrë nga Komiteti i Përbashkët Këshillimor në Librarinë e Kongresit në Washington, që konfirmon ekzistencën e gjuhës malazeze si gjuhë e mëvetshme dhe jo si një variant i gjuhës serbe.
Gjuha në fjalë do të kodohet apo quhet si “montenegrian” në anglisht, “Montenegrin” në frëngjsht dhe “crnogorski jezik” në gjuhën malazeze, qoftë e shkruar me alfabet latin, qoftë me atë cirilik.
Si të thotë ambasadori...
Donald Lu është rishfaqur sot edhe njëherë si zëri i fortë i skenës politike shqiptare që kërkon dënim të nivelit të lartë. Përtej rolit të një ambasadori, kryediplomati amerikan në Tiranë, ka hedhur kritika të forta në drejtim të Prokurorit të Përgjithshëm, por duke lënë të kuptohet se ka një Pazar politik për të vijuar me këtë situatë teatrale krizash pa mbarim.
Rëndohet pozita e ish-ministrit të Brendshëm, i ndalohet dalja jashtë vendit
Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, nuk mund të dalë më nga Shqipërisë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot vendimin që nuk lejon daljen e tij nga vendi, pak javë pasi ish-ministri udhëtoi drejt Gjermanisë.
UNICEF: 400 000 fëmijë në rajonin Kasai të Kongos, drejt urisë
Flamur Noka dëbon socialistët nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë
Mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate dhe akuza. Protagonist është bërë sërish deputeti demokrat Falmur Noka, i cili ka akuzuar qeverinë se ka braktisur të prekurit nga përmbytja. Noka ka marrë fjalën pa leje dhe ja ka dalë të krijojë një situatë të tensionuar, si pasojë e së cilë socialistët kanë lënë mbledhjen. Më poshtë video që tregon sesi Felaj që drejton Komisionin lë detyrën:
Europa i thotë "Jo" Netanjahut
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nisi turin në Evropë për t'u kërkuar aleatëve të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, siç bënë SHBA, por u përball me një mohim të vendosur nga ministrat e jashtëm europianë, të cilët besojnë se ky veprim minon procesin e paqes.
Gjatë vizitës së tij të parë në selinë e BE-së në Bruksel, Netanjahu tha se shpallja e Presidentit Donald Trump i shërbeu paqes në Lindjen e Mesme "duke theksuar se realiteti aktual është themeli i paqes".
Drejtoresha e AKPT: Nuk është hequr kufizimi 100 m për ndërtimet pranë monumenteve
Heqja e vijës kufizuese 100 metra për ndërtimet pranë monumenteve të kulturës ka nxitur debat në opinonin publik për ndërtime pranë objekteve të mbrojtura dhe favorizime klienteliste. Por, drejtoresha e AKPT-së, Adelina Greca mohon një lajm të tillë, duke sqaruar se distanca ruhet dhe mbrohet ligjërisht nga një urdhër i Ministrisë së Kulturës i lëshuar në vitin 2015. Sipas saj, rishikimi i nenit është bërë për të shmangur mbivendosjet. TemaTV
Presidenti shpreh rezerva për pavarësinë e Helidon Bendos në krye të SHISH
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur sot për herë të parë për mosdekretimin e Helidon Bendos në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ. Ai është pyetur gjatë një konference për shtyp me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç, që ndodhet në një vizitë në Tiranë dhe ka dhënë këtë përgjigje:
Zgjedhja e Prokurorit, çështje keqkuptimi!
Çështje keqkuptimi e quan kryeministri Edi Rama përplasjen me opozitën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Nga mbledhja e grupit parlamentar, Edi Rama i propozoi kreut të PD-së Lulzim Basha të mos i mëshojë diskutimeve ligjore, por të pranojë një zgjedhje të dakordësuar bashkarisht.
