"Koha për shkëmbim vizitash Meta - Vuçiç"
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i ka dhënë së fundmi një intervistë revistës “Cord”. Intervista konsumon deri diku të gjithë pikëpyetjet që kanë të bëjnë me raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë, nisur nga standardi i ri i vendosur me vizitën e Edi Ramës në Serbi, në vitin 2014. Boçka e cilëson këtë moment si pikë kthese, si një “moment politikë domethënës vendosmërie në kapërcimin e pengesave që ekzistojnë për një kohë të gjatë”.
Kinemaja si orë e detyrueshme mësimi në shkolla
Intervistë me regjisorin Daniele Luchetti dhënë për Avvenire, mbi ndikimin e kinemasë, imazhin dhe një botë ku mungon kapaciteti për t'i deshifruar.
Erdogan, modeli i frikacakut që imponon frikë
Gazetari turko-gjerman, Deniz Yücel, i cili mbahet i arrestuar nga autoritetet turke që nga shkurti ka akuzuar presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan se ka imponuar "frikë" në shoqërinë turke, duke e rrëshqitur vendin drejt metodave të fashizmit. Korrespondent i gazetës Die Welt u arrestua më 14 shkurt me akuzën e propagandës që synonte mbështetjen e një organizate terroriste.
“Vetëm Zoti e di se çfarë po i bën trurit të fëmijëve Facebook”
Sean Parker, ish-presidenti i Facebook, ka bërë dje disa komente shumë kritike mbi atë që rrjetet sociale po krijojnë në marrëdhëniet njerëzore. Gjatë një aktiviteti në Filadelfia, Parker, që aktualisht drejton një fondacion me emrin e tij, ka folur pak edhe për fillimet e Facebook.
Dokumentacioni fetar i arkivave do të dixhitalizohet
Konfenrenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se i gjithë dokumentacioni fetar i arkivave, meshtarëve, të famullive dhe të doiqezave që janë sekuestruar gjatë viteve të regjimit të Enver Hoxhës, do të dixhitalizohen.
Konferenca bën me dije se kjo do të bëhet e mundur falë një marrëveshjeje që do të nënshkruhet me Arkivin Qendror të Shtetit, duke sjellë në dritën e përdorimit nga qytetarë apo studiues të ndryshëm të një materiali me rëndësi historike dhe kulturore. Marrëveshja prek vetëm materialin dokumentar që është në administrim nga Arkivi i Shtetit.
Shtrëngim duarsh në samitin e APEC në VIetnam
George Blake: Kalova me sovjetikët kur pashë konfliktin e tmerrshëm korean
Mediat dhe institucionet ruse i kanë kushtuar vëmendje 95 vjetorit të George Blake, ish – agjenti i njohur i Luftës së Ftohtë, I cili kaloi në bashkëpunim me sovjetikët në vitet ’50. Agjencia “Tass” njofton se drejtori i shërbimit inteligjent të jashtëm rus, Sergey Naryshkin, ka uruar agjentin i cili mbush 95 vjeç dhe ka 52 vjet që jeton larg vendit të tij, Britanisë së Madhe.
George Blake: Kalova me sovjetikët kur pashë konfliktin e tmerrshëm korean
Mediat dhe institucionet ruse i kanë kushtuar vëmendje 95 vjetorit të George Blake, ish – agjenti i njohur i Luftës së Ftohtë, I cili kaloi në bashkëpunim me sovjetikët në vitet ’50. Agjencia “Tass” njofton se drejtori i shërbimit inteligjent të jashtëm rus, Sergey Naryshkin, ka uruar agjentin i cili mbush 95 vjeç dhe ka 52 vjet që jeton larg vendit të tij, Britanisë së Madhe.
Erdogan: Respekti ynë për Ataturkun është i përjetshëm. Do ta mbrojmë nga tirania e abuzuesve
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se një nga qëllimet e partisë së tij, është mbrojtja e trashëgimisë dhe republikës së themeluar nga Mustafa Kemal Ataturk. “Ne e konsideorjmë një detyrë…Respekti i kombit tonë për Ataturkun është i përjetshëm”, tha Erdoigan gjatë një aktiviteti me rastijn e 79 vjetorit të vdekjes së themeluesit të Repubiikës turke.
Erdogan ka shkuar më tej kur ka akuzuar “puçistët, qarqet pro juntës dhe të gjitha segmenet që janë armiq të historisë së Turqisë” se përpiqen të fshihen nën velin e Qemalizmit(Ataturkizmit).
I hapet rrugë kërkesës turke. Apeli i Durrësit lëshon urdhër arresti për shtetasin Muhamed Aydogmus
Mediat turke kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Muhamed Aydogmus, një profesor turk që jetonte dhe punonte në Shqipëri. Pak ditë më parë, ai është gjykuar në Gjykatën e Faktit në Durrës dhe është lënë i lirë. Aydogmus akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm kufiri, ndërkohë që Turqia kërkonte ekstradimin me akuzën e përfshirjes në atë që ajo e quan organizata terroriste FETO.