"Vaksina" LSI
Reagon ambasada e SHBA: Poitikanët shqiptarë po luftojnë njëri-tjetrin
Efekte të reformës në drejtësi i quajti Ambasada Amerikane zhvillimet në parlament dhe përplasjet që ndodhën në sallën e parlamentit. Në një deklaratë për mediat, selia diplomatike e SHBA dënoi dhunën dhe akuzoi Adriatik Llallën se ka refuzuar të hetojë politikanë. Këta të fundit sipas saj thjesht po luftojnë njëri-tjetrin.
Deklarata e Plotë
Macron: "Assad do të qëndrojë në pushtet"
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi gjatë një inerviste për “France 24” se Bashar al-Assad do të qëndrojë në pushtet. Sipas tij, është situata në terren ajo që e përcakton një gjë të tillë.
“Bashar al-Assad do të jetë aty. Ai do të jetë sepse ai është i mbrojtur nga ata që kanë fituar luftën në terren, pavarësisht nëse është Irani apo Rusia”, citohet Macron.
I njëjti gabim si ai i PS-së në vitin 2009
Situata e sotme e krijuar pas zgjedhjes së Arta Markut si Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm, gjen analogji me zhvillimet politike të vitit 2009, të paktën në qasjen politike.
Opozita e përfaqësuar nga PD-LSI, sot e konsideroi procedurën antikushtetuese dhe ajo me të drejtë i referohet Kushtetutës. Por në krijimin e kësaj situate të dyja partitë në fjalë kanë kontribuuar edhe vetë, ndërkohë që kërkesa e tyre sot në fakt gjen përgjigje vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Të dyja partitë kanë përvojë në këtë drejtim, njësoj si kundërshtarja e tyre e momentit, PS.
Pangalos rihap debatin për suliotët
Me postimet në profilin e tij në Twitter, ish-ministri grek, Teodoros Pangalos ka rihapur debatin për suliotët, teksa i është referuar aktit heroik që sipas tij gratë suliote bënë 215 viteve më parë.
"Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën λουλούδι (lule). Ajo ka zëvendësuar plotësisht versionin e vjetër të fjalës greke anthos (άνθος). Por sa e dinë që fjala "λουλούδι" (lule) vjen nga gjuha shqipe?
Zgjidhet Kryeprokurorja e Përkohshme, Opozita në tym (Video)
Me 69 vota të mazhorances, Parlamenti zgjodhi Arta Markun në postin e Kryeprokurorit të përkohshëm. Votimi u zhvillua mes protestes së opozitës brenda në sallë ku u hodhën edhe tymuese, si dhe jashte saj, ku mbeshtetes të saj tentuan të hyjnë në sallen e kuvendit, gjë që nuk u lejua nga kordoni i policisë.
Kjo nuk është protestë e shqiptarëve
Po shpërndahen tituj bombastikë. Përleshje, gjakosje, jashtë kontrollit. Në Shqipëri po protestohet me tymëse dhe opozita po rithemelon demokracinë. Parodia e kësaj farse që fsheh hallin e disa njerëzve arrin kulmin me Sali Berishën që sot bëri Albin Kurtin e Vetëvendosjes me një minipërplasje në Parlament.
A bën mbrapa Edi Rama?
Vendimi i qeverisë shqiptare për fillimin zbatimin së marrëveshjes për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në luftën e Dytë Botërore është parë nga mediat e vendit fqinj si një hap mbrapa i kryeministrit Edi Rama në raport me Greqinë. Seksioni grek i CNN duke iu referuar mediave shqiptare shkruan se Takimi i Kretës me sa duket prodhoi një marrëveshje, dhe vendimi i 13 dhjetorit i qeverisë shqiptare është zbatimi i pikës së parë të saj.
Përçarje serioze në BE për shkak të refugjatëve
Kuotat e detyrueshme për marrjen e një numri të azilkërkuesve, për të cilat ka pasur grindje në samitin e BE, janë harruar. Marrëveshja për kuota nga shtatori i vitit 2015, si një masë për shpërndarjen e ngarkesës me refugjatët, ka qenë e afatizuar për dy vite. Por koha ka kaluar dhe kuotat nuk janë respektuar. Ndërkohë që vazhdimi i këtij afati nuk është parashikuar. Gjykata Evropiane i ka hedhur poshtë ankesat e Hungarisë dhe Sllovakisë, kundër kuotave. Edhe ato kanë qenë të detyruara të marrin azilkërkues nga Greqia dhe Italia.
Parlament/Përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe Gardës(video)
Seanca e zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm ka nisur me konfrontime fizike. Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka dalë në foltore ku është penguar nga punonjësit e Gardës. Socialistët kanë sjellë për votim, kandidaten Arta Marku. Jashtë selisë së Parlamentit janë mbledhur protestues që janë sjellë aty nga PD-ja dhe LSI-ja.
