"Tek e majta ka gjurmë të një antisemitizmi arkaik të krishterë"
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump po shoqërohet me frikën e rritjes së antisemitizmit dhe përplasjeve në botën arabe. Nën dritën e këtyre zhvillimeve gazeta HuffingtonPost në versionin greqisht ka biseduar me rabinin David Rose për të kuptuar më shumë rreth perceptimi të tij rreth këtyre zhvillimeve por edhe ta ardhmes së bisedimeve izraelito-palestineze. Por e përcjëllim intervistën të plotë me disa shkurtime.
-Si mund të sjellim dialogun ndërfetar nga niveli i elitës në të gjithë shoqërinë?
Vuçiç në Moskë, një hap më tej në miqësinë me Rusinë
Mediat serbe raportojnë sot për vizitën e presidentit Aleksander Vuçiç në Rusi dhe për mesazhet e përcjella prej tij pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin.
Varrezat e reja dhe standardi i të ashtuquajturit dinjitet shtetëror
Qeveria shqiptare ka marrë së fundmi – në mbledhjen e 13 dhjetorit – një vendim për ngritjen e varrezave të reja për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në territorin e vendit tonë.
Faktet e reja mund të çojnë në anullimin e koncesionit të skanimit në dogana
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, në një intervistë për TemA TV deklaron se kontrata koncesionit të skanimit në dogana mund të anulohet. Sipas Braçes, faktet e reja që mund të dalin nga drejtësia amerikane mund të detyrojnë këtë hap. Braçe tha se drejtësia shqiptare nuk hetoi për këtë aferë, megjithëse e ka denoncuar disa herë.
Eksperimenti austriak me emigrantët
Qeveria e re austriake do të jetë në vëmendjen e vendeve europiane pasi ka në përbërje të saj Partinë e Lirisë, falë prezencës së të cilës, Austria bëhet vendi i parë i Europës Perëndimore që implementon politikat e emigracionit të promovuara nga partitë e ekstremit të djathtë.
Garë Rusi-BE për investimet në impiante gazi në Ballkan
Bashkimi Europian ka formosur dje një marrëveshje për të investuar 101.4 milionë € në ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Krk të Kroacisë. Sipas Euobserver, terminali synon diversifikimin e burimeve të energjisë për Europën Qendrore dhe atë Juglindore që shpresohet se do të rrisë ekonominë e rajonit.
Por ky investim nuk është i vetmi. Edhe Gazpromi rus ka njoftuar se do të ndërtojë një impiant të gazit të lëngshëm në Zvornik, në pjesën serbe të Bosnjës, i cili do të kushtojë 70 milionë euro. një marrëveshje
OKB: Europa po bën një kthesë të rrezikshme drejt nacionalizmit
Hyrja e ekstremit të djathtë në koalicionin e ri në Austri shënon një pikë "të rrezikshme" kthese për politikën evropiane, ka theksuar të hënën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Raad Al Hussein Zeidan. Gjatë një intervistë me AFP, ai tha se grupe të caktuara po përpiqen të "shfrytëzojnë frikën" për qëllime politike në Europë .
Sistemi i inteligjencës artificiale parashikon reaksionet kimike
Një ekip hulumtuesish ka zhvilluar një sistem inovativ të inteligjencës artificiale që mund të parashikojë se si do të zhvillohen reaksione të reja organike kimike. Shkencëtarët po kërkojnë mënyra të reja për ta bërë procesin më të parashikueshëm dhe për të shpejtuar zhvillimin e ilaçeve të reja të dobishme.Hulumtuesit kanë zhvilluar një rrjet artificial, i cili është ushqyer me një bazë të dhënash të gati 400,000 reaksioneve kimike të njohura tashmë.
Harta e Urbano Montes
Harta është e vitit 1587 dhe dhe ka 60 pjesë individuale. Është e mbushur me krijesa të çuditshme dhe me toka të sapozbuluara në kohën e tij.
https://news.nationalgeographic.com/2017/12/cartography-gigantic-ancient...
Investigimi/Obama mbrojti Hezbollahun nga CIA dhe DEA për të arritur marrëveshjen me Iranin
Marrëveshja bërthamore mes SHBA dhe Iranit ka patur kostot e veta që zbulohen së fundmi. Media të ndryshme po referojnë një raport të publikuar nga Politico, sipas të cilit, administrata e Barack Obamës ndërhyri për të prishur një operacion të organizuar nga CIA dhe DEA kundër grupit shiit Hezbollah që mbështetet gjerësisht nga Teherani zyrtar. Operacioni që në fakt konsiderohet si fushatë e vërtetë, koduar me emrin “Projekti Kasandra”, synonte goditjen e linjave të trafikut ndërkombëtar të kokainës që lidheshin me Hezbollahun.
