Dodik dhe Vuçiç firmosin Deklaratën...mbi të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serb
Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Srpska kanë nënshkruar sot në Pallatin e Serbisë në Beograd, Deklaratën mbi Mbrojtjen e të Drejtave Politike dhe Kombëtare dhe të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serb. Sipas presidentit serb, Aleksander Vuçiç, dokumenti adreson Kosovën dhe respektimin e Rezolutës 1244 të OKB-së, pjesëmarrjen në dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve.
Inteligjenca artificiale ka mësuar të gënjejë
Modelet e inteligjencës artificiale, me sa duket, po përmirësohen në gënjeshtra të qëllimshme.
SHBA po minon rendin bërthamor ndërkombëtar
Një ditë më parë ndihmësi kryesor i presidentit amerikan për kontrollin e armëve, Pranay Vaddi, deklaroi se SHBA mundet që në vitet e ardhshme të dislokojë më shumë armë bërthamore strategjike në vende të tjera si pasojë e kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe kundërshtarë të tjerë. Lidhur me këtë deklaratë, përfaqësuesi kinez në SHBA ka reaguar duke cilësuar se SHBA po minon regjimin e çarmatimit bërthamor ndërkombëtar dhe atë të mospërhapjes së armëve, duke vënë në pikëpyetje sigurinë globale.
Stoltenberg tërhiqet nga plani 100 miliardë euro për Ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hequr dorë nga një plan pesë-vjeçar për t'i ofruar Ukrainës 100 miliardë euro (108 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake pas kundërshtimit nga anëtarët e bllokut, raporton Bloomberg, duke cituar njerëz që kanë dijeni mbi këtë çështje.
Sulmohet në rrugë kryeministrja daneze
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, u sulmua fizikisht nga një burrë në një rrugë në Kopenhagë të premten, vetëm dy ditë para zgjedhjeve evropiane.
Policia daneze nuk ka dhënë detaje për sulmin, por njoftoi se ka arrestuar një burrë 39-vjeçar, i cili del sot para gjykatës së kryeqytetit.
Sulmi vjen përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Incidenti u dënua menjëherë nga politika europiane.
Utopia europiane e Stefan Cvajgut
Veprat dhe mendimi i autorit hebreo-austriak, Stefan Cvajg, janë të pandashme nga ideja e tij për Evropën. Vizioni i tij përfshin një vajtim nostalgjik për një botë të humbur (së bashku me një mënyrë për ta parë dhe për ta jetuar), pritshmërinë për një ëndërr që nuk është realizuar ende, dhe ndërtimin e hapësirave utopike përmes përvojës dhe kujtesës.
Ky, që ankohet sot për djegie gomash!(video)
Spartak Ngjela, që nuk ka nevojë të prezantohet, e ka cilësuar protestën me djegie gomash të PD-së si "degradim mendor të Saliut". Mund të jetë. Por z. Ngjela pak kohë më parë i quante hiçmosgjë edhe mijëra të vrarë. Ka shqiptarë që duhet të rrinë në pushtet, ka ca që duhen të vriten për këta, ka edhe ca që nuk bëjnë. Njësoj si Ngjela mendon edhe një farë Lorenc Vangjeli, autori i veprës së njohur për Rruzhdien.
“Ambasadori amerikan po mbështet kriminelët që mbajnë rob Serbinë”
Opozita në Serbi akuzon ambasadorin amerikan se mbështet hapur qeverinë dhe presidentin Vuçiç. Kreu i Partisë Opozitare për Liri dhe Drejtësi (SSP), Dragan Djilas, thotë se sjellja e ambasadorit Christopher Hill flet qartë për mbështetjen e "grupit të krimit të organizuar që po mban rob Serbinë".
Rusia dërgon një nëndetëse bërthamore në Kubë
Ministria e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kubës njoftoi se "një nëndetëse me energji bërthamore dhe tre anije të tjera luftarake ruse do të ankorohen në ishullin e Karaibeve javën e ardhshme". Havana saktëson se ndër mjetet lundruese që priten në Kubë janë nëndetësja Kazan dhe fregata raketore Admiral Gorshkov.
Votën për të hequr Berishën ta dhanë më 2013-n. Tani e Keqja je Ti!
Në një status në rrjetin X, kryeministri Edi Rama, bën këtë parashtresë që mbyllet me një proklamatë: