Ekspertiza e FMN na nxjerr më të varfrit në Europë
Të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë të 105-ën në botë, duke na pozicionuar të fundit në Europë dhe një nga vendet më të varfra të kontinentit.
Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina, ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.
Shitet për 10 mln euro kolegji “Turgut Ozal”
Institucioni më i madh arsimor privat në Shqipëri ka ndryshuar pronar pak kohë më parë. Bëhet fjalë për “Turgut Ozal Education” sh.a që ushtron aktivitet që prej vitit 2001 në vendin tonë. Të dhënat e deklaruara nga vetë shoqëria tregojnë se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit edhe pse emërimet që janë bërë më pas në Këshillat Mbikëqyrës dhe hallkat e tjera të drejtimit tregojnë se zotëruesit janë sërish nga Turqia. Revista “Monitor” raporton se vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë dollarë.
Nudot e adoleshencës së Madonës në ankand
Madonna mund të jetë sot një nga këngëtaret më të njohura të muzikës pop në botë, por gjërat ishin mjaft të ndryshme kur ajo po përpiqej të bënte debutimin e saj në botën magjike të shoëbizit në moshën 18 vjeçare. Në të vërtetë, ajo ka zbuluar se kishte pranuar të pozonte lakuriq për të mbuluar shpenzimet e saj themelore. Janë 108 fotografi dhe secila prej tyre pritet të shitet për një çmim prej mes 800 $ dhe $ 1,200. Paketa do të përfshijëtë drejta autentike dhe autoriale.
Ndalohet pirja e duhanit në filma, ndodh në Francë
BE është shprehur pozitivisht ndaj idesë së Francës për ndalimin e pirjes së duhanit në filma. "Komisioni mirëpret të gjitha hapat e ndërmarra nga vendet e BE për të luftuar pirjen e duhanit veçanërisht në mesin e të rinjve"- tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anca Paduraru.
Patriarku orthodhoks rus/Po vjen fundi i botës
Fundi i botës dhe historisë po afron dhe kjo nuk është vetëm një pikëpamje konspiracioni. Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, e ka predikuar atë edhe gjatë një meshe në katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.
Fermerët e duhanit dalin në rrugë, qeveria në hënë
1470 fermerë të zonës së Dumresë nuk kanë marrë ende paratë e duhanit. Pasi kanë konsumuar të gjitha përpjekjet deri në ministri, të martën një përfaqësi e tyre është hedhur në protestë në qendër të Belshit.
Fermerët shprehen se kanë vite që nuk i kanë marrë paratë dhe bëhet fjalë për miliona lekë, madje në një rast një fermer ka për të marrë 60 milion lekë.
Një fshesë për pluhurat
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nismën më të re, apo aksionin më të ri të qeverisë: Pastrimin e territorit. Problemet fillojnë që me emrin e nismës: Pastrojmë Shqipërinë që Duam. “Shqipëria që Duam” është ajo e së ardhmes ku do ta çojë Rilindja, është Shqipëria që rilind nesër përmes korriigjimit dhe ndryshimit, ndaj edhe ndoshta devizës i mungon një “Për”, që mesa duket nuk e ka zënë vendi.
Ditët e fundit të Llallës, merr valixhet më 3 dhjetor
Teksa partitë e mëdha janë përfshirë në një debat teknkio-politik mbi mandatin e Adratik Llallës, SHBA-BE mbështesin versionin e mazhorancës se mandati i tij mbaron ne 3 dhjetor dhe se pas kesaj date duhet te zgjidhet nje kryeprokuror i perkohshem, me shumice te thjeshte.
Një optikë greke përtej Kretës
Takimi i Kretës dhe zhvillimet e reja në raport me Maqedoninë, kanë riaktivizuar për publikun dhe median axhendat e politikës së jashtme në rajon. Shqipëria ka momentalisht një problem jo pak të ndërlikuar me Greqinë dhe vlerëismi i pikëpamjes greke për këtë situatë, ka rëndësi për të kuptuar masën dhe thelbin e kompromiseve që do të bëhen, por edhe mundësia e realizimit të tyre. Po kështu, pikëpamja greke ka rëndësi edhe për të kuptuar sesa reale janë qëndrimet emocionale dhe nëse ka vërtet vlerë mbingarkesa e zakonshme kur vjen puna te raportet tona me këtë vend.
Meta i jep një dorë Gruevskit, thirrje partive shqiptare të mos e braktisin
I ndodhur në Maqedoni që prej së hënës, Presidenti shqiptar Ilir Meta është takuar edhe me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Në një njoftimin e presidencës, takimi cilësohet si i veçantë, edhe për faktin se Gruevski tashmë mban statusin e kryetarit të opozitës. Nga biseda nuk jepen më shumë detaje, por sipas njoftimit “në takimin e veçantë me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski u theksa rendësia qe ka roli i opozitës ne te gjitha proceset euro-integruese te Maqedonise”.