Rregullore e re për klasifikimin e informacionit “sekret shtetëror”

Postuar në 27 Nëntor, 2017 12:44

Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat për administrimin dhe deklasifikimin e informacionit të cilësuar “sekret shtetëror”. Me një vendim që është marrë në datën 15 nëntor, Këshilli i Ministrave ka miratuar Rregulloren për Deklasifikimin dhe Zhvlerësimin e Informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Përveç se detajon në mënyrë më të qartë mënyrën e ruajtjes së informacioni, rregullorja e re përcakton edhe se kush janë subjektet që mund të këkrojnë deklasifikimin, mënyrën sesi zgjidhet zhvlerëisimi apo deklasifikimi i informacionit të fituar nga palë të treta të huaja. 

Shqipëria do të furnizojë me ujë Rajonin e Puglia-s

Postuar në 27 Nëntor, 2017 10:33

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull të sajin shkruan se së shpjeti Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë. Në këtë shkrim janë  zbardhur detaje nga vizita e guvernatorit të rajonit Michele Emiliano në Shqipëri ku ai u takua me kryeministrin Rama.

Sipas gazetës Panorama, kjo media shkruan se guvernatori i ka bërë një propozim kryeministrit shqiptar, që të ndërtohet një tub përkrah atij të gazsjellësit TAP për të sjellë ujin nga Shqipëria në Salento.

Verifikim tenderave të Tahirit

Postuar në 27 Nëntor, 2017 10:17

Të gjithë tenderët e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme nga viti 2013 deri në vitin 2017, kohë që përkon me periudhën kur në krye të këtij dikasteri ishte ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri do të verifikohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Epiri, Iliria - toskërishtja, gegërishtja*

Postuar në 26 Nëntor, 2017 21:38

J.G. Hahn më 1854 në librin e tij “Studime shqiptare” shkruante se “Populli shqiptar ndahet në dy fise kryesore, në toskë, që banojnë në Shqipninë e Jugut (me gjithë krahinën e Beratit) dhe në gegë, që banojnë në Shqipninë e Mesme dhe të Veriut”. “Kufinin e gjuhës në mes toskëve dhe të gegëve, shkruante ai, e formon Shkumbini ( …); në jug të këtij lumi sot nuk ka ma gegë, por në pjesën veriore të krahinës së Beratit flasin nji dialekt, i cili asht toskënisht, ndonëse ka shumë elementë nga gegnishtja.

Tjetër provë për ekonominë shqiptare të kanabisit

Postuar në 26 Nëntor, 2017 20:43

Në kulmin e debatit për trafikun e drogës nga Shqipëria, vendi ekspozohet me një tjetër provë të fortë se vijon të jetë hambar i kanabisit të kultivuar vitet e fundit. Trafikantë  shqiptarë të drogës u nisën të premten pasdite me një gomone me shpejtësi të lartë, "të ngarkuar" në brigjet të Shqipërisë për të shkuar drejt Greqisë dhe Italisë.

Trocki vijon të provokojë

Postuar në 26 Nëntor, 2017 20:42

Leon Trocki mbetet ndoshta figura më e polemizuar e shekullit të kaluar dhe më polemizuesja brenda radhëve të socialistëve. Edhe sot, 77 vjet nga vdekja e tij, bolsheviku ukrainas qëndron në radhën e parë të ideologëve që vijojnë të prodhojnë debat dhe dishepuj. 

Rasti më i fundit i një debati rreth figurës së tij është gjeneruar nga një serial rus, me emrin e revolucionarit, pra “Trotsky”, shfaqur me rastin e 100 vjetorit të Revolucionit të Tetorit. 

Deputetja Duma bën lajm, propozon Parlament me dy dhoma

Postuar në 26 Nëntor, 2017 19:28

Grida Duma, deputete e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipëisë, ka dalë sot me një propozim, që nuk dihet nëse përfaqëson diçka nga mendimet politike të PD-së. Gjatë një fjale të mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare për Parlamentarizmin, Duma ka lëshuar shashkën e vjetër të një Parlamenti me dy dhoma.

"No Woman, No Cry" e Bob Marley nga kori i Bahreinit

Postuar në 26 Nëntor, 2017 19:05

"Jap dorëheqjen menjëherë nëse provohet se kam qoftë edhe një peni në parajsat fiskale"

Postuar në 26 Nëntor, 2017 17:05

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sfiduar liderin e partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane të cilit i ka kërkuar që të dokumentojë akzuën se ai apo familjarë të tij kanë depozituar shuma parash në parajsat fiskale.

“Ai duhet ta provojë nëse Tayyip Erdogan ka një peni të vetëm jashtë. Nëse provohet, unë nuk do të qëndroj në këtë post presidencial pas asnjë minutë më tej”, ka deklaruar presidenti turk.

I veçanti Beksiński

Postuar në 26 Nëntor, 2017 16:02

Të paktë mund të jenë piktorët që impresionojnë kaq shumë qysh në pamje të parë sa piktori polak Zdzisław Beksiński. Distopia në veprën e tij është sfondi dhe lënda e një imagjinate që imiton thuajse një ferr që na pret të gjithëve. Motive të zakonshme të ankthit më sublim të njeriut, Vekjes apo edhe Hiçësimit të ekzistencës në një Kundërjetë; kafka dhe skeletë, një bashkësi vdekjeje që mishërohet në një estetikë që ndërgjegjja njerëzore nuk mundet ta konstruktojë në sferën e "normales". Por edhe eros.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS