Zmbrapsje nga planet për transformimin me ligj të FSK-së

Postuar në 29 Nëntor, 2017 11:07

Zyrtarët e Kosovës janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji

Koha Ditore shkruan se në takimet e së martës mes zyrtarëve më të lartë kosovarë dhe zv/ndihmës-sekretares amerikane të mbrojtjes, Laura Cooper, përkrahje e gjerë i është dhënë idesë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet me ndryshimin e Kushtetutës, dhe me pajtimin e pakicave.

Kontrolli mbi borxhin, qeveria pajton konsulent

Postuar në 29 Nëntor, 2017 10:33

Qeveria ka vendosur të pajtojë një konsulent privat për t’a këshilluar se si të menaxhojë financat dhe më konkretisht borxhin publik, që vazhdon të mbetet në nivele të larta. Ministria e Financave është gati të paguajë 83.3 milionë lekë të reja, ose afro 630 mijë euro në vit për një shërbim të tillë.

Zbulime të reja mbi vendvarrimin e Krishtit (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2017 09:30

Kisha e Ringjalljes në Jeruzalem  ka pësuar ndër shekuj sulme të dhunshme, zjarre, tërmete, ndërsa në 1009 u shkatërrua plotësisht dhe u rindërtua, duke detyruar hulumtuesit e rinj të dyshojnë nëse është me të vërtetë vendi ku u varros Jezusi  siç u përcaktua 17 shekuj më parë.

Rezultatet e hetimeve shkencore që disponon National Geographic, konfirmojnë se mbetjet e shpellës brenda tempullit janë nga varri që zbuluan romakët e lashtë.

Kim Jong Un nuk ndalet, tjetër test bërthamor

Postuar në 28 Nëntor, 2017 22:04

Dy muaj pas testit të fundit raketor, Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, duke përshkallëzuar më tej tensionet me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pentagoni njoftoi se raketa balistike e vendit komunist fluturoi rreth 1mijë km, për të rënë më pas në Detin e Japonisë, çka u konfirmuar edhe nga vetë autoritetet japoneze.

Në orët e fundit Tokio kishte paralajmëruar për disa sinjale radio që përmanin mesazhe për një testim raketor. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump u vu në dijeni të situatës ndërkohë që raketa ishte ende në ajër.

Dhjetëra të arrestuar para vizitës së Erdogan në Athinë

Postuar në 28 Nëntor, 2017 21:08

Pak ditë para mbërritjes në Athinë të presidentit turk Erdogan, Sektori i Antiterrorit të Policisë greke kreu një operacion në shkallë të gjerë në Pagrati dhe Kalithea, duke kryer nëntë arrestime të njerëzve që sipas informatave  janë anëtarë të organizatës DHKP -C (Partia Çlirimtare e Popullit Revolucionar - Front). Kjo organizatë është jashtë ligjit në Turqi dhe në të gjitha listat e organizatave terroriste të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe natyrisht Turqisë.

Epidemia e HIV AIDS në Evropë në nivelet më të larta

Postuar në 28 Nëntor, 2017 19:04

Numri i njerëzve të diagnostikuar me HIV në Evropë arriti nivelin më të lartë në 2016, duke treguar se epidemia e AIDS po rritet "me një ritëm alarmues" në Europë. Sipas një raporti të përbashkët të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) 160,000 njerëz u infektuan me virusin në 53 shtetet që përbëjnë rajonin evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 80 përqind e tyre ishin në Evropën Lindore.

Nisma e Mogherinit

Postuar në 28 Nëntor, 2017 18:01

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, po planifikon një takim të gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Bruksel në fund të këtij viti. 
Lajmi raportohet nga agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, sipas të cilës takimi do të ketë formatim e një darke pune dhe me gjasë do të zhvillohet më 18 dhjetor. 

Zbardhet takimi sekret Hoxha-Zahariades në Korçë

Postuar në 28 Nëntor, 2017 17:39

Gjashtëdhjetë e tre vjet pas përfundimit të Luftës Civile Greke materiale të rralla nga arkivat shqiptare hedhin dritë mbi zhvillimet e kësaj periudhe. Në verën e vitit 1949, teksa fati i Luftës Civile Greke ishte përcaktuar në masë të madhe, udhëheqja komuniste shqiptare u përpoq me çdo mënyrë për të përmbushur kërkesat e komunistëve grekë dhe për të ndihmuar luftën guerile, në bazë të rekomandimeve të Moskës dhe Beogradit, por pa u ekspozuar gjerësisht dhe pa minuar sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.

Rishkrimi ditor i ëndrrës së bashkimit kombëtar

Postuar në 28 Nëntor, 2017 15:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gjetur rastin e festës së Pavarësisë, për të folur edhe njëherë për arritjet shtetformuese të qeverisë së tij, duke nënkuptuar edhe ëndrrën e një bashkimit kombëtar në...BE.

105 vjet Pavarësi

Postuar në 28 Nëntor, 2017 14:39

Kanë kaluar 105 vjet dita e asaj që historiografia shqiptare e njesh si Shpallja e Pavarësisë. Një datë e shënuar, me gjasë akti më i rëndësishëm politik i elitës shqiptare qysh nga koha e përballjes fillestare me osmanët, që bashkë me vendimet e Kongresit të Manastirit më 1908, përcaktuan paradigmën e shtetit dhe kombit shqiptar drejt Perëndimit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS