Donna alla makarona (Video)
Emily Ratajkowski nuk bezdiset nga yndyra dhe pozoi për revistën “Love” e zhyer në një sasi makaronash, të cilat të shoqëruara me verë të kuqe zgjojnë jo pak fantazinë..
“Fatkeqësitë e natyrës, qeveria na lë faturën”
Ajo që përflitej se qeveria po shqyrton një draft për sigurimin e detyrueshëm të banesave është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vetë kryeministri. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave që u transmetua direkt në kanalin ERTV, kreu i qeverisë la të kuptohet se ky është viti i fundit që shteti do kompesojë dëmet e përmbytjeve, pasi me hartimin e një nisme të re ligjore për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve këto dëme do përballohen nga vetë qytetarët.
Të drejtat civile dhe politike, atribut i të pasurve?
Kombet e Bashkuara që monitorojnë varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut do të nisin një mision në SHBA, i cili do të përqëndrohet në disa nga barrierat sociale dhe ekonomike që e bëjnë ëndrrën amerikane thjesht një iluzion për miliona njerëz- nga të pastrehët në Kaliforni dhe ata që vuajnë diskriminimin e thellë racor në Jug apo rënien e vendeve të punës në West Virginia.
Kopja ja kalon kopjuesit. Lali duket se nuk boka qef vetëm të djelën
PS: Disa burime për Të Kripura thonë se kjo lecca c..ane e Lalit është në fakt praktikë pune për llogari politike. Por burimet nuk kanë sjellë asnjë provë për këtë.
Banorët nxjerrin listat e pashlyera të 2015 (Video)
Qeveria po menaxhon situatën e vështirë nga moti i keq, duke gjetur çdo vit arsye për mosparandalimin e pasojave. Këtë vit pati në dukje një reagim më të organizuar pasi reshjet u parlajmëruan ditë më parë, por gjithsesi natyra e bëri të vetën, duke përmbytur sërish qindra banesa.
Tentativa nga Shoqata Kombëtare e Armëve për një takim Trump-Putin
Një operativ konservator thuhet se ka punuar për të ngritur një "takim pas kuintave" mes Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin gjatë fushatës presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe për këtë ishte planifikuar të shfrytëzohej një konventë e Shoqatës Kombëtare të Armëve.
Greqia hap tenderin për naftë në Jon
Kriteret ekonomike dhe elementet mjedisorë do të merren parasysh për vlerësimin e ofertave që lidhen me eksplorimin e hidrokarbureve në detin Jon dhe në Kretë. Sipas njoftimit të publikuara dje në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian ofertatto do të hapen pas interesit të shprehur nga: The Oil & Gas Energean për zonën e detit në detin Jon dhe konsorciumit Total - ExxonMobil - Greek Petroleum për zonën e Kretës.
"Si grek u ndjeva në siklet kur më kontrolluan pasaportën në aeroport"
E mbani mend atë fotolajmin kur kryeministri shqiptar Edi Rama kontrollohej në një aeroport të Holandës? Duket se ky është një standard i dedikuar për ballkanasit, vipa apo jo vipa qofshin. Këto ditë i ka rënë për hise kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis që të kontrollohet në aeroportet gjermane, më konkretisht në atë të Frankfurtit.
“Si grek u ndjeva i sikletosur kur u çova në një terminal të ndryshëm të aerportit të Frankfurtit dhe prita 20 minuta që të më kontrollonin pasaportën”, tha Mitsotakis gjatë një takimi të organizuar në Bruksel.
Hisako Koyama, astronomja amatore, puna e së cilës njihet nga komuniteti shkencor
Hisako Koyama, mund të konsiderohet si një nga vëzhgueset më rigoroze të Diellit në 400 vitet e fundit. Ajo nuk është një astronome në formim dhe arsimim, por këmbëngulja dhe vëzhgimi i përditshëm i aktivitetit diellor, njollave të yllit tonë, të gjitha të realizuara me dorë, e bëjnë japonezen një ndër njerëzit më të veçantë.
Janë 40 vjet të jetës së saj të investuara në një punë të motivuar nga pasioni dhe nga një kuriozitet që nisi qysh herët, kur ajo pa për herë të parë dritën e një meteori që binte nga lartësitë.
6 milonë emigrantë të tjerë pritet të mësyjnë Europën
Në Europë pritet të mësyjnë edhe 6 milionë emigrantë. Të paktën kështu raporton gazeta gjermane “Bild” që referon një raport të klasifikuar të qeverisë gjermane.