Tusk paralajmëron: Polonia kërkon të braktisë BE-në
Bashkimi Europian mund të ballafaqohet me kërkesën e një tjetër shteti anëtar për të braktisur Unionin. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi se pas Britanisë, mund të jetë Polonia vendi i radhës që do të lërë bllokun.
Donald Tusk, i cili ka qenë më parë kryeministër i Polonisë dhe një kundërshtar i fortë i Partisë së djathë, Ligj dhe Drejtësi (Pis) në një intervistë për revistën Tygodnik Poëszecnhy thotë se nuk ka as dyshimin më "të vogël” se Pis dëshiron të "çlirojë" Poloninë nga barra e BE-së.
Shqipja fiton terren në Maqedoni, miratohet ligji i gjuhëve
69 deputetë të parlamentit të Maqedonisë votuan pro ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili i jep gjuhës shqipe një shtrirje të gjerë edhe në institucionet e larta shtetërore ku nuk përdorej deri më tani. Shumica e nevojshme u arrit nga mbështetja e deputetëve të partive shqiptare jashta koalicionit qeveritar, ndërsa opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në seancë.
“Nuk ka varreza të reja për ushtarët grekë“
Procesi për identifikimin e trupave të rënë gjatë luftës italo-greke, pas vendimit të muajit dhjetor do të nisë nga puna në terren, sipas një harte të miratuar nga komisioni i përbashkët. Gjeneral Dedë Prenga, kryetar i komisionit shtetëror, në një intervistë për Tema Tv tregon detajet e marrëveshjes, ndërsa hedh poshtë zërat për ngritjen e varrezave të reja.
Kotzias: Emri "Sllavomaqedonia" nuk pranohet nga shqiptarët
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka përmendur, ndoshta për herë të parë, se implikimet për çështjen e emrit të Maqedonisë, lidhen edhe me faktorin shqiptar. Gjatë një interviste për tv Antena 1, Kotzias është pyetur për variante Sllavomaqedonia dhe Maqedonia e Re, me idenë nëse kompromisi merr parasysh kriterin gjeografik apo edhe diçka tjetër.
Sipas ministrit, emri i parë përjashtohet sepse atë e kundërshtojnë shqiptarët.
Moralizimet mbi drejtësinë, Strasburgu flet për "tritol politik"
Nëse mund të ketë një përkufizim mbi qeverisjen socialiste është moralizimi për shtetin e së drejtës. Për shumë arsye kjo retorikë ka gjetur audiencë, duke legjitimuar padjtësitë e pushtetit në emër të votës së shumicës.
Giuliana Farfalla, transgjinori i parë në cover e revistës "Playboy"
Dy standarde: Polici dhe burg për qytetarët, amnisti për institucionet që nuk paguajnë
Revista “Monitor” raporton sot mbi një dokument të OSHEE-së për arkëtimet gjatë vitit 2017. Sipas materialit, operatori pranon se familjarët dhe biznesi janë më të rregulltit në pagesën e energjisë elektrike dhe më keq paraqiten institucionet shtetërore.
Kapen sinjale misterioze nga hapësira
Shërbimet e stacioneve hapësinore në mbarë botën u vunë në gjendje alarmi pas marrjes së radiovalëve "të çuditshme" nga një pikë shumë e largët e hapësirës. "Ky është një fenomen që nuk mund të shpjegohet, me të vërtetë diçka shumë e çuditshme që nuk e kemi hasur më parë”- tha njëri prej shefave të programit për monitorimin e shenjave të hapësirës.
Thjeshtësia e pabesueshme e kryetarit të Gjykatës së Lartë
Intervista e djeshme e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, dhënë për “Gazeta Shqiptare” kaloi pa u vënë re.
http://www.gsh.al/2018/01/09/ekskluzive-xhezair-zaganjori-politikane-me-...
Burimet mediatike/Athina: deklaratat e Bushatit, provokative
Deklaratat e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati se në paketën e çështjeve të mbetura pezull nga Lufta e Dytë Botërore, përfshihet edhe zgjidhja e pronave të çamëve ka provokuar reagimin e Athinës. Pavarësisht se jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, seksioni greqisht i CNN duke iu referuar burimeve nga qarqe diplomatike thotë se "pozicioni i Greqisë është ai që ka qenë dhe i shprehur në vizitën e fundit në Tiranë të ministrit Kotzias se “për Athinën nuk ekziston çështje çame”.
