Ndryshon përbërja e qeverisë greke
Kryeminisri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka vendosur ndryshimin e përbërjes së qeverisë së vet pas rezultatit të dobët të së djathtës në zgjedhjet europiane. Mitsotakis kishte vënë objektivin 33%, që sërish ishte poshtë 40% të votës nacionale të marrë në qershor 2023 nga Demokracia e Re.
Beogradi: Embargoja e Kosovës ndaj mallrave tona, shkatërrimtare
Ministri serb i Tregtisë, Tomislav Momiroviç, ka deklaruar së vendimi i Kosovës për të ndaluar importin e mallrave serbe, është shkatërrimtar. Sipas tij, ky vendim ka përcaktuar një precedent që ka ndikuar Europën dhe Ballkanin.
Është e tmerrshme që në shekullin e 21-të, ne po dëshmojmë që në Europën e ndërtuar mbi themelet e tregut të përbashkët dhe lëvizjes së lië të mallrave dhe shërbimeve, ka një regjim që i ndalon njerëzve nga angazhimi në tregtinë dhe ekonominë dhe progresi
G7, 56 miliardë euro paketë huaje për Ukrainën
Një paketë huaje prej 46 miliardë eurosh do t’i jepet Ukrainës. Vendet e G7 e arritën këtë dakordësi në samitin që po mbahet në Itali.
Ndërkohë, veçmas, presidenti amerikan nënshkroi një marrëveshje sigurie 10-vjeçare me homologun Zelenskyy.
Paratë dhe mbështetja e sigurisë synojnë të demonstrojnë solidaritet dhe t'i dërgojnë një mesazh të qartë presidentit rus Vladimir Putin se demokracitë kryesore të industrializuara në botë mbështesin fuqishëm Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë.
Hungaria nuk do të përfshihet në misionin e NATO-s në Ukrainë
Hungaria nuk do të marrë pjesë në misionin e NATO-s në Ukrainë, por nuk do të pengojë as themelimin e saj nga vendet e tjera të aleancës, tha kryeministri hungarez Viktor Orban për Radion Kossuth.
Ai kujtoi se gjatë bisedimeve në Budapest më 12 qershor, Hungaria mori garanci nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg se pjesëmarrja e anëtarëve të aleancës në operacionet ushtarake jashtë territorit të tyre, përfshirë në Ukrainë, është vetëm në baza vullnetare.
Deri në vitin 2050, reshjet do të reduktohen me 8-10%
Efektet e ngrohjes globale do të vijnë duke u shtuar në vitet e ardhshme nëse nuk merren masa për të arritur objektivat e marrëveshjes së Parisit.
Në studion e MCN TV, ekologu Mihallaq Qirjo tha se rritja e temperaturës dhe si pasojë valët e të nxehtit, rënia e sasisë dhe reshjeve dhe zjarret janë efektet e menjëhershme të ngrohjes globale. Sipas tij, parashikohet që niveli i reshjeve të vijë duke rënë.
Skandali i mikrokredive, BSH ndryshon politikat e licencimit
Banka e Shqipërisë ka ndryshuar politikat e licencimit të subjekteve bankare. Vendimi i ri Këshillit Mbikëqyrës të BSH shfuqizon rregulloren e vjetër të miratuar në nëntor të vitit 2003 dhe vjen vetëm pak kohë pasi BSH u hoqi licencën dy kompanive të mikrofinancës, Microcredit (MCA) dhe Final, në llogaritë e të cilave u bllokuan mbi 10 milionë euro.
Pa opsione për çështjen "Beleri". Dikush do poshtërohet
Gazeta greke “Ta Nea” raporton se mes Tiranës dhe Athinës ka një lloj përpjekjeje për të zgjidhur së paku çështjen e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Sipas gazetës dënimi do të jetë me 20 muaj dhe kjo me llogari e lejon atë të dalë jashtë për shkak të qëndrimit në paraburgim për të bërë betimin në PE.
"Le t’ua bëjmë jetën makth të përhershëm"
Kreu i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, thotë se Moska duhet t’u kundërpërgjigjet sanksioneve duke e bërë jetën në Perëndim në një "makth të përhershëm" dhe duke shkaktuar dëme maksimale për vendet jomiqësore.
“Duhet të përpiqemi çdo ditë që t'u bëjmë sa më shumë dëm atyre vendeve që kanë vendosur këto kufizime ndaj vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve tanë. I goditni aty ku u dhemb”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram.
Vladimir Orliç, shefi i ri i shërbimeve sekrete serbe
Vladimir Orliç do të jetë shefi i ri i shërbimeve sekrete serbe. Mediat serbe njoftojnë se ai është një zyrtar i Partisë Progresive Serbe të Aleksander Vuçiç dhe vendimi për emërimin e tij është marrë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ai ka qenë deputet për disa mandate dhe ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Parlamentit në vitet 2022-2024.
Projekti i Kushner në Beograd, tradhti ndaj Amerikës!
Gjenerali në pension, Wesley Clark, e cilëson tradhti ndaj Amerikës projektin e Jared Kushner për të ndërtuar një kompleks të ri në qendër të Beogradit.
Projekti i dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është pjesë e një prej tre investimeve të mëdha të kompanisë së tij “Affinity Partners” në zhvillimin e pronave në Ballkan. Dy të tjerat janë në Shqipëri: në Sazan dhe Zvërnec.