Projekt tripalësh, kanal lundrimi që lidh Danubin me Mesdheun
Greqia, Maqedonia dhe Serbia duan të ndërtojnë një kanal që, sipas Alexis Tsipras, "mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit". Kjo është ajo që gazeta gjermane Die ëelt thekson duke iu referuar planeve për të ndërtuar një kanal që lidh Danubin me Mesdheun.
"Është një "punë mbresëlënëse" që synon lidhjen e Danubit përmes Moravës me Axios, dhe Gjirin Termaik, në perëndim të Selanikut për në Egje"- thuhet në raport. Nëse projekti zbatohet, do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë.
Edhe Shqipëria në Konferencën Islamike, deklaratë për Palestinën
57 anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, mes të cilave edhe Shqipëria, përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbeten të angazhuar për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në çështjen e Palestinës, me formimin e dy shteteve, dhe u kërkuan vendeve të tjera që të njohin shtetin e Palestinës dhe Jeruzalemin Lindor, si kryeqytetin e tij të pushtuar.
Kina mbledh ADN-në e 11 milionë ujgurëve
Human Rights Watch raportoi se autoritetet kineze po mbledhin mostrat e ADN-së, shenjat e gishtërinjve dhe të dhëna të tjera biometrike nga çdo banor në një rajon të largët perëndimor . Zyrtarët gjithashtu po ndërtojnë një bazë të dhënash për llojet e gjakut nga mosha 12 deri në 65 vjeç në Xinjiang. Ky rajon është shtëpia e mbi 11 milionë ujgurëve, një pakicë muslimane turke që herë pas here është goditur nga fushatat e dhunës.
Avaz i 27-vjetëve
Dy ditët e fundit, dikush ka shtyrë ujërat për të riktyer në vëmendje çështjen “Tahiri”. Pak të dhëna të reja nga sms e bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm, një skup i shfryrë dhe I mbingarkuar me fjalë nga Top-Channel, dhe Tahiri është sërish në qendër të lajmit politik.
Greqia ekstradon në SHBA "Mr Bitcoin"
Departamenti Penal i Gjykatës së Lartë vendosi t’u dorëzojë autoriteteve amerikane, Alexander Vinniki. Ai është i akuzuar nga autoritetet amerikane për pastrimin e 4 miliardë dollarëve përmes monedhës dixhitale (Bitcoin)
Këto para dyshohet se janë të ardhura nga aktivitete kriminale.
Megjithatë, fjalën e fundit për çështjen e 38-vjeçarit rus e ka tani ministri grek i Drejtësisë, Stavros Kontonis, i cili ka të drejtën të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Lartë.
I pasigurtë nëse BE do hapë negociatat me Shqipërinë
Kryeministri Rama mori në Bruksel lavdërimet e Zhan Klod Junker për reformat që ka kryer, por nuk është aspak i sigurtë se Komisioni Europian në fund të 6 muajve do të rekomandojë çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Këtë la të kuptohet lutja e tij ndaj ambasadorëve të huaj për të bërë avokatin e Shqipërisë pranë qeverive të tyre, të cilat mesa duket nuk kanë të njëjtën pikëpamje me Presidentin e Komisionit. Rama është munduar të bindë diplomatët perëndimorë se “vezën” e Shqipërisë nuk do ta bënte asnjë prej vendeve të Bashkimit Europian.
Zbulohet peshkaqeni më i vjetër në botë (Video)
Një peshkaqen që besohet të jetë një nga qeniet e gjalla më të vjetra në botë është zbuluar nga peshkatarët në Atlantikun e Veriut. Peshkaqeni femër i Groenlandës me gjatësi 5.5 metra e gjatë vlerësohet se është 512 vjeç. Një ekip shkencëtarësh, i cili ka ndërmarrë studimin e jetëgjatësisë së kësaj kafshe përmes teknologjisë së karbonit ka analizuar sytë e 28 peshkaqenëve të tillë, të cilët japin informata më të besueshme për moshën e tyre.
Daniel Serwer: Ballkani i ekspozuar ndaj destabilitetit
Eksperti i SHBA për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se për herë të parë Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë e ka renditur Ballkanin si një rajon me probleme të ndjeshme të stabilitetit.
Libri/Reparacionet gjermane ndaj Greqisë arrijnë në 185 miliardë euro
Disa media greke po i lënë vend sot një libri të publikuar në Gjermani nga dy autorë: Karl Heinz Roth dhe Hartmut Rübner, sipas të cilëve borxhi gjerman ndaj Greqisë, krijuar nga pasojat e pushtimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, arrin në 185 miliardë euro.
Pakti ekziston, ai nuk mund të firmoset për momentin
Një ditë pasi ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi ambasadorin amerikan Donald Lu për konflikt interesi në raport me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kryetari aktual i PD-së, ka dalë me një qëndrim politik që në thelb zyrtarizon nisjen e negociatave me mazhorancën e Edi Ramës.