Bleu heshtjen e Perëndimit për zgjedhjet e manipuluara me një minierë litiumi
Opozita serbe po akuzon së fundmi presidentin e vendit, Aleksander Vuçiç, por edhe pjesë të komunitetit perëndimor se ka arritur të blejë heshtjen për zgjedhjet e manipuluara me dhënien e një miniere litiumi në Jadar, kompanisë britanike Rio Tinto. Në një intervistë për “The Financial Times”, Vuçiç është shprehur se miniera do të hapet në vitin 2028 çka është parë si një mall shkëmbimi.
Pandemia me emrin SHBA
Diktaturat dallojnë nga demokracitë te mënyra si sillen me jetën dhe të drejtat e njeriut. Ky është leksioni bazë që kemi dëgjuar sa herë. Mirëpo ngjan se nuk është edhe aq e vërtetë dhe një provë na vjen nga pandemia e CoVid-19 e cila preku mbarë botën. Agjencia “Reuters” shkruan për një raport, sipas të cilit Pentagoni ndërmori një fushatë diskreditimi për vaksinën kineze, Sinovac, gjatë pandemisë.
Ridel në skenë Hollande: Dua vetëm të shërbej
Zgjedhjet e afërta në Francë, dekretuar nga presidenti Emmanuel Macron pas humbjes poshtëruese në zgjedhejt europiane, po bëhen të palexueshme. E djathta ka ndasi, ndërkohë që në funksion të lëvizjes së paparashikuar të Macron, e majta është grupuar në një Front të vetëm, por deri më tani asgjë nuk jep siguri se mund të arrihet një shumicë qeverisëse. Media të ndryshme e përshkruajnë situatën si një prag konflikti civil dhe është për t’u theksuar se Macron, njeriu që duket se ka humbur çdo gjë, ka deklaruar se “nuk mund t’ia lëmë Francë Marine Le Pen”.
Dritë e re mbi tempullin e humbur të Akropolit
Akropoli i Athinës, kodra shkëmbore në kryeqytetin grek që është shtëpia e tempullit ikonik të Parthenonit, është një nga vendet arkeologjike më të vizituara dhe më të njohura në botë - por informacione të reja rreth tij po zbulohen.
Një botim i ri në Gazetën Amerikane të Arkeologjisë, nga Merle Langdon (Universiteti i Tenesit) dhe unë, tregon një histori të një tempulli të humbur në vendin e Partenonit. Dhe gjithçka filloi me zbulimin e grafiteve antike.
Grafiti i barinjve
Piktura është arti i të heshturës
Studioja e Vilson Biçakut ndodhet në katin e poshtëm të një ndërtese të vjetër në qendër të Brukselit, me arkitekturën tradicionale që karakterizon shumicën e godinave të qytetit, por që pavarësisht se i ndesh rëndom, gjithmonë vazhdojnë të të mahnisin me elementët dhe detajet dekorative. Pjesa më e madhe e piktorëve që më ka rastisur të njoh apo të intervistoj, kanë një lloj manie me rregullin, çka më përmbysi përfytyrimin për rendin kaotik të artistëve, ndërsa studioja e Vilsonit përkonte pikërisht me imazhin e artistit anarkist e rebel.
Edhe Greqia me Drejtori të posaçme policore kundër krimit të organizuar
Presidenti grekk a dekretuar krijimin e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, që në mediat e vendit fqinj po cilësohet si FBI-ja greke.
Studimi i Vatikanit: Roli i Papës në një kishë të ribashkuar
Vatikani ka publikuar një studim 130 faqesh mbi primatin papnor, i cili përmban sugjerime nga komunitetet e krishtera ortodokse dhe protestante për rolin e peshkopit të Romës në një "Kishë të ribashkuar" në të ardhmen.
Dokumenti studimor, i titulluar "Peshkopi i Romës: Primati dhe Sinodaliteti në Dialogun Ekumenik dhe Përgjigjet ndaj Enciklikës Ut Unum Sint", është teksti i parë i Vatikanit që nga Koncili i Dytë i Vatikanit që përshkruan të gjithë debatin ekumenik mbi primatin papal.
Rusia ishte gati të tërhiqej nga Ukraina jugore
Rusia ishte e hapur për tërheqjen e trupave të saj nga rajonet Kherson dhe Zaporozhye në fillim të konfliktit në Ukrainë, me kusht që Kievi të pranonte një lidhje të pandërprerë tokësore midis Krimesë dhe kontinentit, deklaroi Presidenti Vladimir Putin të premten.
Mitsotakis, "arma" e Charles Michel për të likujduar von der Leyen
Emri i kryeministrit grek po përflitet si pasardhës i mundshëm i Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian. Sugjerimi vjen nga një rival i ashpër i presidentes ende në detyrë. Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel, është njeriu pas këtij propozimi ende jozyrtar, pavarësisht se një mandat i dytë për Von der Leyen është pothuajse i garantuar.
Përhumbjet e Joe Biden, metafora e strategjisë së Perëndimit sot edhe në Ballkan
Dje, ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, shprehej se njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, edhe në referencë të Marrëveshjes së Ohrit, normalizimi i marrëdhënieve është pjesë e detyrueshme. Kjo deklaratë bën pjesë në atë politikë të akomodimit të Serbisë, madje të Serbisë së Aleksander Vuçiç, që ka për synim zyrtar apo publik, mbajtjen e saj sa më larg Rusisë.