Java mbyllet me pro-amerikanizëm. Qeveria shton me 60% prezencën ushtarake në Afganistan
Dy ditë pas vendimit të Shqipërisë kundër nismës së ShBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, qeveria shqiptare ka bërë një kthesë korrigjuese. E vënë përballë një presioni mediatik dhe institucional se me këtë qëndrim ka konsumuar një akt politik antiamerikan, Tirana zyrtare ka njoftuar se do të shtojë me 60% prezencën ushtarake në misionet e NATO-s në Afganistan, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ka bërë të ditur këtë gjë me rastin e pritjes së kontigjentit të ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në Afganistan.
Fatura e Veliajt sipas PD, 75 mijë lekë në muaj për çdo banor
Këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak tëTiranës akuzojnë Kryebashkiakun Veliaj se me buxhetin e vitit 2018 ka dyfishuar taksat për banorët e kryeqytetit. Ata thonë se fatura që çdo banor i Tiranës do t’i paguajë bashkisë është 75 mijë lekë taksa në muaj.
“Njerëzimi do paqe, jo vdekje”
Presidenti amerikan komentoi me një mesazh në Twitter vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të miratuar unanimisht projekt-rezolutën për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut.
Çelja e negociatave shpjegon votën e Shqipërisë në OKB
Nga sqarimi i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për votën pro të Shqipërisë në OKB vështë vetëm një gjysëm fjalie që mund të shpjegojë qëndrimin pragmatist në favor të rezolutës së mosnjohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pavarësisht argumentit të gjatë se qeveria i është përmbajtur parimeve ideologjike që lidhen me traditën e Shqipërisë në trajtimin e konflikteve të Lindjes së Mesme.
Po Ilir Meta kë përfaqëson me fletërrufenë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Shqipërisë?
Vështirë të gjendet ndonjë precedent me aktin e sotshëm të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Me anë të një letre drejtuar kryetarit të një shteti të huaj, ai kërkon falje për një votë të ambasadores së Shqipërisë në OKB, një organizatë kolektive në të cilën vendi ynë aderon prej dekadash.
Meta i shkruan Trump
Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar për të çuar më tej betejën politike me kryeministrin Edi Rama duke shfrytëzuar qëndrimin kundër të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara lidhur me rezolutën ndaj Jeruzalemit.
Ai i është drejtuar me një letër presidentin amerikan, Donadld Trump ku përveçse i shpreh keqardhjen thotë se do kërkojë shpjegime për votën kundër të Shqipërisë, e cila sipas tij bie ndesh me interesat e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Janullatos: E logjikshme që pasardhësi im të jetë shqiptar
Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, thotë se pasardhësi i tij inë krye të kishës do të jetë shqiptar. Në një intervistë për tv Sky me gazetarin Alexis Papachelas, ai është pyetur për këtë çështje dhe ka shprehur qartë pikëpamjen e tij.
Ish-ambasadori shqiptar në OKB: Marrëdhëniet me SHBA nuk preken
Zhurma e krijuar me votimin e Shqipërisë në OKB duket se po fryhet politikisht më shumë nga pesha reale e këtij qëndrimi për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Ndonëse qeveria shqiptare nuk ka qenë bindëse në argumentimin që i ka bërë votës së saj, ajo thotë se ka informuar për qëndrimin që do të mbante ndaj rezolutës për Jeruzalemin të gjitha institucionet që kanë kërkuar të kenë dijeni për këtë proces.
Më 18 Janar nisin kërkimet për varret e ushtarëve grekë
Më 18 janar do të fillojë kërkimi, zhvarrimi dhe identifikimi i ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941, sipas saj që është rënë dakord mes dy qeverive. Mediat greke raportojnë se puna do të fillojë nga zona e Dragoit në Elbasan. Ky vendim është arritur nga Komiteti i Përbashkët i ekspertëve mes Greqisë dhe Shqipërisë, i cili mblodh në Athinë pas vendimit të qeverisë shqiptare për të nisur zbatimi i marrëveshjes përkatëse dypalëshe.
“Jam rusofil i përkushtuar”
Boris Johnson i ka shtrirë dorën e miqësisë të Moskës duke thënë se ai vetë është një “rusofil i përkushtuar”, ndërsa ka hedhur poshtë zërat se ekzistojnë dëshmi për ndërhyrje ruse në çështjen e Brexit dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit. Sekretari i Jashtëm britanik është i pari që viziton Moskë pas vrasjes së ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006 në Londër, duke çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe.