Presidenca "dorovit" tezën Soros për votën e Shqipërisë në OKB
Duket se opozita parlamentare shqiptare e me të edhe presidenca e Ilir Metës so ta përdorë votimin e Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin si një pedan për të ndërtuar një aksion që mund të afektojë raportet me ShBA-në. Letra e presidentit të Republikës, Ilir Meta për presidentin Trump është akti kulminant që po pasohet nga një propagandë shpjeguese për psenë e votës së qeverisë.
40 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin
Si sot 40 vjet më parë vdiq gjeniu i aktrimit dhe komediani i famshëm për të gjithë ne, Charlie Chaplin. Shumë nga filmat e tij përcjellin mesazhet që sot ngjajnë më aktuale se kurrë. Chaplin ndërtoi jetë në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1977 në moshën 88 vjeçare. 25 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Korsie, në afërsi të liqenit të Gjenevës në Zvicër.
Vrasës me pagesë për të eleminuar disidentët
Informacione se vrasës me pagesë nga Turqia synojnë të godasin akademikë turq, gazetarë dhe shkrimtarë në Gjermani, të cilët janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së Partisë së Rexhep Taip Erdogan) kanë trazuar politikën e brendshme në Turqi. Paralajmërimin e dha gjatë një konference shtypi në parlamentin turk, deputeti filokurd me origjinë armene Garo Pailan.
Moskë/Autobuzi "kërcen" drejt metrosë
Një autobuz është drejtuar nga hyrja e metrosë në Moskë duke lën 5 të vdekur dhe 15 të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Raporti i ShBA për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor nervozon Beogradin zyrtar
Departamenti amerikan i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes pritet të publikojnë vitin që vjen një raport që hedh dritë mbi bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ShBA-në dhe Rusinë.
Përmes këtij raporti do të sqarohet pesha që zë një fuqi dhe një tjetër në marrëdhëniet me vende të rajonit tonë. Raporti vjen në një kohë kur propaganda perëndimore ka kohë që flet për rrezikun rus dhe për depërtimin e enteve të asociuara me Kremlinin në politikën e vendeve të kësaj zone.
Emigrimi i gaforreve të kuqe në Ishullin e Pashkëve në Australi
Ndodh çdo vit dhe zgjat 2 javë. Një atraksion turistik i veçantë për të cilin qeveria australiane kujdeset duke krijuar kalimin e gaforreve.
Every year, officials on Christmas Island close roads for millions of red crabs migrating across the island https://t.co/cJ93WlyXYu pic.twitter.com/eRiBh63vAE
— CNN (@CNN) December 25, 2017
Turqi/Largohen nga puna 2 756 punonjës të shërbimit publik
Pastrimi i zyrave shtetërore nuk ndalet në Turqi. Të djelën u larguan nga puna 2 756 njerëz të tjerë, që sipas raportimeve të ndryshme, në sytë e autoriteteve turke kanë lidhje me grushtin e shtetit të një viti më parë.
Kisha Orthodhokse Maqedonase, drejt Autoqefalisë
Kisha Orthodhokse e Maqedonisë duket se po fiton statusin e një kishe të njohur nga simotrat e saj, pra të Autoqefalisë. Letra e kësaj kishe drejtuar Kishës Orthodhokse Bullgare - Patriarkanës - ka dhënë efekt dhe sipas agjencisë bullgare të lajmeve, janë krijuar dy komitete përbërë nga pesë mitropolitë secili të cilët zhvilluan një takim më datën 21 dhjetor në Sofie.
1.8 milionë € për dokumentarët e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE
1.8 milionë euro për tre vjet. Kjo është shifra që është shpenzuar nga televizioni publik maqedonas, MRTV për dokumentarë që reflektonin ideologjinë e partisë në pushtet VMRO - DPMNE.
Lajmi bëhet i ditur nga BIRN sipas të cilit televizioni ka shfrytëzuar të drejtën për të bashkëpunuar me shtëpi të pavarura produksioni për të prodhuar në fakt dokummentarë historikë që shkonin për shtat me vijën megallomane të imponuar nga Gruevski.
Ish-agjenti amerikan flet për ekzistencën e UFO-ve
Ekzistenca e UFO-ve "është provuar përtej dyshimeve që ekzistojnë", thotë ish-agjenti amerikan, Louis Elizondo, i cili shërbeu si kreu i departamentit "X-Files" në Pentagon nga viti 2008.
Ai dha dorëheqjen duke dashur të vërë në dukje se ky sektor është i superfinancuar nga qeveritë në mbarë botën. Në deklaratat e tij ai thotë se "objekte të paidentifikuara fluturuese dhe madje edhe aftësi të përparuara janë identifikuar shumë herë" çdo vit.